Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Poezi
Viewing all 113 articles
Browse latest View live

E BUKURA KANADA DHE SHQIPËRIA IME

$
0
0
Nga Luan Çipi
 
 
E bukur është Kanadaja,
Niagara, shkumë stërkali,
E pa fund kaltëron Ontarja,
Madhështor është Montreali.
 
Fusha dhe rrugë të gjera,
Qiellçarëse, dhjetra kat,
Torontos, të flladit erra,
Në Vankuver je me fat.
 
Pasuri: naftë dhe ar,
Toka buke të pa fund,
Foka dhe arinj polar,
Pasuri me djersë e mund.
 
Punë, respekt e disiplinë,
Ligj i fortë, autoritet.
“Rregulli e mban shtëpinë”,
Mbijeton, kur ke një shtet.
 
Fort e këndshme Kanadaja,
Po, të rish veç për behar.
Në dimër të gjen belaja:
Borë e akull, ngricë acar.
 
Shqipëria, shkëmb e gurë
E begatshme sa më s’ka,
“Grua e bukur pa burrë”,
E pa fat dhe e pa krah.
 
 Ta dini: s’ka si Saranda,
Ngrohtësi, sa zgjat moti,
Vlora, Prishtina, Tirana,
Vende bekuar nga Zoti!
 
Le ta bëjmë dhe Shqipërinë!
Nuk na duhet, veç një shtet.
Burrat guximtar të prijnë,
Ligj e drejtësi të ketë.
 
 
Otava, 10.01.2014

E gezofshi pavarësinë

$
0
0

Poezi

Nga: Ndue Përlala

ndue perlala

 

Mbush nji shekull e sunduar.

Me vargoj roberie lidh’.

Sakatuar, martirizuar.

Kush ta mori ty lirinë?

 

Ndaj Kosovë, agimi yt

i përflakur vjen me gjak .

Ështe ushtria çlirimtare

që lirinë ta solli në prag.

 

Është ushtria çlirimtare ,

është Nato, Amerika .

Ndal i thanë kësaj tragjedie,

të ik tmerri, të vij drita.

 

Por Kosova ka pas ‘ burra

dhe kanë me i dal zot vendit.

Pra e gëzofshi Pavaresinë,

që i erdh si drita e diellit .

 

E gëzofshi pavaresinë,

e ne shekuj ajo rroftë !

Ështe urim i zemrave tona

i gjithë shqipetarëve kudo në botë.

Athinë -shkurt 2008

Pritje

$
0
0

Mehmet Bislimi

 

Pritje

 

tek shtegu i rrugës së Arbrit

atje

të guri i betimit

ku flamuri i lirisë është larë me gjak

ku dikur është bërë fuqishëm

betimit i burrave

atdheut

mos t’ju hymë në hak

 

koha

zbehu fuqinë e fjalës

pritja

kohën ka ngrënë me dhëmbë

nëpër kohë

ndarë e shkapërderdhë

shumë

me shpirt sfilitur

kush këmbëzbathur

kush këmbësor

kush kalorës

kush dërmuar e lodhë

kush i trashë

kush armatosur e mendjehollë

kush me taborre të shpartalluara

kush me pushkë lirie në dorë

në pritje

të kushtrimit

drejt rrugëve të bashkimit të kombit

të guri i betimit

si dikur

betuar në atdhe e flamur

 

nga shpirti ynë i madh

kemi dhënë ditët e motit

ikën ato

nuk kthehen më

me besimi e madh

para atdheut e zotit

bijtë tanë

mbrapa nuk e kthejnë

fjalën e dhënë

dalzotësit e kësaj toke

janë ende gjallë

 

nuk duan të besojnë

se

do shteron liqeni

se moti shi nuk po të sjellë

se bora nuk po bie në stinën e vet

se breshëri nuk po të vret

se rrufeja aty ku duhet

nuk po godet

dikush hëngri fjalën e dhënë

dikujt fjala në fyt i mbet

dikë do ta vras guri i betimit

dikë mllefi i zhgënjimit

 

e saktë

nuk po gjejmë një pikë uji

për të larë faqezinjtë

pusi i qytetit shteroi

radhë e larjes u bë e madhe

Kosova gjak ka

për të gjithë

uji nuk ka

janë aq shumë që duhen la

 

Janar, 2014

Mehmet BISLIMI

Koka e Djallit

$
0
0
Kozeta Zylo

Kozeta Zylo

 

Keze Kozeta Zylo

 

Dhe heshtin zemrat me gjak të shprishur,

siç heshtin meitët, të pakallurit në varr,

frikshëm më endet në mjegull papritur,

Koka e djallit, qe të lë pafjalë.

