Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Poezi
Viewing all 113 articles
Browse latest View live

” NJË HARK YLBERI” I NIKOLLË LOKËS

$
0
0

Sokol DEMAKU

                              ” NJË HARK YLBERI” I NIKOLLË LOKËS

Franc Nopçe,1908
“Një nga tiparet më interësante të karakterit të malësorit të veriut qëndron në aftësinë e dallueshme organizative të popullit, dhe nuk ka vëzhgonjës të popullit shqiptar, i cili nuk e vën në reliev këtë cilësi të veçantë.”

 

          Me një art të pastër të brenbdësisë shqpirtërore prej malësori dhe me një botë të nduardurt të vargut të tij lirik poeti Nikollë Loka na vjen me përmbledhjen e tij poetike të radhës “Një hark ylberi” e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre duke fillau nga ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar në këtë vargëtim  poetik.

          Edhe vet libri mori titullin nga një poezi e tillë “Ta çova një hark ylberi” e ku autori për mrekulli përshkruan ndjenjen e tij të dashurisë me një metaforë të fortë e cila edhe i jep ngjyrën e duhur vargut kur ai thotë:
Ta çova

Një hark ylberi

E një gjysëm hëne.

Shtatë ngjyrat

I trazova

Në shtatë telajo vjeshte,

Dhe e mbajta shiun pezull

Duke e shtyrë drejt teje,

Parfum

I ëndërrës sime.

          Vëllimi poetik “Ta çova një hark ylberi” është një lirkë dashurie si e tham, por është edhe një prezentim i jetës së vet poetit dhe na vjen si një pasqyrë e artit krijues të autorit, duke u endur në kohë dhe çaste të ndryshme të jetës. Filozofija e tij e jetës është ajo që ia rritë vlerën vëllimit sepse vargu na del sa optimist dhe i permbushur me ndjenjen e gëzimit dhe të arritjes së objektivit në ate çka autori aludon në dashurinë. E këtë lexuesi do e ndjej kur lexon vargjet e poezisë “Tek ëndrra jote”:
Deri tek ëndrra jote,

Ngjitem

Me fluturimin e zogut

Në shtatë bjeshkë hirëplote.

Clodhem

Në shtatë lëndina shprese,

Dhe vij

Te hija jote

E të ulem mbi vetull,

Pa të prekur,

Qerpikhënë e bjeshkës.

         Vargjet ndëthuren me ndjenjen e shpirtit te poetit e që në vete ngërthejnë filozofinë e dashurisë se virgjër të vendit ku ka burimin poezia, pra atë ndnjenjën malësore dhe idilën e  cila është e fuqishme dhe me plotë jetë. Këtë  e gjejmë tek peozia e tij me titull “Të fola me gjuhën e zemrës” kur poeti shprehë ndjenjen e zemrës dhe ate e krahason me aromën dhe gjuhën e luleve kur ato bisedojne me njëra tjetrën kur ai thotë:

Të fola

Me gjuhën e luleve në syth,

Para çeljes së gjetheve.

Pranvera m`u shfaq në ty,

E në sytë e tu.

         Me metaforën e tij prej vargëtari, poeti i jep kontrast, i fal nota dashurie edhe natyrës me fjalën e thejshtë të bukurisë poetike. Edhe lexuesi ndjehet sikur është pjesë e kësaj bukurie natyrore, pjesë e kësaj pranvere që mbështjellë misterin e ëndërrës së poetit. Por misteri është në lumturinë njerëzore, në lumturin e shpritit shprehur me dashuri.

çdo pranverë

Ndjej brenda meje

Ty dhe pranverën,

Mbështjellë

Me misterin e ëndërrës

Që s`e prek.

          Rrugët e njerëzve janë të ndryshme, por ato kanë një pikëtakim dhe ndoshta mund të themi se edhe përputhen diku, sikur kryqëzimet, janë njësoj si edhe horizontet që shtrihen në kaltërsinë e shprishurë nganjëhere të reve me shi. Por ky horizont është vet ajo, është ajo që për çdo ditë prekë me shikimin e saj shpirtin e tij, e që ky vështrim ringjallë ndjenjat të cilat e bejnë më pesimist në jetë sepse dashuria është si një: hënë e plotë, si një horizont që lëvizë në një hapsirë me plotë hënë e diell.

Je ti një horizont,

Që lëviz

Në pak hapësirë.

Një hënë e plotë,

Që del ditën për diell.

         Një mall, një ndjenjë, një brengë ndoshta e cila do përfundoj si një agim i lodhur, një dritë e brishtë e që shprehë pesimizmin e poetit në dashuri kur ai thotë tek poezia “Një perëndim fatkeq”:

Në sytë e tu të zinj

Shoh agimin e lodhur,

Brishtësinë e ditës

Që thyhet si qelq.

Prandaj kur të flas

Më vret

Në thellësi të shpirtit,

Moj vajzë syzezë!

          Një temë që nga pak kush është rrahur në vargun poetik, e që me mjaft mjeshtri filozofike e ve në varg Nikolla, është edhe tema mbi gjurmët e mitit dhe historisë, e që me mjaft sukses mendoj unë e ka leruar këtu në këtë buqetë poetike Nikollë Loka. Ky një përbërës shume i rëndësishëm i rrefimit të Nikollë Lokajt, miti. Një fuqi që ndoshta është përdorurë më shumë në prozë e ja sot me shumë sukses e gjejmë të gershetuar në vargun e Nikollë Lokaj. Këtë do e gjejmë tek poezitë “Plaku dhe korbi”, “Meditim mbi Rozafën”,”Miti i Europës”,”Shkëmbi i vashës”, “Hija e Zepës”, “Vdekja e hijshme”. Miti është përbërës i rëndësishëm me një funksion mjaft të fortë në magjin e të varguemit, sepse nxjerrë shumë gjëra në pah e lexuesi ato i asimilon në ndjenjen e tij.

I pari burri Hotit

Malet i drishi,

Kur u rrëzua

Në gjakun e vet.

Le të rrojë Shqipëria, tha

Edhe në frymën e fundit,

E shpirti iu ngjit

Mbi Malin e Shenjtë.

…….

Shtatë mirditas

E përgjakën ballin,

E dhimbjen për plakun

Ia dhanë gurit e lisit.

Për Dedë Gjo Lulin,

Ne vdesim,- i thanë hasmit

Dhe jetën mbi gurë e lanë

Në Shpellën e Akullit.

          Ose tek poezia “Meditim mbi rozafën” ku autori thotë:

Varrin s`ta gjetëm askund,

Veç një copë mermer

Në mes të gurëve të vjetër.

As një epitaf

Ku të shtonim një varg,

A ninullën e djalit tënd

Mbi liqenin e plakur.

….

E ajo kodër

Do të shejtërohej pas flijimit,

Pas një pabesie ndër vëllezër,

Pas një krimi.

          Një mall, një nostalgji për kohën e ikur, një ndjenjë e cila nuk mund të ikën, por mbetet në vargun e poetit, sepse për të arritur cakun duhet sakrificë kur ai thotë në poezinë e tij me titull: “Amshimi”

Linda

Në një sekondë të paemër…

U rrita

Pa numëruar ditët…

Mpreha shikimin,

Pashë një ëndërr,

U lodha

Pa e kapercyer dritën.

         E vazhdon me vargun prej nostalgjie tek poezia e etij e radhës “Kujtimet e mia” e që hyn në palcën e ndjenjave përmes vargut me një optimizëm për një të ardhme me të bardhë.

Kujtimet e mia,

Si pëllumba jetimë

Në fluturim të pasosur.

Pluhur i natës

Që shkundet,

Mbi gurra mendimesh.

Valë që ikin

Çasteve të humbura.

         Filozofia e jetës ka kuptimin e plotë në vargjet e Nikollë Lokaj. Lexuesi e ndjen ate në çdo varg mbështjellur me metaforën kuptimplote të autorit përdodurë me mjeshtri në vargun e tij. Por nga nje herë poeti shpërthen përmes lirizmit të vargut të ngarkuar me emocione, e të cilat emocione i shprehë me filozoifinë e tij të jetës dhe duke kërkuar ndihmë ndoshta edhe nga Zoti, duke shprehurë atë ndjenjën e atdhedashurisë përmes vargut të tij filozofik, si tek peozia “Për këtë Zot që u bë njeri”

Malet tona vazhdojnë të rriten,

Dhe për pak qiellin do ta prekin.

Do ta çojnë atje një gur e pak dhe,

Ku të bëhet Zoti:

Për këtë gurë që mabj në shpinë,

Për këtë qiell, përzier me tokën!

          Pra kjo është filozofia e vargut dhe e shprehjes së ndjenjes mbi jetën dhe mbi vlerën e njeriut e jetës, e le ta shofim si e paraqet në vargun e tij filozofik poeti tek poezia “Uji që(S)ecën”thotë:

Uji që s`ecën

Bëhet pellg.

Askush atij kryet s`ia hedh,

Gjithë llumin mbledh.

Mos e shih fytyrën sipër tij,

Se do ta nxijë.

          Lexuesi përmes metaforës së fortë të përdorurë për mrekulli nga Nikolla pothuja në të gjitha vargjet e tij do e ndjej dhe përjetoj këtë filozofi, por është interesant se jeta është e mbushur me plotë befasi, intriga, rreziqe të cilat janë një sprovë e njeriu e që duhet të jetë i gatitur për përballimin e të gjitha këtyre e ne e verejtëm më heret se mendimet filozofike të poetit janë të lidhura shumë ngusht me Zotin dhe se njeriu e ndjen ate dhe se për të gjitha këto gjen mbeshtje te Zoti e këtë e gjejmë tek poezia “Shpresa” kur thotë:

Për ta prekur mëshirën

Deri në frymën e fundit,

E për t`ia dhuruar qiellit,

Me urimin:

Të bëhet më mirë!

          Por ecjet në leximin e vargjeve në këtë buqetë poetike të Nikollë Lokaj vazhdojnë nga lexuesi në njerën anë e në anën tjetër si duket autori është ai i cli jeton brenda ndjenjes, e mban shpresa  dhe se ai ne poezinë:”Litarit të fatit” thotë : Litarit të fatit/ do t`i ngjitet / deri te burimi. E kjo duket se është një shpresë për një të ardhme me te mirë por duke mundurë veshtirësitë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

P.S. Nje biografi e Nikolle Lokaj

 1

Nikollë Loka

Nikollë Loka lindi në Fanë të Mirditës me 25 mars 1960. Diplomohet për mësuesi në vitin 1983. Në vitin shkollor 1987-1988 ka kryer një specializim njëvjeçar pasuniversitar në Universitetin e Tiranës. Ndërsa më vonë, në vitet 2003-2004, një specializim në shkencat humane pranë ICHEC-Culture në Bruksel, si dhe një kurs katërmujor për marrëdhënie europiane në Qendrën Studimeve Europiane në Bruksel. Fituar gradën shkencore “Master në edukim” në Universitetin e Tiranës, doktorant në proces në Historinë e Arsimit Shqiptar në Universitetin e Tiranës.

Mësues, zevendësdrejtor dhe drejtor i shkollës së mesme “Ndrecë Ndue Gjoka” në Klos të Mirditës, mësues në shkollën e mesme jopublike “Drita e Dijes” në Tiranë dhe specialist në qendrën e kualifikimit “Soal” në Tiranë.

Dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për rezultate të larta në procesin mësimor-edukativ”.

Publicist, fitues i çmimit të dytë për shkrimin publicistiko-shkencor më të mirë të vitit 1988, shpallur nga gazeta “Zëri i Rinisë”.

Analist në gazetat “Albania”, “Ballkan”, “Ndryshe” dhe redaktor i gazetës javore “Politika”.

Autor i dhjetë monografive historike.

Në letërsi

Autor i katër vëllimeve poetike:

“Njerëz që plaken udhëkryqeve” 1998, “Koha e shkelur” 1999, “Larg Atdheut” 2001 dhe  “Një hark ylberi” 2013.

Pjesëmarrës në antologjitë poetike: “Kontakt poetik” 1999,  “Antologjia-Sofra e poezisë shkodrane” -Gegnisht, vëll. I, 2012,  “Antologjia e dhimbjes-101 poetë për Ali Podrimjen” 2012 “Pesë degë trungun thërrasin” 2012,  “Antologjia-Sofra e poezisë shkodrane” -Gegnisht, vëll.II. 2012 “Antologjia Federiciana V”, Roma 2013, në gjuhën italiane.

Cikle poetike në suplementet letrare të gazetave “Studenti”, “Republika”, “24 orë”, gazetës “55″ dhe “Mirdita”, si dhe në gazetën letrare “Muzgu”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Poezi nga Angjelina Krasniqi

$
0
0

-          epigrame –

PIKTURA

 

Tek një pikturë ngjyrë e derdhur,

Mos gjykoni e prisni menjëherë,

Kornizës që e mbështjell dredhur,

Mos i dhuroni më shumë vlerë!…

 

MULLIRI  LLAFAZANIT

 

Ka mulli që bluan misër dhe grurë,

Mulli që bluan mendim dhe kulturë.

Por ka dhe mulli që bluan ujë e det,

Gjithë jetën fërkohet han veten e vet…

 

Sot shumë mullinj të tillë kanë dalë,

Bluajnë mburrje dhe prodhojnë fjalë!…

 

ÇELSI  I  KUJDESIT

 

Të kesh një çelës,ke në dorë një portë,

Një portë që hyn dhe del në të çdo ditë,

Ky çelës për mua shumë gjëra më thotë,

Duhet ta ruash e ta mbash si të florinjtë…

 

Ndryshe mbetesh jashtë, dhe flë me minjtë !

 

KOKËFORTI

 

Kokëforti është një qukapikth,

Ulet në degë pranë trungut,

Me sqepin e tij rreh në një pikë,

Vrima dëmtuese bënë dhe ikë!…

 

E MIRA DHE E KEQJA

 

E mira dhe e keqja janë si një pemë,

Po nuk e krasite si duhet e me kujdes,

Do hap degët anë e mbanë pa plan,

Dhe me kohën pjesa e frutshme vdes.

 

 

 

VITET

 

Rroba e lënë nën shi e vjerrë,

Nën diellin që nxeh e përvëlon,

Lëkundet,laget e thahet përherë,

Pa e kuptuar ngjyra i ndryshon!….

 

BESIMI

 

Besimi është si thjerrëzat e syrit,

Shikimin e kthjellët e ndihmon,

Po ra nga syri xhami i saj grrithet,

Si më parë të shikosh nuk ndihmon!….

 

BESNIKËRIA

 

Qeni bredh gjithkund

Edhe mbi ndonjë ndytësirë,

Kur kthehet në shtëpi

Lëpihet dhe bishtin e dridhë!….

 

BUKURIA  E  SHPIRTIT

 

Gruaja e matur me vetën adhurohet,

Edhe pse mbart pak bukuri e freski,

Si për më të bukurën flitet,shkruhet,

Për shembëlltyrën që ka në mbrëndi!…

 

BUZËQESHJA  CINIKE

 

Gota e përplasur e thye copë e grimë,

Lëshon një cingërrim,sikur të të vrasi,

Kujdes në copat e thyera mos shkelni

Pret ashpër si tingëllima cinike e një gazi!….

 

 

Cikël poetik nga Dhimiter Nica

$
0
0

TA SHPËTOJMË GJUHËN SHQIPE

Na vështirsojnë të shkruajmë pastër,
të kemi e të hedhim diçka në letër,
kur fjalët i vjedhin nga ngastra në ngastër,
kur fjalët i xhveshin,i rrjepin…

Mendoni po të kishin gojë fjalët,
sa ankesa e gjyqe do të kishim në ditë!
Do të ulnin kokën nga gjysmimet të parët,
do zhgënjeheshin e do kishin rën në pritë…

Ndaj askush s’ka e s’mund të ketë të drejtë,
që në emër të “modernes” si shkencë e re,
të shkatërroj sipas qejfit,me dhe pa të keq,
të hedh sipër shkronjave tym,mjegull e re…

Të ngjesh në fondin e saj të kristaltë,
fjalë e rrënjë turke,greke e sllave,
drejtshkrimin ta copëtoj e ta bëj të çaltë,
ta shpëtojmë gjuhën shqipe prej pastërmave…

 
 
MBARËSI…

Viti i Ri trokiti,lumturisht në derë,
me hapat e foshnjës,me emrin Noel*…

Zuri vend të ëmbël,në çdo qoshe e cep,
ndezi dritë e zemër,për të rinj e pleq…

Mirëmëngjes,atdhe!Sivjet ka mbarësi,
me doçka të njoma, mbriti Viti i Ri!

*Fëmija i parë për 2014-ën,lindur në Tiranë.
SIKUR TË KISHA CA PARA…
-Meditim në prag të Vitit të Ri.

Sikur të kisha ca lekë,
njerëzit do t’i bëja më të lumtur,
do t’u shtoja qeshjen e këngët në festë
do të nxitoja,
për të arritur kohën e humbur…

Do të mbillja sa më shumë trendafila,
do t’i bëja rrugët të gjitha me asfalt,
do të rrisja sa më shumë pëllumba e bilbila
fëmijët e fanarëve,
do t’i çoja në shkollë për art…

Sikur të kisha ca më shumë para,
dhimbjet nëpër spitale do t’i bëja më të lehta,
kurbetllinjtë do t’i ktheja ca e nga ca,
të zbukurojnë atdheun
dhe nënat që u lodhën duke pritur te dera…

Njerëzit do t’i bëja më njerëz,
ta shikojnë të barabartë tjetrin në krahë,
poetët do shtonin peshën e fjalës,ngjyrën e perlës,
ëndrrat lebetuese,
do t’i përkisnin vetëm të shkuarës për punë e para…

Sikur të kisha ca lekë për të marrë,
njerëzit do t’i bëja edhe më të lumtur!
Nga bukuria dhe shpirti do çelnin behar,
ndërsa për vete,
mbase s’kanë të humbur,ca libra që presin në sirtar…

 
 
 
VETËM PËR FESTË…

Sonte lërja erës flokët në dorë,
të vallëzoj me to e t’i bëj lule fushe!
Parfumin zgjidhe nga çaji mbi Tomorr,
trendelinat zgjidhi për medalion gushe.

Vishu sa më thjeshtë ti sonte për mua,
lër ca hire jashtë, t’më shtosh pakëz jetë!…
Unë do pi pa merak te krojet e tua,
pastaj do derdhem në ty, si Drini në det…

Si pyjet e Amazonës do çelësh pas shiut,
nuri yt do lëviz edhe të vdekurit në varr,
do shkrijë edhe Oqeani i Ngrirë i Veriut
pastaj do kemi lule, degë e lastarë…

 
 
LUFTA

Ata u kthyen nga lufta të mjerë,
disa edhe në këmbë s’qendronin dot,
disa u kthyen me krahë të prerë,
të tjerë në vend të këmbës kishin shkop…

Disa nëna e gra mbetën duke pritur
dhe pritja e tyre vazhdoi shumë gjatë,
nënat i gjetën djemtë te yjet e ndritur,
te yjet i gjetën burrat edhe gratë…

 
 
Ndërrim…

Vitet ndërrohen,ikin,
po ashtu si ditët,javët!
Ka njerëz që e ndërrojnë ritmin,
ngjyrat e qimet njëlloj si kafshët…

 
 
KRIZË

Dhëmbët kallkanikë të dimrit kërcënojnë
të futen në shpirtëra të tharë nga kriza,
si ujqit mbi dëborë të uritur lëvrojnë
të hyjnë në bark,në gjoks e kërthiza…

Çahen çatitë nga tymi e mangalli
tani në fillim të shekullit njëzet e një,
bota ka korent sa të hajë dreqi e djalli
por të varfërve ua presin pa zhurmë,pa zë…

 
 
HYRË E QESHUR…

Troket.Hyrë,hyrë e qeshur,
hyrë e çelur ti në zemrën time,
si pranvera me petale veshur
si rrezet që sjellin dritën në agime.

Ti vjen.Nga vjen është puna jote,
mua më pëlqen që vjen te unë!
Më vonë më trego se ç’hoqe
me ëndrrat që doje aq shumë…

Tani vetëm shplodhu!
Shplodhu pa e vrarë mendjen hiç,
kemi kohë për ëndrrën e lodhur
foleja po të pret lart mbi qerpik…

 
 
GJYSHIT

Në pranverë duke çelur lulet,
thinjat t’u kthyen ngadalë në petale.
Kurora jote e bardhë si nure,
në çdo qelizë kishte një dritare.

Kishte në rrënjë vitet e ashpra,
gjëmimet e krismat nga çdo anë,
rrugët e gjata, rrugët e lashta,
tutje në Qabe,ku gjete Qerbelanë…

Koka thinjoshe si margaritat në fusha,
ne prehërin tënd ne vishnim flatra,
balli i menduar me plasaritje e rrudha
na jepte urti, për udhët e largëta…

 
 
DORA E NJERIUT

Nga lart vjen e zbret ky lumë
e poshtë në fushë kthehet në dritë.
S’e vret mendjen,sjellë rrëmujë,
por aty poshtë i harron fuqitë.

Gjer dje ky mal rrinte në gjumë,
banorë të vetëm kish’ egërsirat,
dora e njeriut e ndryshoi shumë
me punë e djersë po “pjellë” të mira!

Kur do njeriu bën mbrekullira
e zbut malin,lumin,detin…
Janë reale e jo çudira,
s’janë përralla me Hirushen e mbretin…

 
 
PUTHJE…

Vjosa puth tej e tej brigjet,
dielli puth herët majën e malit,
hëna puth yjet e pastaj fshihet…
Ti me magjinë tënde,
puth e ndez hiret e djalit!
 
 

Poezi nga QAZIM SHEHU

$
0
0

KOHA

 

Sërish e sërish, prapë sërish, koha tradhtohet nga ne,

Si një dridhje minjsh që tërmet s`rrëfe.

Kur bie tërmeti nuk shpëtojnë aspak,

Pë jetën e minjtë marrin hak,

 

Sërish e sërish tradhtohet koha nga ne,

Si në lojë çilimijsh e pa vënë re.

Sërish e sërish ia mbajmë frerin pa drojë,

Pa kuptuar sesi ajo na vë në lojë…

 

 

 

 

 

MUNGESË

Në kurora lulesh thuret trishtim , lumturi,

Lulet mbeten të bukura kur nuk këputen,

Kurorën e tyre s`e meriton asnjë dashuri,

Që  mbetet e hijshme edhe pa lulet.

 

Vetëm kur dashurisë i mungojnë të gjitha

Dhe zemra regëtin e në regëtimë ndjen zor,

Shpejt nxitojmë e këpusim lulet e lira,

T`ia sajojmë pamjen me to, sa për dekor….

 

ËSHTË POETI…

Zog i gënjyer në furtunë strehohesh tek unë,

Me këshillën e plakut Uitman zemra ime të pranon.

Të pranon dhe vuan çfarë ti s`duhej të kishe vuajtur,

Jeta veç me poezi mbetet e bukur.

Edhe pse shumë herë e shkel, e përdhos,

Është poeti që ngul flamurin e saj dhe shpresën nuk e sos.

Ndaj kur biem ngushtë i drejtohemi atij,

Si zogu në furtunë që gjen folezën nën çati…

 

 

 

MIKJA IME…

Harrimi s`ka gojë të shënojë gërryerjet,

Sa të thella dhe kush i gërreu,

Pse u ndodhëm mes Shkillës dhe Haribdës,

Dhe kush me gjak zemre penën ngjeu.

 

Harrimi s`ka gojë ,mikja ime,

Të tregojë ç`ndodhi ,gjersa erdh ai,

Si furtunë që shoi grimasat intime,

Për të vënë pikat mbi i.

 

Po vjen një çast që thyhet dita,

Ikën dielli ,dorëzohen ngjyrat,

Papritur fillojnë lëvizjet e zemrës,

Harrimi çahet ,harrimi kriset.

 

Dhe ne të ndodhur kilometra largësi,

Njëri ndoshta zgjuar, tjetri fjetur,

Ose të dy zgjuar me brengë në gji;

Zgjasim drejt njëri tjetrit ëndrrën e etur.

 

Endur mes yjesh si një kurorë,

Dritëndriçuar nga ata,

S`dihet kush digjet i pari meteor,

Unë apo ti….harrimi ra…

 

 

 

 

 

PYJET E PRERA

Imazhe drurësh që i tund era, ngrihen si re,

Si re që ecin në qiell e s`gjejnë prehje,

Pastaj treten në një shtjellë,

Në dehje.

Imazhe drurësh pa qenë imazhe dikur, po drurë të vërtetë,

Me degë e kurora që ngriheshin për tek retë,

Dhe retë i mblidhnin mbi kokë,

Aty i ndalnin dhe shkundnin trupin prorë.

Lisa, ahe, bunga, shkorreta,

Ranë një mbi një si nga plagë të vjetra,

Duke lënë trungun e tyre të prerë,

Që valëvit imazhin e drurëve nëpër erë.

 

 

 

NJERIU

Njeriu është një valë që ngrihet në ajër

Gjer ku shkon nuk e di,

E di se do rikthehet sërish në tokën e dashur,

Në borë, rrufe apo shi.