 

Dhe ecën ai mbi hijet e natës,

të përgjumurit i mbyt nën kthetrat e tij,

të çmendurit i bekon brenda faltores,

dhe i shumon ata në qindra mij…

 

Në këtë sarkofag të kobshëm të frikshëm,

si lëndë kimike janë përzier jashtë,

nga reaksioni i tyre me sy të habitshëm,

më shfaqet Dantja, me Ferrin bashkë.

 

Fantazmat e tyre në rrethe të ndryshme,

s’i numëroj dot, jane me shumicë,

mundet që Lira me shtatë tela e Orfeut,

të magjeps dhe Djallin, të mos ngjallë frikë…

 

1 shkurt, 2014

Staten Island, New York

 

Marrë nga libri me poezi për botim së shpejti

 

Poezi nga Teuta Sadiku

$
0
0

Qytet shteti im

Larg duart prej qytet -shtetit tim,
 ai qytet ka në themelet e tij   Rozafatën,
ah sa shumë iu avitën mureve të zemrës
 luftëtarë, princa dhe mbretër të botës
  e mban mend ,
 kur nuk arritën dot ta shtinin në dorë
u futën brenda  kalit të drunjtë
 dhe e dogjën të gjallë përbrenda.
Larg duart prej kështjellës të qytetit -shtetit tim
mos guxo tu afrohesh as portave të zemrës
nuk është aq e lehtë të presësh rrjedhën e lumenjve të tij
 në dejet e tij  buron një Aos i  përbrendshëm.
 