Veç aty mbjell kujtimin më të mirë,

Ndonëse ajri e sëkëlldis dhe e rrëmben,

Njeriu është një valë që ngrihet , përplaset në brigje

E në pluhur kozmik kthen…

 

 

 

 

 

Poezi nga Deshira Haxhiu

$
0
0
Lotet e Poetit!
Ketu kesaj bote te eger
kane perpire pafajesine
veten s’di ajo ta mbroje
kafshon kohen ne largim.
As Poet dot me nuk gjen
vetndershkohen pa pushim
lotet s’duan t’i rrefejne
klithmash te vrara enigme.
Humben krahet fluturimesh
ju kthyen vargut te lire
shpirtin ja vrane torturat
vargjet ju ngelen pa rime.
Por, as neteve nuk flene
vetveten gelltisin heshtur
derdhur ne dete mendimesh
here shprehen,here heshtin.
Mengjezi prap i gjen te fort
lotet, naten e mbajne zgjuar
eshte veshire qe te kuptohet
fshehtesine si qajne poetet!
——————————————–
Kenga !
Diku degjova kengen e vrane
ndoshta te jete dhe e vertete
mengjesin e sotem une e pashe
melodia e saj jehonte resh…
Ja pra,shihe ajo duket qarte
si me shiun po  shkund rete
trokei o miq mbi xhamin tim
nuk e vrane s’eshte e vertet.
Valle kush tha kete genjeshter
dhe endesh sonte marrezish ,
kush krahet kenges do tia pres?
S’vritet kenga,s’eshte e lehte.
M’a ka dhene fjalen koh me pare
neteve mbi shtratin tim do flej
e lehte do e puth buzen e thare
ua thash njehere,prap nuk e them…
E vetmja eshte qe kurre s’do vdes!
——————————————————–
MBIJETO !
(pasoje e realitetit gerryes)
E ndjeva
s’jam une e vetmja e hirte
si une ka dhe plot te tjere.
Kthyer statutash te gurta hijesh
dhe kjo  ere e acarte fryn gjithandej.
Perplaset kohesh
kur Jeta lahet rrebeshesh
e thahet ne heshtje,
poreve te lageshta te nje te panjohure
dhe asaj zhurme te imte e monotone.
E ardhmja , mister
perlyer perditshmerise,
shpjegimesh, kerkimesh e lutjesh
baltosjes se tokes e qiellit dritehene,
dhe ne shikimet e uritura te endrrave boshe.
Ndaj behu Ti
deshira e zjarrte,
cel e lulezo pameshirshmerise,
tej lageshtise afatgjate,tej frikshmerise,
kalero pa frik stuhish e qendisi me ar mengjeset.
——————————————————————————-
Frike e lagesht!
E terhoqa
vizen me force
dhe  grisa harten.
Plage mbi leter.
Lot e dhimbje mbi det .
Me nje levizje
mendimet e palosura
humben pernjeheresh.
Ndjenja te permbytura.
Dallge te shkumezuara.
Kembet e zhytura
ne thellesine e akullt.
Drite e erresuar,
perreth…
Sa frike e lagesht !
I trembesh ngrirjes,
humbur asaj thellesie.
o Zot ,
sa frike kam te thahem
me mire le te digjem …!
E lyer
me ngjyren e zjarrit
ja nis numerimit…
Ujrash te panjohura
permbytem…!
E di me pret ti ne breg !
——————————————————
Ndjeje pranine time!
Me quan te padukshme
se nuk me perkujdes sa duhet
kur jam mes shenja pikesimesh
kur fshihem fjalesh,pas germash.
Te merr malli
se s’me sheh veses mengjesore
aty ku te prek lehte, mos te zgjoj
jam e shkrire ne fije bari…
Te mungoj se…
s’kerkon ne vrullin e pranveres
kur jam duke gdhendur te ardhmen
nuk e ndjek vrapin gjemues te eres.
Pershendetjen ta nis c’do mengjes
me rrezen e pare te diellit
dhe une… nje pikez e vogel vese
perkundem me lotin e mallit…
Kembezbathur ikij perendimit
ngarkoj jeten ne shpinen e lodhur
arratisem yjesh,qesh me vete
si zezveke trazoj endrrat e djallit.
Keshtu ndjeje pranine time
qe prej jugut e nis drejt teje
me magjine e vargut trazoi deshirat
ne ditare endrrash, enderr perpelitu!
———————————————————-
Puthja !
Putha dje ,
akoma edhe sot
por, prape te puth s’di .
Jam si klasiket e vjeter
krejt enigme !
Ne strehezen time
rrezohem perpara asgje-se.
o Zot …kam frike !
Ngelem me vetmine time!
Kur puthjen e kerresur
e shoh brenda korrnizes
harrohem ,kam ftohte.
Nje dite
do e thur portretin e saj
ndoshta me pene, ndoshta me lot!

Poezi nga Bledi Ylli

$
0
0

Bledi Ylli përgatitet të dali përpara lexuesit me librin e tij më të ri  me titull “Dëshirë Mistike”.Libri në fjalë eshtë redaktuar  dhe përgatitur për botim nga shtëpia Korrektuese “ Elena”.I urojmë autorit  suksese ne krijimtarinë e tij…Pilo Zyba!

BLEDI  YLLI

“SY ME SY”

Kalimthi tek ti m’shkuan sytë..

Dicka sec me mbyti, kalimthi,

E ngela ashtu, si “ i dytë’’..

Mes njerz’ve që vinin e iknin..

Ti ecje e unë të vështroja,

Në rrugën e drejtë n’atë park,

Dicka të pengoi edhe gjoja,

Vështrimin e hodhe, përqark..

Si era u nisa, të kapa,

E gjuha m’u lidh n’ata sy..

Vazhdova me ty disa hapa,

“E humba në hapa me ty”..

U ndale, u ndala, qetësi,

Mes zhurmës qe vinte përqark,

Të shihja më shije dhe ti,

Mes lulesh shumëngjyrëshe në park..

Më iku dhe zëri mes ngjyrash,

Dhe zemra më shkoi tek ti,

Ambjenti mes qindra fytyrash,

Aspak s’i pengoi sytë e mi..

Të etur vec ty te vështronin,

Por fjalët mungonin për dreq,

I ndjeja, që do te lotonin,

E s’munda qe s’munda ti heq.

Ashtu n’emocione i mbytur,

Dhe ndjenjat rreshtuar në rresht…

Dicka belbëzova, papritur..

E ti më kërkove të hesht…

Më the të hesht!Unë nuk fola.

Heshta, duke parë nga ty,

Sa të kota duken fjalët,

Në bisedat “sy me sy”…!

“FLUTURA NË ZEMRËN TIME”

Më duket bota më e bukur,

Kur prezencen tënde ndjej’,

C’të të bëj që je një flutur,

Herë të humb’ e herë të gjej.!

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën,

E bëra fushë me lule plotë,

Kurthe ngrita për ty flutur,

Por c’e do, s’të kapa dot..

U pajtova me dëshiren,

E  të lash te jesh ashtu,

I’u nënshtrova reaitetit,

Ti atje  e  unë këtu..!

Vjen ngadalë në zemrën time,

Edhe ulesh pa u ndjerë,

Ndonjëherë, je muza ime,

Dhe mërzia, ndonjëherë..!

Disi kështu kalon dhe koha,

Rend dhe jeta disi kështu,

Qysh at’herë që ty të njoha,

Ti atje e une ketu..!

Thonë që shpresa vdes e fundit,

E unë them, “ pas saj do t’vdes”,

Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,

Unë ty prap se prap, të pres..!

Më duket bota më e bukur,

Ndaj preferoj të rri me ty,

C’të të bëj që je një flutur,

“Herë këtu e herë aty”..!

 “DRITA MALLI”

Ajo zhurma buzës detit….

Një aromë mbushur “natyrë”…

Bashkë me dritat e qytetit…

Më kujtuan një “fytyrë”…

Hapi krahët nostalgjia..

Edhe nis’ të fluturoj..

I rrëmbeu, ndjenjat e mija..

Gjer atje..! Atje i coi…

Të përk’dhela unë sërisht,

Sërisht e  ndjeva atë zjarr..

M’u mor fryma, tmerrsisht..

Zemra rrihte si e marrë..

E në qiellin e ëndrrës sime..

Me sy mbyllur si gjithnji..

Krahët hapur zemra ime..

Fluturon mbi dashuri..

U përpoqa  të të  flisja..

Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..

“Të dua”, doja të thërrisja…

Por pa dashur hapa sytë..

E kur do te them ”të dua”….

Mire e di, do të jesh larg…

Ike ! Po, por le tek mua..

Një pafund kujtimesh,varg…!

Dhe tani ti vjen me rrallë…

E me rrallë akoma, flet…

Dikur vije mbushur mall…

Tani ”malli”, je ti vete…

Ajo zhurma buzës detit..

Ajo aromë që hap mushkritë..

Mij’ra,  dritat e qytetit..

E unë shihja vec nje dritë…

BUKURI GERMASH

Në vargjet e një ”peme” kërkova të ndaloj.

Fjlalët e vështira, nuk munda t’i kuptoja.

Sikur më foli pema, më tha që të lexoj.!

Edhe atë, ”kuptimin”,ta merrja si të doja..

I endur, nëpër fjalët e vargjeve në ”pemë”,

Gërmat u bënë fruta e frutat nje poemë..

Dhe fyti i helmuar kënaqej n’ëmbëlsi..

Ashtu, duke shijuar plot pjeshka e qershi..

Hëngra sa u ngopa e lash dhe për të tjerë,

Kishte aq shumë fruta sa kurrë s’do te mbaronin,

Mjaftojnë disa minuta kaq bukur per tu ndjerë,

Krahë morrën dëshirat gjithë botën e përshkonin..

Ika ashtu i lumtur, kënaqur sa më s’ka,

Dhe trupi fluturonte i mbushur energji,

Kuptimin qe unë morra me mbresat qe më la,

Tregojnë që shkronjat lidhur, dhurojnë vec bukuri…

MË MERR!

Sonte në mbrëmje,kalo e më merr,

Poshtë shtëpis sime i ulur do t’pres,

Si drita e hënës ndrico pak k’të terr,

Frymëzo me pak jetë, një shpirt që po vdes !

E dashura ime, kalo, më rrëmbe

Si dallgë e tërbuar përmbyt c’do trishtim,

Mbresat e ndryshkura, te zhytura nën dhe’

Nxirri ne pah, e jepu shkëlqim…!

Si ditë apo natë, njësoj është për mua,

Dhe sensi i kohës ka ngelur “atje”,

Përvec trupit tim,c’do gjë e kam hua,

Të lutem e dashur, kalo, më rrëmbe..!

NË HESHTJE

$
0
0

DRITA LUSHI

                      NË HESHTJE

          Urim për festën e At-Dheut tim!

Sa zhurmë!

Sa zhurmë!

Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë se do më shumë.

Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë se di më shumë.

Mund të duash në mënyren tënde, me heshtjen e qetësinë tënde,shtëpinë, familjen, Atdheun.

Nuk ështe e nevojshme të bërtasësh për të treguar që je.

Mund të shfaqesh bukur, edhe pa fjalë të mëdha. Ndonjëherë zërat të pengojnë të bësh atë që ndien, duke të marrë në jehonën e tyre e duke te çuar larg, atje ku s’të ndjen e sheh njeri.

E dua Atdheun sipas mënyres time.Nuk pranoj  këshilla se si  të dua Vendin që se kam braktisur për më shumë se dyzet vjet.

E dua Atdheun jo vetem në festa, e nuk marr trumbeta të bërtas fort e t’i them :”Eejjj të dua!”, ose tu tregoj të tjerëve “Ejjj e dua At-Dhe-un”.

E dua pra në heshtje, por së pari dua shtepinë time, punën time, vendlindjen time…

Ndërsa Atdheun e konsideroj një trup, që s’e dua për formën e tij, nuk i dua sytë dhe fytyrën, këmbët apo flokët.

I dua çdo qelizë që më jep frymë e më mban hapat e mij tash’ e mot-mote që ecin mbi të, të vendosur.

Flamurin para se ta var në shtëpi, ballkon apo ambjent pune  e mbështjell në zemër.

Para se të mbështjell trupin në foto reklamusese, mbështjell me të shpirtin dhe dashurinë.

Sa zhurmë!

Sa Zhurmë!

Dashuria për At-Dhé  ka nevojë për… dashurinë tonë.

Le t’ia falim çdo ditë nga pak, jo vetëm sot.

Jo vetëm…!

Gëzuar Dheu im!

@ Drita LUSHI

27 Nëntor 2013

EPITAF NGA BURGU

$
0
0

1

(Reshat Bajramit dhe Sabedin Ajdinit)

 

Ndërroi jetë një tërnocali,

Brenda burgut në qeli!

 

Nuk ka vdekur është i gjallë,

Si shkëndija përmbi mal!

 

Reshka, Saba dhe të tjerë,

Na bëjnë dritë si fener!

 

Nëpër burgjet e vrastarit,

S’lidhet shpirti i shqiptarit!

 

Ngrihet lart e lart nga qielli,

E shkëlqen si rreze dielli!

 

                    J.J. Jehona Press


(Reshat Bajrami, nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, vdes në burgun e Vranjsë, më 20 nëntor të vitit 2013. Ky është shqiptari i dytë, pas Sabedin Ajdinit, po nga ky fshat, i cili vdiq para dy vitesh (31 dhjetor 2011), në burgun famëkeq të Beogradit, që të dy me diagnozën e autoriteteve të burgut “sulm në zemër!”)


CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI

$
0
0
Shaban Cakolli

Shaban Cakolli

I HUMBURI
Babai për të shkolluar
shiti mbulesën e shtëpisë
ti sikur kishe harruar
s´ju gjete në ditët e pleqërisë
Nëna për të harrnuar
kacafytej me varfërinë
ka vdekur e gjymtuar
ti varrin nuk ia din.
Motra që tërë kohën
të këndoi,o vëlla
e ka lidhë kurorën
të afërm askend nuk ka.
Trojet tu kanë rrënuar
s´dihet ku ka pasur shtëpi
mbi një trung të vjetruar
pushojnë  korbat  e zi.
ZEMËR E HUMBUR
O zemër e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku le motrën ,vëllanë
ku le tokën e të parëve tanë
Kush të ndoq nga trolli yt
pse s´qëndrove fyt për fyt
po ike aq larg
në ato porta,ku s´gjen fat.
O,zemër e gjora
ti më je sikur ora
nëpër kohë punon
një ditë nga jeta pushon
Të pushoje për tokë shqiptare
do të  ngriteshin  lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote.
ATY  RRON VEQ NËNA
Nën pullaze të vjetruara
vende,vende lëshojnë pikën
e vetmuar rron   veq nëna
jetën  e shoqëron  me frikën
Hedh  shikim  nga arë e bukës
përplot është mbushur kaçuba
E vetmuar rrin pranë stufës
pa djema,pa çupa
Rron  me shpresë ne tuj na pritë
Numron ditët e pleqërisë
i thotë zemrës  duro
 Jeta bëhet domosdo.
KUR TË  KTHEHEM  NJË DITË
Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli  lule
mbi  varrin  e gjyshit
Në male e fusha
do të bëjë   verime
Do të e puthi baltën
kudo në tokën time
Do të shfryaj  mallin
që më dogji  flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken  plakë
Do të shuaj  etjen
Që më ka përvëlua
nën  hijen e shelgut
Aty  kam një  krua
Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam  me u djegë  me u shkri
më vendin sé lëshoj.