  Lulja e eger

Lindi një ditë prej ditësh
mes rrezeve të diellit të vranët
Sapo hodhi shtat ,
të gjithë mbureshin, sepse ishte meritë e tyre
që ajo ishte aq e bukur, e brishtë .
Kur nxori gjethet e para
të gjithë u krekosën për hijeshinë e saj
kujtonin se ishte vetëm e tyrja ,
dhe do ta bënin si të donin
ta këpusnin, ta vyshknin , ta dhuronin si plaçkë.
Ajo nxori fjalët e para në petalet e saj ,
nga buzët flakë të kuqe.
Kur bëri një hap jashtë oborrit
ia lidhën krahët edhe këmbët.
pas trungut,
deri këtu e ke cakun ,i thanë.
Për tu mbrojtur ajo nxori thonjtë- gjëmba në duar
prej krahëve të sfilitur mes shpërgenjve të trashë.
Kur gojën ia kyçën
ajo shpërtheu në gonxhe e gjitha,
plot 18 sythe ishin,
në kulmin e lulëzimit të saj.
U gjend buzë kanalit të jetës
pa aromë, pa lulet e kuqe ,
pa petalet e saj nëpër krahë.
Në shenjë kujtimi ne njerzit
i lamë një grusht heshtjeje,
pa fjalë …..
Armpushimi
Dhe tani armëpushim.
Më duhet të bëj bilancin e municionit në dhomat e zemrës,
në sirtaret e mendjes dhe në depot e fshehta të shpirtit ,
Pastaj  të numëroj plagët e hapura
 dhe ato që mezi mu mbyllën eshtrave të trupit ,
 gërvishtjet mbi lëkurë me penë  të mijat
dhe tatuazhet që më lanë kujtim të tjerët
Më pas të mbledh në tufa pikat e gjakut dhe të lotëve në fashot e muajve, ditëve ,orëve.
 Më duhet  të shkoj deri në fund  prej nga erdha
 atje tek ngushtica e udhës ku viti mori kthesën
me dashurinë vetëm për vetëm,
të bëj raportimin e hyrjeve dhe daljeve të ndjenjave në vetevete
 dhe pastaj të marr rrugëtimin
 drejt stinës së radhës të jetës
  Ballkansja
Oborri para shtëpisë ishte i madh për vazot me lule,
për pemët e harlisura plot me fruta,
por kursesi për hapat e saj të lagura ,
 për duart e rreshkura nga ujët
 as për llërët plot shkumë sapuni të sajt.
Ndaj që herët  ngjitej lart në tarracë dhe nderte teshat me nga një kapsë .
Dhe shtegtonte në hapësirat qiellore,
si të  arratisej në qiellin me ndërresa gjithë njolla që prisnin atë për ti larë.
Mendimet i paloste në mbrëmje me kujdes
pasi i hekuroste në orët e vona në kudhrën e nxehtë,
 i fuste  një nga një në sirtar.
Hipte dhe zbriste në tarracë vetëm e vetëm për të parë ngjyrën e artë të dashurisë
që kurrë nuk e pa .
Mendimet për tu arratisur nga foleja në atë tarracë
nga vjeshta në vjeshtë u zverdhën.
Dhimbja ishte  shkrimi më i vjetër i saj  ,
ishte një papirus më vete
me heroglife që askush nuk mori mundimin ti zbërthente.
Në mbrëmje  do të ngjitej prapë në tarracë
me nallanet që i kërcisnin në vend të takave që kurrë nuk i veshi.
Do të shkonte të kuqtë  në buzë që vetëm ditën e martesës kishte vënë.
Nesër,
nesër do të bjerë shi dhe do të lahet vendi.
Me siguri pas shiut
ajo do të ngjitej në tarracë të nderte ëndrrat e saj
 tia hiqte fatit çorapen e nailontë e tia grriste në sy
e  ta çlironte  dashurinë prej hekurave  të ngujimit
ku mbahej peng  që prej kur……
Ndërtimet e jashtligjshme
Vërtet, o njeri,
se nuk të pyeta,
si po ja çon me biznesin e ndjenjave?
Dëgjova se përveç vijës së drejtë,
para shtëpisë,
ke hapur dhe një paralele,
msheftas.
mësova se të gjunjëzoi pendimi
të paktën i shleve gjithë detyrimet e jetës ?
A të ndihmon harresa të gëzosh përjetimin?!
Kur të bësh  hyrje -dalje- në protokollet e  Erosit
më thuaj me dorë në zemër çfitove,
apo  i humbur nga tregu i ndjenjave dole?
E marta
E marta nuk ndryshon shumë nga e Hëna
veçse kur ja shoh një kabinë .
Alo , alo më dëgjon?
Alo,matanë ledhit po flas
Nuk më dëgjoni?!,
çfarë?!, i ranë bateritë largësisë,
përveç syve që i kanë ikur ,
tani edhe veshët e lanë?!
si ? si ? Ç’farë?
të ulem në gjunjë zvarrë e ta stakoj në zero?
Po ku të vete më, moj zonjë, zotërri ç’farë jeni
këmbadorrazi jam .

Më poshtë ?
Po ku more vëlla
më poshtë,
po ku më poshtë?
më poshtë flitet se është shtëpija që ndërtoi Dante Aligeri,
Ferri .
Po ku rroni ju more zotni,
po as atje s’të lenë të hysh pa vulë e kartë.

Po e provoj të hyj me dokument skarco.

Alo mama,
Po tani më dëgjoni?
Urdhëro,
po unë jam ,
emigrantja,
ju lutem më lidhni pak me mamanë

Kë numër mora?
Parajsën ,lart
atë më dhanë.
Nuk është aty?
Duhet më fort të ulëras,
për të lënë një mesazh.

Thuhet se POLICIA po bën pastrim
ka vënë fshesën e po mbledh <mbeturinat> rrugëve.

Është urgjente ndaj..,
thojini se
pashë në ëndërr që vdiq dhe unë
fëmi i vogël i shurepsur ,
jam bërë qull nga frika deri lart
akoma ujët nuk është tharë.

Tani të vijë e ti ndrojë shkresurinat- pelena.

Po s’pati mundësi, thojini
se u rrit, është bërë e madhe frika
se do vijë gogoli të më hajë
po se hëngra kafshatën në heshtje,
pa bërë fjalë.

I thoni vërtet u rrita,
u poqa,
kohën që më ka mbetur
do ta zgjas e zgjeroj
shpirti ka akoma nga brenda astar.