“Në fund të fundit” nga Dëshira Haxhi

$
0
0

Nga: Pilo Zyba

1

DËSHIRA HAXHI vjen në tryezën e lexuesve me librin e saj poetikme titull “Në fund të fundit”.Redaktor, korrektor  dhe faqosjen elektronike i ka bërë  poeti dhe publicisti Pilo Zyba. Parathënia e librit nën një këndvështrim orgjinal është bërë nga z.Alexandër Liti.Kopertina është përgatitur nga z.Ismail Rexhepi.Libri përgatitet të dalë nga botimi në përkujdesjen e Drejtorit të shtëpisë botuese “ADA” z.Roland Lushi…

PUTHJA

Putha dje,akoma edhe sot,

Dhe përsëri të puth, nuk di .

Jam si erërat e vjetra,

enigme, që puth kaltërsi…

Ne strehezën time, në qiellin tim,

rrezohem përpara asgjë-së.

o Zot …

kam frikë të kalëroj mbi vetëtimë !

Ngelem me vetmine time!

Ku puthjen e lëshoj, në krismë shkrepëtime..

Harrohem,kam ftohtë.

Një ditë do ta nis puthjen në buzët e epshit,

Strehuar në lot !

Jam bija e rrebeshit…!

FRIKE E LAGESHT!

E tërhoqa

vizën me forcë

dhe  grisa hartën.

Plagë mbi leter.

Lot e dhimbje mbi det .

Me një levizje

mendimet e palosura

humbën pernjeherësh.

Ndjenja të përmbytura.

Dallgë të shkumëzuara.

Këmbet e zhytura

në thellesinë e akullt.

Dritë e errësuar,

përreth…

Sa frikë e lagësht !

I trëmbesh ngrirjes,

humbur asaj thellesie.

o Zot ,

sa frikë kam të thahem

më mire le të digjem …!

E lyer

me ngjyrën e zjarrit

ja nis numërimit…

Ujrash të panjohura

përmbytem…!

E di me pret ti ne breg !

THIRRJE E PAFAJESISE SHPIRTERORE!

U mbyllën dyqanet e mëdha

dhe për çdo ditë,

pazaresh të lejuara,shiten dashuritë.

Premtimet e stolisura

shkëlqejnë mbi stola

e turullosin zëmrat e të uriturve .

Endrra të varura

në kordelet shumëngjyrshe

tirren kalimtarësh,pafajesisë rraskapitëse.

Të dashura zonja, zoterinj,

në dy cope,e treta, dhurate për ty…

….

Fjalë të ngarkuara me gjysmë çmimesh !

Kështu papritmas

mengjeset pikojnë mbremjesh

e gjendesh shtrirë parqeve të lumturisë.

Jetë e dallgezuar,

lidhur varkash,nyjeve të hidhura te fatit,

brenda saj belbëzohet lutja e vetme e pafajshmërisë.

Bujë që zhurmon pasqyrash rreshqitëse !

Kjo Jetë

një pazar ëndrrash që blihen e shiten me lek,

s’mund të ndryshoje,por mund të jetë disi ndryshe…

..dhe kjo

nëse ajo ditë, akoma s’ka ardhë,

ku me kilogram të shiten shpirtrat e gjallë .

PERMES DHIMBJES EGZISTOJME

U thava i dashuri im

dhe s’ka më gjurmë lagështie mbi mua.

Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .

E di i dashuri im ?!

Fustani i bardhë që të pëlqente aq shumë

nuk e di pse,kam vënë re, më është ngushtuar .

Ajo koha që i përket çdokujt

Dhe, që rezistent vazhdon të qëndroje,

është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .

Shikon ato ëastet e paduruara

që presim të jemi afer njeri-tjetrit,

nuk i ngjajnë në të vertetë natës së pafund ?

Gjithsesi egzistojnë !

…dhe askush nuk plotëson

tragjedine “me dhëmb mungesa jote “.

Humbasim te zhytur shperthimeve te heshtjes .

________________se permes dhimbjes egzistojmë !

RRI ME MUA

Kur je me mua

bëhem melodia jote

që e pëshperitim puthjesh,

e me merr, e humbas ofshamave tua.

Kur nuk je askund,

me gjen akoma zgjuar

dhe bredh e endem orësh

simfonive magjepse te Moxartit.

Netëve të vona

në bishtin e kometës ulur,

përhumbur melodive të huaja,

rri e të pres, se marrezisht të dua.

Jam e dashuruar

dhe të të jap me shumë nga ç’kam, dua.

Ndaj me, mos më mungo!

Vetë erdhe të lulezosh petaleve të mia…

Rri me mua!

TE KAM PARE

Të kam parë që femijë

në përrallat që lexoja,

spirancash të anijeve ku rrugëtoja…

Të kam parë brënda vetes,

pikave çuditëse të fshehtësisë sime,

flladeve të ngrohta të energjisë shtytese.

Të kam parë,jam e sigurtë,

në pazhurmësinë tënde krijuese,

notave muzikore ku rri e fshihesh…

Të kam parë edhe errësirës,

atyre vështrimeve të çuditsheme,

kur frika ulej qepallave të pasigurisë.

Të kam parë më pare se ti,

kam lexuar murmuritjet e buzëve të tua,

fjalëve të pathena,këngëve të pakënduara.

Akoma edhe këtë çast i shoh

hijet e hapave të tua të lehta,

levizjet e matura të veshura me heshtje..

Të shikoj si me afrohesh,

…………dhe vazhdoj të hesht !!

EDHE TI  JE POET(E)

Flitet për psherëtima shpirtrash,

Tinguj dënesash mes gjelberimit,

akoma,zëra të mekura misteresh,

lotë dhimbjesh, që njomin agimet.

Dielli,Era dhe Qielli…

si poetët ëe të mëdhnj të botës,

nga fshehtësia e thellë e detit

godasin shkëmbinjsh melodinë e fundit.

Dhe këtë,Jo,jo…nuk e di kaq mirë,

fshehur aty sipërfaqes së lëngshme

të jetë këngë nga valët e dashurisë,

apo ankeset e një të gjalli të humbur?!

Por ti, o Njeri, që ke ëndrra të bukura,

përfito nga dobësia e vrarë e poetve,

që shohin zhgënjimet si ndjenja fisnike,

dhe mos rreshqit mjerueshëm parodive.

Nëse toka është e mbuluar me errësirë,

është mjegull për ëe trembur shikimin,

pak më tej luginave të përjetësisë

me peplo të trendafiltë mbulohen Agimet.

…se edhe Ti vetë je një i heshtur Poet,

ku dejesh rrjedh gjak i nxehtë fëmijesh !

E Ç’FARE TE TE THEM ME

Sa herë jam përpjekur

me gishtrinjtë e pergjakur

të gervishja fletëve të bardha

vërshimet e fjalëve të pathena?

Sa herë mendimet gerryese,

të etura qelive të çmendura

gërmadhash të lëna përgjysem,

pa kthim humbasin siluetave ..?

Sa herë pasqyrave të padukshme

kur heshtja me gëlltit fjalët

rri e fshehur hijesh

me çmendurinë time të pafajshme…?

E ç’far të të them më ?!

Mengjeseve të hirta

kur dielli ngroh shpirtrat

e zgjuara rrenjeve te mekatit,

fshij zëmërimin me penën e pafajësisë…

______________…ndaj mos më ki frikë !

Poezi nga Musa Jupolli

$
0
0

Eja Eja shqiptar

Diell, ajr i freskët
Shpirtmirësi mbështjellur me melankoli
Edhe në plasaritje të gurve
Aty qel lulekuqe
Melodi burimi i ujit
Në butësi të të cilit
Lahen engjujt
Mes Det dhe Mal
Vreshta rrushi , hardhi Ilire
Pëshendetje
Jungjatjeta
Atdheu ju prët
Kohë dashurie
Eja, Eja shqiptar
Të flasim për shtëpinë e vjetër
Aty ku shpirtrat shpërndajnë
Aromë Atdheu
Mrekulli e magji
Aty me lotët e Nënave
Ta shuajmë etjen tonë

/O Shqipëri, pikën askush nuk mund të ma vë

Për atë të Madhin Gjergj
Veshur me rroba Lirie
Vargu im në kujtesë

Pikën askush nuk mund t’ma vë
As pashë as parti
As ti i ngjyrës me ideologji
As mbretëri e trillimeve
As politikë e trishtimeve

N’ atë gurë themel t’ Arbërisë
Pena ime ka lindë
Për ndritësim të historisë

Or ti i ndikimit paksim
Taksim i lehtësimit
Ultësisë në mes t’ udhëkryqit
Mos or i humbur
Në rrjeshtat tu të pa vlerë
Pikën nuk e ke fuqinë
T’ ma vësh n’ Atdheun tim

N’ filozofinë time
T’ idealit për t’ ardhmën
Me zë Hyjnie
Yjet me ushqejnë

N’ udhëtime
Pallate e t’ Oborreve
Ku mu ndanë trojet e mia
Aty mu aty vura emrin tim
Lirinë e Shqipërisë e konfirmova
Me të dhëna të historisë

Or ti pikën hiqma
Nga ai fjalor i pa kuptimësisë

Zëra të thyer
Artistik-poetik
Ai i natyrës
Është dhe mbetet i bekuar

Pena ime është art
Pena ime është e artë
Pena ime në dashuri t’ Atdheut
Pikën askush nuk mund të ma vë

Gjergjit iu betuam sot

Atdheu na thërret!

$
0
0

 Nga Asllan Dibrani

 

Thirrja,  e tij ulurën

Duke dëgjuar zëra   të huaj anembanë

Tinëzisht i pinë gjaku,  në   emër të  fesë!
Tundin e shkundin atdheun…

 

Atdheu na thërret!
Ah , Atdhe Atdhe !
Atdheut, se çka i bënë!

Ja morën   gjuhën  e  lanë pa nënë!

 

Thërrasin për ta  vdekë me  ironi

Goditet të vdes si është ma zi !

Ah Atdhe  Atdhe!

Të goditën  e  të rrënuan me faqe për  dhe!

 

Zërat e llumit  mercenar!

Lëshojnë kushtrim si myslimanë ,xhihdsitë e kriminel

po t’godasin   që të  vdesësh!

I pa nder e me faqe të zezë!

Ah Atdheu!
Atdheu im !
Nga pushtues deri me  sot!

E sot  pjella jote ,në emër të fesë, e t’pa besë!

 

S’jemi thonë shqiptarë?

“Jemi bijtë  e fisit  otoman”

Për gjuhë   e dinë arabishten

në gjak e kanë  turqishten!

 

Për kulturë atë, të Azisë!

Për flamur, krenohen     me të Hamasit

E “mallkojnë”   atë të Ismail Qemalit

Në shpirt e kanë të Afganistanit!

 

Hamallgji , kriminel e  tradhtar

Shesin “Atdheun për pak para”!

Tallje  ,fyerje   sharje   me Ty  o Atdhe
Nga këta  analfabet e të pa fe  !
Atdhe!…ahë  Atdhe: , a po m’dëgjon   pash  atë zot?

Zgjoje Skënderbeun   me shpat në Krujë

Ismail Qemali në Vlorë

Ta din bota se kemi  një Flamur!

 

Thirre  “Nëne Terezën” me bukë në dorë!

T’i ushqej të uriturit e botës mbarë!

Le ta dijë  të gjithë se jemi shqiptarë

Jemi  “Komb” e  humanitar

 

Gjon buzuku   me mesharin e shenjtë

Thirre Manastirin me alfabet

Ismail Kadarenë   me  penë në dorë

Ta shpëtojmë Atdheun nga këta horë!

 

Shtutgard  2014

POEZI TË ZGJEDHURA NGA VULLNET MATO

$
0
0

 

Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

Vullnet Mato

 

PJATA E VOGËL…

 

S’isha më pak i shkathët

nga moshat e tjera,

që u vërsulën

pas parave dhe pasurisë.

Nuk isha as pendë zogu

të ngrihesha nga era,

por një copë çeliku kalitur

qysh prej fëmijërisë.

 

Sistemi startoi me dyndje

egërsirash për fitim,

duke ndezur lakminë

gjer në kacafytjet e gjakut.

Vazhdon me sakrifica

deri në vetëmohim,

madje duke shuar diku

edhe frymët e pragut.

 

Se ndershmëria është një

Everest që kërkon ngjitje alpine

dhe ecje në telat e ligjit,

si akrobat ekuilibrist.

Kush i bën të dyja,

pa rënë në turp dhe krime,

ta gëzojë bollëkun

dhe ta trashëgojë familjarisht.

 

Ndryshe vërsulja te kapitali,

vërtet nuk ndalet gjithsesi,

por zhvatja ka fund plumbin,

a prangat duarlidhur.

Unë, ose isha budalla,

lindur vetëm për varfëri,

ose nga jeta e përkohshme,

zgjodha ikjen e njeriut të ditur…

                                                           

Pa i shkuar mendja kujt

se ka pjesë brenda gjakut tim,

pa u rrokullisur e njollosur

në përgojimet e miletit.

Për të fjetur në shtrat reje,

pa kokëçarje gjer në agim,

duke ngrënë pjatën e vogël,

me shijen e gjellës së mbretit…

 

 

 

NËSE TI JE PESHKATARE…

              (Nga pozicioni i një djaloshi)

 

Mos qëllo me harqet,

që ke në çdo vetull,

se zemra s’po më gjen

strehim as nën sqetull!…

 

Oh, me bisht të syrit,

mos më fshikullo aq fort,

se shpirti atë kamxhik,

nuk ma duron dot!…

 

Mos më shti nga buzët

krismat ngazëllime,

se më ndizet gjaku,

me zjarr vetëtime!…

 

Mos më gjuaj me gjinj,

doreza boksi, në kokë,

se më hallakatet truri

dhe shembem përtokë!…

 

Mos ma tund ti belin,

si selvia në erë,

se nga marramendja,

do bie si trung i prerë!…

 

Mos luaj me mua,

si me peshkun në grep!