Bëjini të fala shumë mamasë!
Do mundohem ta marr nesër,
mbase e gjej dhe flas.

Dora e cunguar
Ende i ka në vesh fjalët e nënës:
bir, sill brënda kur të vish një krah me dru.
Fëmija nuk e haroi porosinë
iu afrua pyllit plot enigma
pa  me sytë e tij se si  pemët në tokë ishin shtrirë.
Iu afrua pyllit edhe më shumë,
 bëri të kapte një enigmë të tij
dhe iu kujtuan fjalët e nënës:
bir,  sill brenda një krah me dru.
Po tani?!
E rahu pyllin me të voglën këmbë të tij
po kurkund nuk gjeti një krah me dru
të gjithë drurët e pyllit ishin shndruar në duar
më saktë në një dorë të cunguar
që  ashtu e gjakosur  siç ishte
zgjaste gishtat drejt fytyrës  e kërkonte nëpër terr të pyllit
 vetvetes tia nxirrte prej zgavrave sytë e plasur prej hutimi.
U përkul me dhimbje në gjunjë
e mori ndër pëllëmbësh dorën e cunguar dhe e çoi në shtëpi.
Sa shumë ishte plakur nëna e tij ,
ashtu e  shurdhët dhe e verbër nga sytë,
pranë vatrës priste fëmijën të sillte një krah me dru.
E lëshoi krahun me dru pranë vatrës
për më saktë ,dorën e cunguar e vendosi mbi prush
 dhe zgjati duart e mardhura prej acari drejt zjarrit.
I hoqi me shpejtësi
kur pa se dora e cunguar mbi prush
 u përlot ,
ridhnin pikë-pikë lotët prej zgavrave bosh të syve.
Tani nuk dinte vërtet  mbi ç’zjarr ti ngrohte duart
 kur pas shpine  i kumbonte zëri i tellallit të qytetit :
 -Mos ndizni zjarr  me dru se na helmuat !.
 -Mos nxirrni prush  mangalle se do të vdisni !!.
 - U shofshi nga faqja e dheut me gjithë oxhakët tuaja !!!.
I hoqi sytë prej zgavrave bosh të dorës së cunguar në vatër
dhe iu afrua retinës së syrit të qytetit.
Shikimin e ndali tutje tek pylli  i rrëfenjave
mbuluar  me vellon e kuqrremtë të reve mbi vete
me pemët e shtrira  pa jetë për sheshi
villte  vrerin,
 e nxirrte prej barkut e stomakut  të vet gjithë helmet
që brenda u munduan tia fshihnin prej qytetit .
Sa i tmershëm i dukej tani pylli iKësulkuqes, i Gretës
asnjëherë, askush nuk  mundi tia zgjidhë enigmat ,misteret
ashtu dhe nëna e tij përrallat më të bukura ia vendoste pyjeve
atje ku pemëve u pritet koka dhe u nxirren sytë
për të mos rrëfyer të vërtetën.
Mbi ç’zjarr ta vinte dorën e cunguar të ngrohej ???

Kutija e ngjyrave

Ti flet  përçart në gjumë qyteti im
për  tmerin prej ngjyrave të bojës që ty të ka zënë.
 Ja pothuajse si  dje,
 bërtiste një saç televizori  tutje nga  qendra :
 e kuqja , e kuqja të  shfaroset
na hipën gjaku në kokë sa herë e shikojmë.
Rroftë bluja, bërtiste dje një tub sobe
kur pa pritur pamë prej  saj të ngrihen lart dy gishta ,
blozë.
 Sot,nga ana tjetër e rrugës
një trung peme  ulëriste me sa kishte në kokë:
Jeshilja , s’të ka faj , ajo bushtra
nga na mbiu e s’na shqitet si krisje ,në oborr .
Ti nuk fle qyteti im,
prej kohësh,
ti je shndruar në një kufomë.
Qyteti im ,
 edhe  unë pragu yt
 smund të mbyll sy  e të flë me ustallarët nëpër këmbë
 që hyjnë e dalin e veç rrëmujës që nga pas lënë
nuk po e zënë dot pikën ku strehëza jonë pikon.