Po je peshkatare,

shko në një tjetër det!…

 

NËSE ZEMRA DO MË NDALET…

 

Shkencëtarët i kanë bërë

të ditur botës,

se paskan arritur

një mrekulli të vërtetë:

Me qeliza injektuar

në embrionin e dosës,

të sjellin gica me zemra

transplanti në jetë.

 

Kështu trupi njerëzor

bindet të pranojë si mik,

organin e derrit ngjizur

në fetusin e kafshës,

për të pompuar gjak

ndër vena me vërtik,

siç bën limfa e mollës,

shartuar me dardhën.  

 

Kësisoj zemërsëmurët

s’do presin më aq gjatë,

aksidentin për vdekje

të dikujt në rrugë,

zemrën e shëndetshme

t’i marrin dhuratë,

por do ta shtyjnë jetën

me zemër derri në trup…

 

Pra, mjekët do bëhen

dhe kasapë derrash në salla,

të kenë kuzhinat spitalore

mish të freskët për biftek,

krahas pacientëve furnizuar

me zemra të gjalla,

siç furnizohen makinat

me pjesë ndërrimi në treg.

 

Por nëse zemra ime ndalet,

pa arritur finalen jetësore,

o Zot i madh, të lutem,

nga kjo botë më merr,

të shkoj ku prehen

zemrat me ndjesi njerëzore,

para se të më zgjatet jeta,

si poet zemërderr!…

 

 

MOTRA E ADOPTUAR

 

Më vdiq motra e vetme

dhe e qava me lot gjaku në zemër.

Por papritmas m’u shfaq

një motër tjetër, krejt rastësore…

Jo, thjesht se për koincidencë,

kish me të ndjerën, të njëjtin emër,

por se duke qenë pa vëlla,

ajo më shpalosi ndjesi vëllazërore.

 

U njohëm mes elektronesh,

në korridoret ajror të virtualitetit,

dhe vumë re te njëri-tjetri

mallin për të afërmin e munguar,

pamë anasjelltas të çelin

zambakët e bardhë të sinqeritetit,

aq të nevojshëm

për çdo shpirt njerëzor të vëllazëruar.

 

Motra e adoptuar ndodhet

në largësi të madha prej meje,

por në ndjenja dhe shqetësime

shpesh jemi fare pranë.

Ajo vjen sikur fluturon krahëhapur

përsipër një reje,

Unë diellëroj përmbi rrezet,

të qajë hallet motra me vëllanë.

 

Kot thuhet se motrën dhe vëllanë

ta bën vetëm nëna,

unë provova se mes shumë njerëzve

që gëlojnë në jetë,

ka edhe vëllezër të pangjizur

nga të njëjtat gra shtatzëna,

por të lindur nga të njëjtit shpirtra

të njerëzve të vërtetë.

 

Tani gruaja ime flet shpesh

me këtë “kunatë” në telefon,

burri i saj më quan

“vëllanë” e ligjëruar të gruas së vetë.

Vallë cilën dhuratë familjare

më të madhe njeriu kërkon,

kur ndjesitë vëllazërore t’i fal ndjeshëm

edhe dikush tjetër në jetë?…

 

KUR FALEMI TE KY TEMPULL

 

Ndodh të ndjehem

sozia i Papës së Romës,

se kam Vatikanin tim

të ngritur mbi kërbishte.

Kur më duket vetja

kryemyftiu i botës,

kam dhe Mekën ku godas

djallin me gurishte.

 

Sepse predikoj në art

dashurinë e vërtetë

dhe i ftoj të gjallët

të vinë të falen tek unë,

të zbardhin shpirtin

nga mëkatet në jetë,

t’u prijë mbarësia

në shëndet e në punë.

 

Nuk jam shenjtor,

as magjistar iluzionist,

por dua me fjalë magjike

të bind çdo njeri,

se metaforat e vargjeve

dhe rimat e poezisë,

predikojnë në shpirtra

vetëm paqe e qetësi.

 

Largojnë nga mendimet

trishtimin dhe hakmarrjet,

që i vijnë trurit si dallgë

të padukshme ligësie,  

nga dyndjet e politikave

që përhapin përçarjet,

me megafonët e fuqishëm

të mediave të tyre.

 

Unë bëj të puthen fort

miqtë dhe mikeshat,

t’i falemi më shpesh

tempullit të shenjtë poetik,

duke mërmëritur në heshtje

vargje nga vjershat,

për të fjetur gjithë natën

si në një shtrat kozmik!…

 

 DIKUR ZEMRA IME

 

Dikur zemra ime adoleshente

donte të miqësonte zemra,

me banim në vila luksoze,

që të kishin mbi krye,

çati bionde të pjerrëta,

me tjegulla kaçurrela,

dhe oborrin e gjoksit

me dy kupola xhamie.

 

Por krejt papritmas,

zemra ime zuri mike,

një zemër me banim

në kasolle të largët pylli,

që kishte para oborrit

dy kambanore kishe,

mes ahishtës ku ngjirej

gjithë ditën bilbili…

 

Dhe kur zemra ime

hyri brenda në atë kasolle,

tingëlluan kambanat

me gjëmime alarmi…

Rendi pylltari nga pylli

me dy zagarë përdore

dhe me sëpatën e madhe

që të bënte namin…

 

Pylltari i klithi fort

zemrës kambanore:

Ku e gjete, moj e mallkuar,

këtë minare zemër?…

Do ta bëj copa-copa

me sëpatë dhe kosore,

për të ushqyer zagarët 

e derrave të egër!…

 

Zemra ime u tmerrua:

O zot, ku më solli koka,

të bëj mikeshë zemre,

këtë zemër me rrezik!…

Atëherë për të shpëtuar 

nga halli, dy zemrat tona,

u shndërruan në zogj

dhe fluturuan me vërtik…

 

 

Por u kthyem aty sërish,

se ishim zemra me fije,

të lidhura te këmbët,

pas atij pylli të largët.

Cicëruam nëpër degë

ca këngë të ndjera butësie,

derisa pylltari u zbut

së bashku me zagarët.

 

Pastaj, i përmalluar,

ai zuri të presë lastarë,

derisa me ato thupra

thuri vetë me duar,

folenë tonë të ngrohtë,

ku cicëroi zogu i parë,

që me ciu-ciu e magjepsi

keqas pylltarin e penduar…

 

Dikur zemra ime adoleshente,

me aventura pyjesh burrëruar…

 

TË PRES TË VISH PËRSËRI !

 

( Improvizuar për të vetmuarin Nako )

 

Eja e dashur, të pres

të vish nga largësitë e tua!

Se pa ty, s’kam pasur

asnjë stinë ngazëllimi tjetër…

Stina e dëfrimeve verore

ke qenë vetëm ti për mua,

këtë, besoj, e ke kuptuar, 

që nga ikja jote e vjetër…

 

Mos kujto se do bëj ndonjë

orgji të madhe për ty,

ato i kemi harxhuar kur vije

me këmishën e bardhë si krilla,

atëherë kur dielli im lindte

mes gjunjëve të tu në agim,

dhe perëndonte pasi feksnin

dritat e muzgut në shtylla.

 

Gjatë asaj kohe unë

bëhesha për ty një burim, 

ku thithje me shumë etje

nektarin e djalërisë së ëmbël.

Dhe trupi yt i magnetizuar

në tërheqjen me tërbim,

më paralizonte tërësisht,

nga koka deri te këmbët.   

 

Eja, tani s’kam ndërmend

të rikthej kohën e rinisë!

Me dashuri ne kemi çmendur

trupat në çdo shije stili.

Dua vetëm të shoh nurin

që të dha mosha e pjekurisë,

të çmallem me zërin tënd

që ia kalon çdo kënge bilbili. 

 

Eja, mos u druaj aspak,

se do kthehesh sërish,

në folenë, ku gjatë viteve

të fundit je strukur,

me shpirtin të ripërtërirë,

nga çmallja e nostalgjisë,

më e mirë nga ç’ke qenë

dhe më e bukur!…

 


TË JESH NJERI…

 

Sot mund të ngjitesh në lartësi

deri te qeveria.

Mund të bëhesh deputet,

kryeministër, president.

Mund të vendosësh në bankë

miliarda nga pasuria.

Mund të jesh bos mbi bosët

në çdo shtet e kontinent.

 

Femra mund të bëhet këngëtare

me shkëlqim zëri ndër yje,

balerinë, fotomodele revistash 

dhe ekranesh në çdo skaj.

Mund të bëhet miss bota

me kurorë vezullimesh mbi krye,

mund të zbulojë një minierë ari

brenda trupit të saj…

 

Sot mund të jetosh e të shkelësh

nëpër disa kufij shtetesh.

Mund të marrësh çdo titull,

apo emër e mbiemër të ri.

Sot mund të sigurosh disa

diploma universitetesh.

Por është tepër e vështirë

të arrish të bëhesh tamam njeri…

 

 

 

THONË SE…

$
0
0

Nga: Beqir Cikaqi

 

(Jusufit, Kadriut, Bardhoshit )

Thonë se ujqërit nuk flejnë
as natën…as në borë…as në acar…
kur kërkojn gjahun…
- ah bishat e  mallkuara

I ftohti i çmend ujqërit
në zgjedhje të gjahut
jorastësiaht në Untergrupenbach
llavë egërsirash
endej atë natë janari
për ta skuqur borën
me gjakun e  engjujve
e ti shëndrrojnë në yje të pashuar

Thonë se yjet nuk shuhen
edhe nëse bien
ne  tokë… në ujë…e në borë…
shkëndijat e tyre  mbeten të bëjnë dritë
në rrugën për në mëmëdheun e coptuar

Thonë se të vdesësh për liri…
për ri-bashkim e Atdhe
është shpërblim i jetës
Ju(tre) yje të bekuar përjetësisht
vazhdimisht shëndritni
me dritë të pashuar
-eh liri sa shtrejnëta  dhe e ëmbëla je

Thonë se  krenaria është
për ne lavdia atdhetare
Ju kishit ideal, ju kishit punë
ujqit kërkuan prenë
pa ditur se natën e përgjakur
nuk vdiq atdheu
por ju tre përjetësisht
u bëtë yje  për udhëtregues
drejt pjesëve të Shqipërisë

Thonë se
në Dubovik e Poliçkë
nuk bënë vaj as nuk derdhen lot
dy nënat kosovare
se që kur i  linden ata tre
i bekuan me atdhedashuri
i kalitën me idealin kombëtar
për mëmëdheun
për gjeneratën
për brezat…

Thonë se
edhe pas tridhjetë vitesh
kitara e Jusufit
vazhdon akoma tingujt
me “këngën e pa mbaruar “
pa iu këputur asnjëherë telat
me të njejtit ritëm
e lapsi i Kadriut
shkruan gjithnjë poezi
kushtrimi për “këngët e lirisë”
me të njejten ngjyrë.

-thonë se.. thonë se… thonë se…
në çdo përvjetor
keni diçka për të na thënë…

Janar, Treviso (Itali)

JAM SI NORA PREJ KELMENDI

$
0
0
Poezi nga:
Makfire Maqedonci – Canolli
JAM SI NORA PREJ KELMENDI

Pasha tokën e atdheut t’im
unë jam motër me çdo trim,
e kam vëlla çdo deshmorë
di si mbahet pushka në dorë!

Pasha tokën e Dardanisë
mirë ja di renin trimërisë,
mirë e di si luhet qarku
i kam rrënjët te Gollaku!

I kam rrënjët te Molla e kuqe
për Liri di të bëhem nuse,
pasha malet e atij vendi
jam si Nora prej Kelmendi!

Më ka lindë nëna shqiptare
emri im është Dardane,
përmes grykës së alltisë
ja qëndisi ballin shkaut t’Sërbisë!


RIZA LAHI, XAKJA, ”POETI BOTËROR”

$
0
0

Nga Luan Çipi

Duke qenë i moshuar 80 vjeçar, ashtu si po ikin vitet, po marrin me vete në amshim dhe shumë nga shokët e mi të fëmijërisë, për të lënë pas, kujtime të papërsëritshme dhe mall e dashuri të pashuar.

 E si mund të harrohen Minella Kostandini i gëzueshëm e tepër optimist, Llambi Kona këngëtar e buzagaz, Nuro Bodua, aq i ri dhe punëtor i palodhur, Refit Hoxha aq i mençur, Vaso Suli i ditur, Pëllumbi Çipi shkencëtar, Nexhat Mersini dijetar, Murat Bani aq i ëmbël e shoqëror dhe Sezai Hoxha i urtë e i pa fjalë. I kujtoj të gjithë dhe herë pas here flas me ta, ndaj edhe kam shkruar sa e si kam mundur për secilin, duke gdhendur si në gur me vuajtje e mundim, portrete, kujtime  e ndodhi dobi prurëse.

Siç kam bërë unë për shokët e vjetër kanë bërë, me durim, dhimbje e përkushtim edhe kolegë të tjerë, paçka se dikush shkruan me nënvleftësim për ta, mandej edhe duke i quajtur vetëm “punëtorë të thjeshtë të shkrimtarisë”, kur për mua ata janë kthyer në shkrimtarë e specialistë të mirëfilltë, në historian të jetëve njerëzore e në skalitës të modeleve, që duhet ndjekur nga të gjithë. Kjo më duket e natyrshme dhe e dobishme: Të shkruash për shokët do të thotë edhe të jesh mirënjohës ndaj tyre dhe të kërkosh ndjesë qoftë dhe për gabimin më të vogël, të paevitueshëm në të gjallë.

Jo për shokët e fëmijërisë, po çdo shok i vërtetë, në jetën dhe marrëdhëniet e përditshme, shpesh bëhet si pjesëtar familje, si vëlla e si motër. Dhe duket kjo ndihet më fort kur ai, të lë.

Kështu më ndodhi mua me Riza Lahin, shkodranin më tepër se simpatik: Isha prej gati një muaj në Kanada për vizitë te Lindita, bija ime, që banon prej shumë vitesh familjarisht atje. Po aty kishte ardhur nga Amerika, për festat e fundvitit 2013 dhe djali im, Kamani me dy djemtë e tij çamarrok 7 dhe 3 vjeçar. Po lundroja në internet, kur një lajm i befasishëm, i kobshëm  më thotë se, papritur në fundviti Riza Lahi vdiq. Nuk me besohej. Thash do jetë ndonjë shaka budallai, siç edhe ka ndodhur me të tjerë. Kur lajmi u konfirmua nga disa burime, mua vetvetiu më pushtoi një dëshpërim i thellë, që ma morri burrërinë dhe më mbyti në lot. Isha në katin e tretë dhe zbrita në të dytin dhe nuk po guxoja t’i hapesha gruas time, Hanëmes, që dhe ajo, mësuese letërsie, e kishte dobësi të veçantë gazmorin e këndshëm shkodran. I pavetëdijshëm, duke qarë dhe “rrahur” veten, ulem në një kolltuk i rrethuar nga gjindja që përpiqej më se e alarmuar, të më qetësonte. E mblodha veten, më së fundi, i përqafuar nga duart e Lukasit, nipit tim 3 vjeçar, që as shqip nuk di, po që më përqafonte dhe më puthte instinktivisht dhe diçka fliste pa pushuar anglisht për të më qetësuar. E pash që po përcillja dhimbje të pamerituar dhe te fëmijët e vegjël, ndaj e mblodha veten nga të qarët, për mos t’u qetuar më tej nga dëshpërimi për ditë e muaj. Pas do orësh ulem në kompjuter dhe vetvetiu me dalin fjalë e kujtime të dhimbshme për poetin e dashur:

PO QAJ PER TY, RIZA LAHI

Kam ikur larg në Kanada

Dhe  po këtu e morra kobin

Poeti pilot, Riza Lahi, na la.

Unë qaj e qaj, s’e mbaj dot lotin.

Po, edhe dje u lidha me të

Më tha “s’ndahem nga Rumiu dot

Në Shqip po e sjell, me tjetër zë

Dhe ndjej sikur po flas me Zot”.

Dhe fët e fët dy strofa nisi

Përkthyer me mund, gjer natën vonë

“Ta dish Luan, kur ta bitisi

Rumiu do flas me gjuhën tonë”.

S’arriti dot deri në fund

Fluturoi të fliste vet me Rumiun

Si ai,”poeti i botës”, u mund

Nga dhimbja, ankthi dhe dëshpërimi.

Si bien dot më Romët trumbetave,

Po hesht këngëtari i kanconetave

Ne shokët, te Dita, si do të vemi?

Pa Xaken tonë, ne kot që jemi.

Po qan Prishtina, Prizreni, Tetova

Shkodra, Tirana mbytur në lot

Poetin botëror, e gjithë shoqata

Po e vajton, kudo në botë.

Të përkthyera në disa gjuhë,

Kudo lexojnë veprat  e tij,

Ku dallohen të njëjta gjurmë:

Mall, heroizëm, respekt, drejtësi.

Otava-Kanada 31.12,2013

 Po, ç’kisha unë me Riza Lahin nga Shkodra, unë, një vlonjat, si mijëra të tjerë? Po, kisha dashuri të ndjerë për një poet, tregimtar, romancier, eseist, kritik letrar e shoqëror, përkthyes, pilot, shkodran. E ku kishte tjetër si Xakja, një shok e vëlla i ditur e i shkathët, që të falte dashuri, shpirt e zemër?

Kisha vite që isha njohur në Tiranë me gjitonin e lagjes, që shpërndante buzëqeshje me çdo kalimtar, të palodhurin e lëvizjeve me biçikletën e tij dalëboje dhe që  e ndaloja e përshëndetesha e bisedoja çdo ditë. Mandej e përfshiva dhe në grupin tonë prej kafepirësish vlonjatë, ku ai u lidh e u pëlqye shumë dhe që shkroi me dashuri fjalë zemre për ta, sa te Gazeta “Labëria” e gjetiu.

Rizain, e mirë, ma kishte njohur e afruar piloti tjetër simpatik, Shefi i Skuadriljes se Elikopterëve te Emergjencës se Ministrisë së Shëndetësisë, Osman Kushta. Ai më dha dhe librat e  Riza Lahit, që unë i lexova shpejt dhe që më bën shumë shpejt rob të tij, për ta vlerësuar atë pa kufi. Edhe gotën e parë të rakisë bashkë, të tre, e pimë, me shumë dëshirë e krenari, se unë pilotët trima, si çdo vlonjat tjetër, i kam “dobësi”. Po, jo vetëm kjo, Rizai, kjo vlerë e madhe letrare kombëtare, i bënte “të dobët” të gjithë, deri Romët, paraplegjikët, gratë e dhunuara, vlonjatët, korçarët, struganët, prizrenasit, tiranasit dhe sidomos shkodranët. Nuk është rastësi që dhjetëra poet të emigracionit, diasporës dhe të vendit, derdhen lot të sinqerta përvëluese këto ditë që ai na la.. Qarjes së tyre të dhimbshme, me poezi, ese dhe përkushtime të rralla për nderim, vlera e bukuri, u priu Raimonda Mojsiu, Kolec Traboini, Përparim Hysi, Fatmir Terziu,Zenepe Luka, Vangjush Zyko, Kozeta Zavalani, Eleonora Gjoka, Murat Gecaj, Vullnet Mato, Namik Selmani, Xheladin Çelmeta, Luan Kalana, Luigj Shkodrani, Tereskina Pereira (Kryetarja e Shoqatës së poetëve të botës, ku Xakja ishte anëtar aktiv dhe i shquar), Maki Çanolli, Vitori Leka, Drita Binaj, Venka Capa, Mina Caushi, Lavdim Dushi, Tahir Tanushi, Agim Disku, Zyba Hysa, Kostaq Duka, Alfred Papuçiu, Fatjon Pajo, Fiqri Shahinllari, Ligor Prifti, Lida Lazaj, Ilirjan Visari e dhjetëra të tjerë, (që u kërkoj falje).

Ç’ka është edhe më shumë dhimbje e peng për mua, si mik e koleg i Riza Lahit, me të cilin kam korrespondencë të bollshme të rezervuar, është se ne komunikuam (edhe pse ato ditë isha shumë larg), deri në ditën e fundit të jetës së tij, më 30 Dhjetor 2013. Ai, ndihej sa i lodhur edhe i entuziazmuar për punët e fundit në përkthimin e Rumiut, po edhe ngaqë preokupohej e shqetësohej njëkohësisht për shumë funksione e detyra të tjera studimore, organizative e deri redaktoriale, që patjetër e mbingarkonin dhe njëkohësisht e stërmundonin.

Ditët e fundit të dhjetorit 2013 unë i dërgova një punën time, “kritikë për një kritik”. Personalisht kisha disa vërejtje për një “kumtesë shkencore” të një simpoziumi shqiptarësh në Amerikë. Rizai që u prononcua e ish dakord me mua, mandej edhe më i avancuar në debat, me urtësinë  dhe zemërgjerësinë e tij më përgjigjet: “Jo vetëm unë, që kam detyrime personale dhe të rekomanduara për “shkencëtarin”, po edhe për ty, nuk jam dakord të shkruash. Ai, si njeri me vlerë që është, do ta kuptoj vetë që është nxituar…Dhe unë nuk shkrova dhe kundër natyrës time të ngurtë, mbajta  dhe mbaj amanetin e tij.

Komunikimi i fundit, ku këmbyem urimet për vitin e ri 2014 ishte data 30 dhjeto 2013.  Ku e dija unë se e nesërmja ishte vetëm në pak orë, dita e fundit e jetës së tij plot veprimtari e krijimtari?

Në atë  ditë të fundit, kur unë komunikoja direkt në fb. nga Kanadaja dhe nga dritarja shihja vetëm bardhësi bore, u puqa së fundi me shpirtin e bardhë të mikut tim të pazëvendësueshëm 63 vjeçar (i mbushte vetëm pas 15 ditësh).

Ai pikërisht datë 30 dhjetor 2013 kishte lexuar një poezi timen, botuar te “Fjala e Lirë” ku i këndoja mjedisit me borë, që kishte pushtuar si asnjë herë tjetër gjithë Kanadanë dhe Xakja i ëmbël përgjigjet, po me vargje kështu:

Nga dëbora që ka plasur

paska qarë kanadezi

këndej, vera është qasur,

këndon pula nga qymezi.

 Andej ruspa dhe traktorë,

 pëllëmbë toke s’duket kund,

 këndej – burra me xhaketa

 dhe vajza me minifund.

 Atë që benë qeveria

 Pa pushim për kanadezët

 e benë dielli i natyrës

dimrin, verë për albanezët.

 gëzuuuuuuuuuuuuuuuuaaar

XAKJA

 30 Dhjetor 2013

 Kështu e donte gëzimin dhe harenë (gëzuuuuuuuuuuuuuuuuaaar) Xakja ynë i dashur, të zgjatur, për të gjithë, po ja që na hidhëroi dhimbshëm me vdekjen e tij të parakohshme, të gjithëve, përjashtuar organet shtetërore dhe shumë organe të shtypit e televizive, që duket u gjetën të befasuar dhe ndofta me preokupime të tjera, po gjithsesi, jo në vendin dhe lartësinë e duhur.

 Qoftë i paharruar kujtimi i “poetit të botës”!

Otava Kanada, 15.01.2014

Këngë për vendlindjen

$
0
0

Maksut Çallo

 

 

Këngë për vendlindjen

(Fterrës sime)

 

Maja e Çalle, kur fryn erë,

Dërgon simfoni në Fterrë;

Sy që më ngelët nemitur,

Askush s’e di sa keni pritur;

Më rrëmbyen që kërthi

për gur fortese në ushtri…

 

Gjoksi im kish brenda Fterrën,

që më gjunjë i ranë ç’i erdhën;

Prej aty…në pleqëri,

Fterrë të kthehem prap në gji

me pushkën kthyer penë poeti,

për të çmendurit e këtij shteti.

 

Fterra jonë, o Nënë e Madhe!

Shpirti im është Maj’e Çalle;

Aty Buria-Guackë Deti,

gjëmonte mbytas si tërmeti;

E lajmëronte gjithë Fterrën:

“Po vijnë hordhitë të na therin”!

 

Si rrufe burrat në pritë

që djemtë dhe vajzat mos ndjenë frikë.

Në ditë feste e ramazani,

Binte ndryshe, gëzonte xhani,

 

Tabllo pikture, moj Fterrë,

ngjet me tokat e Çalle djerrë.

 

S’janë të vetme pa thurrë me tela

Që kanë ngelë prap’kështjella.

Kush pyet:  ç’zotër kanë?

përgjigjja zë i shfaq Kalanë,

me stërgjyshër, me babanë,

stërnipër, mbesa, brenda janë.

 

Mani i kuq veç trungun ka,

në kujtim ka rënë gjithçka;

Me kokrrat e kuqe kaçurrela,

ç’kishte djemë, stërviste Fterra;

 

Kush i këpuste më lart,

I njihej “Medalje e Artë”.

 

Më kaloi mosha e burrit

dhe kam mall për vijën e ujit;

Të shkas e të bie në baltë,

të ndrydh këmbën, të ngrihem prapë.

Dhe të qaj dhe të gëzohem,

Të vras mendjen, të kthjellohem,

si ujë burimi në Ngurrëza,

se për të më digjet buza.

Si për të dhe të Ixorit…

ilaçi dëm ikën përroit! ! !

 

S’di të kthehem në shtëpi?

vallë do të më njohë njeri?

Mbeti strehë, a mbeti gur,

kush do më thot’: ”Erdhe, o nur? ! ”.

 

Ju ma merrni si të doni,

Më fterrjoti Taro Gjoni,

Veshur kostumin Fterrjot,

Top-model i parë në bot’

 

Në kopshte më presin shegët,

Mbushur lule, do t’u thyhen degët,

Le t’i shohin çupëria

E t’u ndizet lehtë zilia!

 

Tek shtëpia jonë përballë,

xha Himetin e kam gjallë;

Kur i hipte atij inati,

pikëllohej i gjithë fshati…

 

Emri im si për çudi,

mungonte në çdo prapësi!

Shana emrin më ka vënë

Dhe tellall, një orë është bërë:

“Ç’keni frikë, more amani? !

Lindi Maksuti, iku gjermani. ”!

Ka lënë djem pas Mustehaku,

Që në jetë, s’ju dha haku!

 

Pres të më trokasë dera,

të marr lajm:  ”Më njohu Fterra”

e t’më thotë ç’ka lënë kujtime,

 

Tike Çallo, nëna ime.

Në Gjezhdanicë, kemi ca ara,

Ku unë bëja punë të marra;

Mblidhja gurë, qëlloja arra,

Sa të shijshme kur i haja!