Parashikim moti

Dëgjoj dënesen e shekullit
lotët e stinëve më kot përpiqen të shuajnë zhuritjen .

Vetëtima mllefi shkrumojnë pyjet  e mendimit
Një shi  tmerri vërshon në korren e plasaritur të identitetit
Haneve të kujtesës gjuhët  përpëliten.

At, ndiz  kandilin e baladave
Nënë, mos e hiq dorën nga djepi.

 

Si do të dalim nga ky qytet

Gjithë portate qytetit ku banoj janë  mbyllur
këtu perdet, shpresa i ka të ulura
trishtimi ëndrrën ta rrëmben nga duart
njerezit e mi akoma udhëtojnë në kuvertën e anijeve
në trenin e klasësit të tretë
shumica marrin malet më këmbë
me komardare i dalin bregut matanë, të tjerë.
Gostia e vuajtjes akoma ska mbaruar.

 

Me hijen time
Po ecja me hijen time,
përcjellë vetëm nga vetja ,
me të rëshqas.

unë gjithnji më e zbehtë
ajo gjithnjë më e gjatë.
Më çon ajo
unë udhëhiqem,
jo , më saktë e ndek nga pas.

Mështeknat e zhveshura buzë rrugës
gishta të bardhë e të lëmuar
cakun e dinë
më mirë se unë,symbylltas.

Kurse unë kam frikë nga hija ime ?!

 

KOHA PËR SHPËTIM

Kur rrethi vjen e mbyllet përfundimisht
unë vesh vetminë ,të rrjepur tek mëngët
të vetmen xhaketë që më pëlqen tani për tani,
si dhe shallin e hedhur supeve prej të ftohtit të kohës.

E shikoni kam ndryshuar shumë,
sipas motit
si mobiljeve që ua ndryshojmë vendin.

Kafen nuk e pi më në shtëpi,
poezitë i shkruaj rrugëve në mendje
se zhytem aq thellë në mendimin tim
mbytem,
dhe kërkoj dorën e njeriut të më nxjerri.

Çfarë shkruaj?!
Faqe të tëra
po pastaj i gris,
se një pjesë e njeriut është ciflosur në shpirt
të tjerët janë thyer prej kohe
dhe më mundon mendimi
a do të mund coprat tua ngjis
po atje ku për ta kujtova se u përpoqa
isha unë ajo që shpëtova.

Ndaj shkruaj fjalë.
se Njeriu është lodhur me matematikë,
numra, borxhe, hua bankare e kështe,
ah, të mundja të krijoja jetën si pazël
e njerzit të luanin me të
e si fëmijë nga e para ta ndërtonin.

Po jashtë edhe kur sështë ftohtë,
bie shi.
E pikat e shiut
rrathë bëjnë në tokë.
Rrathë që hapen , hapen
e mbyllen përfundimisht
si prangat e vëna në duart tona.

 Rrethi i Jetës

Ra siguresa e dritave për një moment

Që zgjati një shekull

Dhe akrepi u tërhoq në një  të errët kënd

Atje ku  merimanga e shpirtit

thurr pëlhurën e saj me fijet gati të padukshme  të mendjes.

Në atë qetësi të shtirrur prej terri

unë njeriu  nuk mund të shtrija dot këmbët.

Pashë me sytë e mija frikën si zmadhohej

kur mbështillte  si foshonjën në pelena muret e zemrës

ankthi, vakumi I kohëikjes prej vetvetes mbi mure tregonte

se ajo çka nuk mbushej ishin plagët e Dëshirës  që kullonin.

 

I mbledhur skrupull brenda vetes

Mes rrënojave të antikitetit

kishte mbetur dhe një kohë vend për Spinozën me teorinë e vet.

Me një përplasje të qerpikëve të rreshkur

ndrroja kanalin ku  shihja pamjet,pasuri, pushtet. .dashuri.

Kur nga lart u dëgjua një tingëllimë monedhe

Pranova të groposeshin brenda meje të gjitha helmet.

Kjo ishte faza tjetër

Vetëm e vetëm ti të më dashuroje .

Dhe rashë në krahët e dashurisë pa ndjenja.

Nuk ishte as Parajsa e Zotit as Ferri i Aligerit

Ishte veç një vend midis fantazisë dhe realitetit

Ku secili prej nesh me gjëmbat e vet

do të shponim njeri- tjetrin.