Më nxiheshin duart si zezak,

pas dhjetë ditësh, zbardheshin pak.

 

Nëpër pemë si një ketër,

hipja dhe kur isha vetëm;

Kur nuk zbrisja dot prej tyre,

duroja shuplakë fytyre;

Pa le kur qaja gjysmë nate,

Për një burie lofate!

 

Nga shpendët e tërë,

Cirkon veç e kam lënë,

Sa e bukur…aq këndon…

e dëgjoj dhe në Fterrë më çon!

 

Jelekun ti, moj fterjote,

ua ke huajtur këtyre zogjve!

Ç’ke qëndisur me të verdhë,

mëllënjës sqepin i ke prerë!

 

O vatër e varfër fshatare!

Më merr malli për cangadhe;

S’e harroj dhinë Kenë

me sy të ëmbël, pa le ç’qenë!

Kabadha në krye të tyre…

 

Ç’tringëllimë kish ajo zile!

E para kapërcente gardhin

Dhe krenohej për zararin!

Iu bë gjyq…u ther me thikë,

Qava rresht tre net’e ditë;

Jo për qumështin më pak,

Po therjen s’e kishte hak!

 

Veç me qumësht Hajdin Dhuli,

fiq të ëmbël perdhikuli,

kur zbriste nga ato maja

edhe mana korrollaja

i kaloi plot shëndet,

mbi njëqind dhe disa vjet

 

Nuk provoi kurrë duhan…

pëlqente rrushin amerikan,

që e mban çdo shtëpi,

se zgjat lastarët për dashuri.

Xha Zylfon në arë tek Lumi,

të lodhur e kish zënë gjumi;

Britma e një derri plak

e tronditi, kish rënë në lak!

 

Dëgjo-më tha, -more djalë!

Misrat, s’ka më kush t’i hajë;

Po s’kaloi veç një natë,

Të tjerë derra ia bënë sallatë!

 

“Arë e mirë!  Dot s’më ngope!

Nga ti ç’mora?  shita shqope”.

 

Halil Mato…xha Halili…

Financier me zë bilbili!

M’i dorëzove çelësat mua,

unë Maksut…huqet e tua!

 

Me ç’janë lule në botë,

e para s’është gjetur dot!

Kuçumelja mbin e fshehur…

po e pe, ngelesh i dehur!

 

Në Fterrë kjo lule mbin’

Që bij e bija shohin çudinë;

Zoti pas saj është harruar

Që ca gjëra mirë s’kanë shkuar.

 

Rrugë e Qumështit fotografuar,

ngjet zallishtja në Ixuar!

Të rrëmben pamja mbi fshat,

me shkëmbinjtë, gradaçiela të lart.

 

Për ta, të mos shkruhet këngë,

Se ashtu siç janë në këmbë,

Zoti vetë, me gojë ka thënë:

“Kur thërret çobani dhe hesht çdo zile…

ndjeni jetën këngë…se jam unë mes tyre! ”.

 

Mjelma, thonë, këndon njëherë!

Në fakt, qanë se nuk pa Fterrë!

Nëse dhe këndon njeherë,

thotë:  ”Parajsa është në Fterrë! ”.

 

Ja, kështu un shkoj në Fterrë,

sa herë mendja më merr erë

Rri një ditë dhe një natë,

Çmallem me gurët e thatë

E puth tokën dhe dehem,

iki, me shpresë të kthehem;

Të gërmoj në histori,

atje ku quhet Trohi,

 

Atje qetësinë gjeti shenjti,

Se çdo fterrjot me të i njëjti!

 

Poezi nga Teuta Sadiku

$
0
0
Mbaj mend
 se dikur ,
para se të vija këtu ku jam tani
 vizatova rrugën ku do të ecja,
monopatet nga do kaloja mes pyllit para se të hyja në qytetin tim
dhe diku afër aty për të mos humbur rrugën
vura  një busull që tik -tak bënte papushim
 rreth e rreth me gurza diamanti.
Diku atje mes pemëve  të drejta ,
 pranë liqenit  që priste mjelmat dhe fëmijët me thërime buke  të vijnë,
para shtëpisë me tjegulla  nga oxhaku i së cilës
dilte një fjongo tymi në çdo stinë
me  dorën time vizatova një njeri
jo rastësisht,
me  krahët e hapura,
këmbëzbathur ,
lakuriq,
me një vijëlakuar  të kuqe në fytyrë
që doja të kishin rrobtë e dheut
për ti kujtuar  njeri – tjetrin  në ditën e vështirë,
me një shtëngim dore,
një buzëqeshje a një përqafim:
“Eja,
kemi akoma rrugë për të bërë të dy”.
Akoma vizatoj  si dikur
dhe shtohen  në atë vizatim pa mbarim
 maja malesh që shohin si në pëllëmbë të dorës gjithshka :
 diellin që shkëlqen
edhe kur është gati për kafshim
hënën të plotë e herë të përgjysmuar
retë herë të bardha e herë gri
aty fishkëllejnë dhe plumba  në gjoks
 medalionë si shpërblim
 dhe thikat prej nga pikon gjaku pikë pikë.
Aty janë dhe fëmijët që nuk luajnë më rrugëve ,
trotuareve  të ulur ose shtrirë,
lypin  thërime buke
për mjelmat e liqenit  që do të vinë .
Nuk mungojnë dhe femrat e qytetit tim
pa atë vijëlakimin e kuq në fytyrë (buzëqeshjen )
 të dhunuara,
me flokë të prera si çnderim
të vrara në emër të dashurisë
pa gojë,
pa sy ,
me atë busullën tik-tak,, të larë në flori copë e çikë.
Dhe akoma vizatoj ,
vizatoj , vizatoj jo me fantazinë e një fëmije si dikur
por imazhe,
që thyhen në dritë -hije në fasadën e shtëpive
dhe unë mundohem të shquaj e të vizatoj atë dritëtim
në trajtë  miliona grimcash rrezatimi
  që çan errësirën e xhamave të veshur të qytetit tim.

Një udhëtim në fluturim me ndjenjat”

$
0
0

Hyrje

Libri i ri me poezi të zgjedhura “Një udhëtim në fluturim me ndjenjat” i Mina Çaushit, përbën një risi në jetën e saj krijuese pas 12 botimeve në poezi dhe tregime të mëparshme. Mina nga vit në vit, si një bletë punëtore, sjell poezi të reja, ndjeshmëri të reja, nivele të reja por dhe cilësi që njeh kurbë ngritje. Ky vëllim poetik, me poezi të zgjedhura, ku ka dhe poezi të pabotuara, përbën një kërkesë të re ndaj vetes të Minas, e cila, me një akumulim jetësor të madh, me një sërë leximesh letrare cilësore, ka bërë një vetërregullim të poezive, për ti sjellë ato më në kohë, më afër njeriut, më afër asaj që kërkon kritika e sotme e poezisë. Pas një hulumtimi dy vjeçar, ajo përzgjodhi mbi 100 poezi që asaj i kanë lënë mbresa të veçanta, për të sjellë këtë libër, me një fytyrë të re, me një pasqyrim jetësor më të ndjerë, me një nivel artistik më të lartë. Poezia e Minas, nuk është poezi butaforeske, poezi e errët, e vendeve të mbyllura. Jo! Poezia e saj kërkon hapësirë, dritë, ndriçim, diell, kontakt me njerëzit, shkundje ndjenjash, atmosferë, shikim në sy. Jo më kot dhe titulli i këtij vëllimi është krejt i veçantë, shumë romantik por dhe sugjesticionues. Një udhëtim, kështu është jeta. Një udhëtim nga një cep të botës në një cep tjetër. Jetës i dihet stacioni fillimit të saj, por kurrë ai i largimit në përjetësi. Në këtë udhëtim, ajo që e bën më të bukur jetën janë ndjenjat, janë ato të cilat e bëjnë atë të bukur, shprehëse, domethënëse, të prekshme, joshëse, përkundëse të dëshirave. Pa ndjenjat jeta do të ishte një mekanizëm çfarëdo, që s’do të ndryshonte fytyrë, as ngjyrë nga prekja, nga fjala, nga dashuria, nga koha, nga realiteti. Tek ky mekanizëm i pashpirt jeta do të ishte një qëndrim në vendnumëro, pa asnjë vlerë dhe përmasë. Sipas poetes, janë ndjenjat ato që e fisnikërojnë njeriun, që e bëjnë jetësor ndërsa fluturimi i tyre i bën ato si yje, kometa, ylber shumëngjyrësh, për të shijuar hapësirat e pamasa të botës, ku ndjenja s’njeh kufizime.

 

Krahët e diellit

 

Kur doli Dielli u zgjova,

Kur më  puthi u ngroha

Kur më mbuloi diçka kujtova.

Kur buzëqeshi e përqafova.

Tek kjo poezi, poetja e vë veten në raportet me diellin, me dritën e dritës së jetës, me planetin më të bukur, më jetëdhënës, më frymëzues. Vetë ky planet është burimi i frymëzimit të poetëve, por dhe më i dashuri për çdo njeri në glob. Dielli është ngrohtësi, është energji, burim jete, frymëzim por siç thotë dhe poetja është dhe buzëqeshje. Është ai që e zgjon, e ngroh, e mbulon me jorgan natyror, e përqafon dhe i buzëqesh. Jo më kot autorja më poshtë vjen me një poezi tjetër që ka lidhje po me diellin:

 

Pranvera

 

Theu xhamat dimri mbi tokë,

Shkriu sheqerin, dalëngadalë.

Sythet ndër pemë mbushën, natyrën.

Për botën reale, na kish marrë mall’.

Pranvera, stina më e bukur, stina e ndriçimit, ku “sythet ndër pemë mbushin, natyrën, për botën reale, na kish marrë malli”. Pranvera, stina ku poetët ngjyejnë penën, frymëzimi njeh kurbën maksimale të cilësisë. Ajo e dashuron këtë stinë, e quan stinë të saj, stinën e çlirimit shpirtëror. Në tërë këto poezi unë do të veçoja poezinë:

Bota reale

Dikush më tha -ti je e çmendur,

I thua botës të përqafoj,

Por unë e qeshur nëpër ëndërr,

E lumturuar fluturoj.

Nuk ka botë tjetër më besoni,

Bota reale, është këtu,

Kur flas e qesh e më dëgjoni,

Bota reale jeni ju…!

Tek kjo poezi, Mina del mbi vetveten. Ajo nuk mban asnjë sekret. Tregon një shpirt fëminor. Ajo shfaqet siç është me të gjitha cilësitë dhe veset, tregohet pa trukime, tejet e dlirë, ku këtë botë e quan botë e ëndrrës.. Shumë herë njeriu i shmanget të vërtetës, të qenit i sinqertë, të qenit real. Njeriu ndonjëherë vesh dhe një vel tjetër, vel gëzimi të shtirë, ndaj dhe poetja thotë: “Dikush më tha -ti je e çmendur”. Me të drejtë. Sot çiltërsia, sinqeriteti, quhet jashtëkohore, quhet budallallëk. Por asaj si vjen keq, nuk do ti mbyll gojët e liga. Ajo do të flasë me zërin e arsyes, me zërin e shpirtit, me zërin e ndjenjës. Poetes, nata me vegime ëndrrash i mbush sytë me lot. Ajo edhe kur grindet kthehet e lumtur, jo të marrë hak, thjesht dashuria njerëzore e bën të kërkojë gëzim, vjen të kthejë çdo gjë që ka marrë, nga arkivi i ndjenjës së ëmbël. Ajo i dëshiron njerëzit të gëzuar. Çdo vit  për të jep sinjale të reja mirësie, është një vit më i bukur, me më shumë dashuri e lumturi. Në vargjet e saj duket sikur përcjell një mesazh në formë mburoje ndaj ligësive, ku për çdo njeri kërkon të afrohet dita e artë, ku të përqafohen me sinqeritet njerëzor të gjithë, anë e mbanë globit.

Poetja në poezitë e saj, aty skuqet, pëshpërit, zgjohet me ëndrrën e bukur të një fëmije të lumtur, me besimin e një femre të sinqertë. Ajo dashurinë e përcjell si një puthje të pa marrë dhe të pathënë. Ajo nuk do që dashuria të godasë fort për të rënë në ujërat e kripura, në detin plot mistere alfabetike. Dashuria është një mbrëmje e ngrohtë me mendjen tek krahët e lumturisë. Ky libër veçohet për gjerësinë e tematikës, për thellësinë e vargut, cilësinë e fjalës, për sinqeritetin e ndjenjës, për fisnikërinë e mendimit, për mesazhin e lartë njerëzor: Duajeni njerinë. Poetja diku është mike, diku motër, diku nënë, diku mësuese, diku punëtore, diku në fluturim, diku në një shtet tjetër, por gjithmonë me dashurinë njerëzore në gji. Në këtë vëllim me poezi të zgjedhura ajo është tërësisht e lexueshme, pa ankth ndijimi apo dashurie. Përtej këtij vëllimi ajo i ngjan një mëngjesi ku vetëm ëndrra zgjohet me dëshirën e pamundësisë që vlon brenda saj, ku si një meteor po niset drejt së vërtetës njerëzore. Edhe në të ftohtë, brenda saj ndizet i pambritshmi zjarr, për të përçuar fjalën e dashurisë njerëzore si mision i saj jetësor. Ajo e ka pikturuar në ajër mesazhin e saj që të bëhet i përbotshëm si një dritë intime. Je, mantel i mungesës time fluturore, shall rreth qafës së erës që fytyrën time ka, duket sikur i thotë botës. Kjo tufë me poezi është një lëndinë me luledele, ku poetja shfleton petalet për të gjetur zjarrin e zemrës, që si kometë, të përhap në pafundësi dëshirën e madhe të të qenit njeri. Udhëtimi i saj me “Një udhëtim në fluturim me ndjenjat”, nuk do të ndal deri në përmbushjen e misionit më të lartë njerëzor.

Albert Zholi

(Shkrimtar – publicist)

 

 

 

 

Princi i kaltër dhe Hirushja

Shekullin që shkoi,
Princin e kaltër ëndërrova,
Miliona fjalë e fraza,
Për të formulova.
Tani që e kam para meje,
Të gjitha i harrova,
Jam e lumtur se Ai,
Më pranon kështu siç jam.
E përqafoj me forcën e shpirtit
Dhe i them, të dua!
Kështu bën edhe Ai me mua.
Faleminderit, shekulli im i ri,
E kemi filluar shumë bukur!

100  vjet

100 Vjet? jo, jo,

As më shumë e as më pak,

Të kujtojmë, kur u pamë,

Atë ditë, e, çfarë thamë,

Kësaj jete çfarë i lamë.

Tani jemi duke ikur,

Dalëngadalë duke pritur,

Duam veç një fjalë të mirë,

Për të thënë …Lamtumirë…!

Krahët e diellit

Kur doli dielli u zgjova,

Kur më  puthi u ngroha,

Kur më mbuloi diçka kujtova,

Kur buzëqeshi e përqafova.

 

Vetëtimat e jetës

Kur futesh ti, në zjarrin tim,

Shpërthen aty si vetëtimë,

Atëherë jeta, na merr kuptim.

Dita ime sot

Un’ si sot, kam qarë,

Si sot për herë të parë,

Ajri më ka puthur më ka përkëdhelur,

Dielli duke qeshur më ka përshëndetur,

Nëna, e mërzitur priste, djalë.

Ashtu mes trishtimit shpërtheu në vaj.

Babai, i gëzuar më uronte:

Mirëserdhe zemër, e me këmbë të mbarë,

Shpirtin ta kesh dritë, zemrën qelibar.

U kthye nga nëna, me mua në krah’

Urdhëro, mirëprite vajzën, herë tjetër me djalë.

O, të lutem shumë, mos më bëj kështu,

Këto i di Zoti, as ti, e as un’…!

Mërzitjen e nënës kam gjithmonë me vete,

Vallë e di ajo, që më thonë…poete…?

Vjeshta

Këtë mbrëmje me shi,

Vjeshta ja ka marrë,

Troket përmbi gjethe,

Troket përmbi xham,

Thotë me shushurimë,

Erdha, ja ku jam!

Vjeshta në ikje

Kur erdhe harlisur, me rrobat stolisur,

Sa mir’ të mbaj mënd, se më le pa mënd’.

Tani që po ikën, bën si e harbuar,

Rrobat i ke zhveshur më rri lakuriq,

Rrobat hedh nga mund’,

Dimrit ja le vendin, ike më në fund.

Pranvera

Theu xhamat dimri mbi tokë,

Shkriu sheqerin, dalëngadalë,

Sythet ndër pemë mbushën, natyrën,

Për botën reale, na kish marrë mall’.

 

Stoli im

Hape dritaren edhe në dimër,

Të futem brenda e të të ngroh,

Ashtu pa fjalë me zemrën time,

Do ta kuptoj se sa më do.

Nëse pranverën pret të vijë,

A ndonjë tjetër që të bën lajka,

Atëherë, i dashur…lamtumirë!

Për mua jo, nuk ‘ka më kthim,

Nuk do t’më gjesh tek stoli im…!

 

Ku besoj

Nuk besoj në thashetheme,

As në fallin e një tjetre,

U besoj syve të mi,

Besoj flladin jug-veri,.

Ditën diell, ditën shi,

Kur bie bora, flokë-flokë,

Dhe tek ti, i madhi Zot!

 

Ikja

Iku, fëmijëria, iku dhe rinia,

Iku dashuria.

 Ja erdhën për ne, vitet me dëborë,

Grindjet dhe mëritë rrallë herë vazhdojmë,

Edhe dashuritë aty bashkë notojnë.

Ti, ke pasur një ves dhe e ke akoma,

Jetës të dua i thoshe me zë,

Por ja që Jeta…nuk të do më…!

Bota reale

Dikush më tha – ti je e çmendur,

I thua botës të përqafoj?!

Por unë e qeshur nëpër ëndërr,

E lumturuar fluturoj.

Nuk ka botë tjetër më besoni,

Bota reale, është këtu,

Kur flas e qesh e më dëgjoni,

Bota reale jeni ju…!

Shikimi, përqafimi, ledhatimi

Shikimi u mund nga përqafimi,

Përqafimi, u tret në ledhatim,

Ledhatimi u kthye në ethe.

Ethet nuk shuhen nga puthjet,

Puthjet përfunduan të gjitha,

Të gjitha, në lumë e në shkumë,

Aq sa më do, të dua dhe unë!

Puthja vendimtare

Puthja është imtësi,

Puthja është zgjuarsi,

Puthja është vendim,

Puthja është përkushtim,

Puthja është besë,

Puthja është shpresë,

Puthja është unazë,

Puthja është kurth,

Puthja është burg …

Puthja është kapak,.

Puthja është bela,.

Kur të japësh puthjen,

Duhet të mendohesh,

Që më pas e dashur,

Jo, të mos pendohesh!

 

Të jesh në përqafimin tim

Ta dish!

Në përqafimin tim,

Të jesh i plot’.

Në përqafimin tim,

Të jesh i ngrohtë.

Në përqafimin tim,

Më thuaj të pa thënat.

Në përqafimin tonë,

Po deshe mos fol.

Ashtu në përqafim qëndro,

Me buzët e tua belbëzo,

Në përqafimin tim,

Do jesh me mua,

Nëse të dua.

Firmat e një dashurie vjeshte

Në mendjen tënde, unë jam mbretëresha,.

Vjeshta na ka ardhur, si vjen princesha,

Në flladin e sajë, në ditën gri,

Të përqafuar, unë edhe ti.

Dhomën e ke shtruar kudo trëndafila,.

Ylberi po qëndron me ne në grila,

Hëna i merr puthjet e ne na kujton,

Flini po na thotë, flini, po agon.

Vjen’  në krahët e mi, si vjen magjia,

Frikën, tej e flaku dashuria,

Merre, përqafimin si fillim,

Merre, puthjen time si një firmë,

Vjeshta, në flori të dyve na ka veshur,

Ti në mendjen time je gjithmonë e qeshur.

Ja, me puthjen tonë, e këtë përqafim,

Ne, kemi firmosur, dashurin…!

Dashuri e heshtur

Ajo, i  zgjati dorën ta ndihmonte,

Ai, në dritë të syrit e shikonte…

Në kohë të tij, ai s’e vuri re,

Vraponte pas të tjerave si  rrufe…

Tani, të gjitha, i janë larguar,

Si re, si tym, si ujë i kristaltë,

Kanë avulluar…!

Ajo, për dashurinë e tij, fliste me vete,

Kudo që shkonte, me fytyrë të re e gjente,

Tani ai me të, është lidhur si manari,

Ku ta dinte vallë, se ç’fund do kishte jeta,

Ky qyqari?

Tregojnë tani qyfyre, e çnuk tregojnë,

Për çdo gjë të thjesht’ që dashurojnë,

Ajo prapë rri si dikur e menduar,

Por në dashurinë e tij, krejt e pushtuar,

Troket, gotën bashkë me të, gëzuar…!

Çifti i përparuar

Ftesa për në dasmë, ku isha më gjeti,

Një javë para e fillojmë, si dasmat e mbretit.

Rrahën dhëndrin me shuplaka, e futën në dhomë,

Po pret shenjat vjehrra, dasma të vazhdojë.

Dhëndri me të ëmbël, nusen merr ngadalë,

Për çudinë’ e tij, e gjen duke qarë.

Ç’ke moj zemra ime, pranë më ke mua,

Lot  në sytë e tu, jo, un sot nuk dua.

Po,- tha nusja duke dridhur,

Kështu si bëni ju, s’e kisha menduar,

Se un bakllavanë shpejt e kam filluar.

Mirë’, i shpojmë gishtat, i fshimë në çarçaf,.

Pastaj dasma të vazhdojë,ashtu pa merak.

Vjehrra, priste si të tjerët të plaste ahengu,

Nga zemrat e tyre, të thërrmohej pengu.

Pasi morën shenjat, njollat nga çarçafi,.

Than’ të gjithë, njëherësh, trashëgime djalit,…!

Çadra e dashurisë është e kuqe

Të dy në një çadër, fjalët na mbaruan,

Shiu për inat, jo, s’kish të pushuar.

Mbahu pak tek un, se do bëhesh qull,

Nuk të gjen asgjë, ja, kështu më puth.

Puthëm nuk na shohin, puthëm si puth un’,

Puthëm pra të lutem, se të dua shumë.

U puthëm në shi, rrugëve ngado shkuam,

Për ku ishim nisur, e kishim harruar!

Puthëm prapë, i dashur, puthëm si dikur,

Puthëm si di ti, që me dashuri,

Të ngopem nga ti.

Ëndërrimet e dashurisë

Kisha parë një ëndërr,

Duke parë nga qielli,

Lodhesha duke pritur,

Sa çuditej dielli.

Hëna, lozonjare qeshte,

Thoshte -me mua rri,

Se ai që pret, pa tjetër do vi.

Shoqja ziliqare më përgjonte,

Ylli ngado veja mua më kërkonte.

Un’ prisja gjithmonë pa u mërzitur,

Erdha tha një ditë, se shumë më ke pritur.

Mbushesha me ajër, me gaz e me dritë,

Kështu le të jenë, gjithmonë dashurit.

Motivi i ri në dashuri

Kur të mendoj tjetërsohem,

Kur të shikoj përse gëzohem,

Në prekjen tënde përse dridhem?!

Në puthjen tënde, tretem, shkrihem,

Në forcën tënde përpëlitem.

Fibër jam në duart e tua,

Un’ jam për ty, e ti, për mua.

Dëshirën- thua, mos ma pengo,

Kur un’ të puth, mos kundërshto.

Nuk ka vend jo, mes nesh, trishtimi,

Nuk ka kuptim as kundërshtimi,

Le ta jetojmë si vjen motivi,

Motivi ynë, motiv i ri,

Motiv i ëmbël, quhet Dashuri…!

Zemrat e detit

Ne atje u dashuruam,

Vrapuam buzë detit si fëmijë,

Zemrat aty i pikturuam,

Por nuk i gjenim për çudi.

I merrte dallga këto zemra,

Dhe na i kthente përsëri,

Që loja jonë të vazhdonte,

Pa lot në sy, në mrekulli.

Peshqit i merrnin zemrat tona,

Na i kthenin në mëngjes,

Që atëherë e deri sot,

Ti e dashur, gjithmonë veç qesh!

 

Çasti i parë dhe çasti i fundit

Kur u takuam atë mbas dite,

Kokën jo s’e ktheva pas,

Sepse e dija, ti pas meje,

Më shoqëroje me buzë, në gaz.

Ishin takuar krejt pa pritur,

Çasti i fundit me çastin e parë,

Përqafoheshim si të çmendur,

Putheshim, putheshim si të marr.

Numëroja, pllakat e trotuarit,

Pllaka të bardha me mozaik,

Ashtu e lumtur dhe e qetë,

Nga dashuria, nuk pata frikë!

Poezi nga Dionis Xhafa

$
0
0

POEMA POLITIKE 2013

Dionis Xhafa

1

Kryehajdut me bllok në dorë

Shkaktar për katër vrasje,

Më datë 1 prill heq dorë

Ilir Meta nga qeveri e hajnshme.

 

 

Ilir Meta dhe Edi Rama

Dy të majtë, armiq dhe miq,

U bënë bashkë, i bashkoi nata

Thyejnë Berishën përfundimisht

 

Më njëzetë e gjashtë qershor

Ditë e zezë për Berishën,

Në fjalën e tij do të lotojë

Dhe jep edhe “dorëheqjen”.

 

Në krye të shtetit tonë

Pas betejash politike,

Edi Rama hyp në fron

Në një shtet në përpëlitje.

 

 

 

Për së pari herë në jetë

Shoh shqiptarë të ngrihen tok’

“Armët kimike nuk i duam

Që Assadi të na helmojë”

 

Klasa jonë politike

Na la neve edhe një peng,

Një status kandidat ndër vite

Kaq të vështirë për ta vjelë

 

Kosova, zemra jonë

Po mban zgjedhjet e saj lokale,

Ata që në zgjedhje po luftojnë

Këtij populli i kanë sjell veç gajle.

 

Politikan i opozitës

Që kundër doli ndaj Berishës,

Për në Krrabë teksa ngjitej

Sokol Olldashi do të gremisej.

 

Isë Mustafa i Prishtinës

Kryebashkiak prej vitesh,

Nga posti do të zbritësh

Por me fjalë falenderimesh.

 

Njëzetë e një janari,

Më e zeza ditë për lirinë,

Vriten njerëz si zagari

Duke harruar drejtësinë

 

Në Vlorë vriten tre plazhistë

Në një ditë plot me diell,

Taksirat i qeverisë

E nis punën kaq të nxirë.

 

 

Nacionalizëm-komunizmi

Duket se ende nuk është shuar,

Car Dushani, kult nacionalizmi

Mu në Shkup është lartësuar.

 

Një vit “Rilindje” për shqiptarët

Edi Rama kryeministër,

Korrupsion që na çoi zvarrë

Shpresojmë kapak do ti vihet.

 

Viewing all 113 articles
Browse latest View live