Me gjakun që do të derdhej

do të përpunonim floririn e unazës që do na bashkojë.

.

Kaq ishte,

në fazën e fundit u mbyll rrethi.

Nuk ishte gjë tjetër veç kishte bërë masë korrenti.

Kur erdhën dritat dhe u zbardh vendi, ishte vonë.

Helmet toksike  në barkun  e mitrës filluan të vepronin

As Dashuria as Urrejtja mes gjakut që derdhëm nuk mjaftonin

për të jetuar në të florinjtin rreth të Zotit.

Në fillim duhej të hidheshim në vakum

pastaj  pasi të nxirrnim krahë , të fluturonim.

Vdekje nuk ka ,

na paralajmëronin.

Cikël me poezi nga Raimonda MOISIU

$
0
0
Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu

1-Pickim i grenxës…..

Shërohet pickimi i grenxës,

I grethit,

I merimangës,

Që zë miza me rrjetën-fole….

Po pickimi i hidhur i gjuhës

Me se?!…

2-Sikur

Sikur të mundje,të më thoje,

Edhe njëherë si atëher’,

‘Sesa e bukur ti më je…”

Por, ah,nuk mund…Të mbahet goja,

Dhe fajin vetem ti e ke…..

Më fal të paktën një vështrim,

Më shih në sy e fol me sy…

Mos jem e vetme në guxim,

Po të guxojmë që të dy…

Nuk paske faj? …Po kush e ka?

Që po më cmend, po më lajthit?

Vetë pritja ime, ja,u tha

Me sot e nesër, prit e prit…

Po unë e di, kur bie e fle,

Nuk je i vetëm kurrsesi.

Aty, pranë teje sec më ke,

Sic je prane meje edhe ti…..

3-Sakrificë

Eh,kjo loja ime lozonjare,

S’vjen prej shkelje syri si prej xixe.

Unë kam mall për prekje ledhatare,

Unë kam mall për ndjenja sakrifice..

4-Dielli

Dielli lart vetëm ngrohtësirë dhuron,

Dhe….

Edhe një beduin i përvëluar

për një pikë ujë mes shkretëtirës,

Edhe nëse është duke vdekur nga etja,

Nuk mundet dot

të nxjerrë nga goja,

As edhe një grimcë urrejtje,

Për diellin…

5-Kërkoj…

Kërkoj një dritë,kërkoj një strehë,

Kërkoj një ëndërr të më njohë.

Në jam e dehur,të më zhdehë,

në jam e ftohur,të me ftohë…

Kërkoj një shpirt si shpirti im,

Të më gazmojë, me fol e qesh,

Ta kthejë hidhërimin në gëzim,

Ta puth te buza që i qesh…

6-Shqipe e plagosur-

Kam parë një shqipe të plagosur,

Gjakun e saj nëpër gurë të cërkitur.

Mundohej,ashtu e gjakosur,

të mbronte zogjtë,me sqep duke klithur…

Kam parë dhe korba…Dhe shpendë të tjerë,

Që vështronin Shqiponjën me sy të frikur,

Sikur prisnin,të vdiste ajo e mjerë

Zogjtë për t’ia cukitur…

Vdekja e saj

Do të ishte e Shqiponjtë…

Po nuk vdiq,

Për të mbrojtur zogjtë…

7-Kur vret nje puthje….

Për fat të keq,në botë ka vrasje,

C’të them për to?…Nuk më vjen mirë…

Po më e keqja vrasje-ngasje-

Kur vret një puthje të dritherirë…

Se vjen një ditë,se vjen një cast,

Kërkon ta gjesh e s’e gjen më,

Një angushti krejt e marraztë,

Si komb në fyt ajo të zë…

E vrarë ndjehesh bashkë me të

Raimonda MOISIU

Hartford CT USA
Janar 2014..

 

AG’ E DRITË JE, O DRITËRO!

$
0
0
Ramiz Lushaj
 
AG’ E DRITË JE, O DRITËRO!
Ky mbiemni yt – Ag
Je emni ynë- Dritëro
U thinje djalosh i kohës,
Vepra jote po ujëvaro…
Si Prespa e lindon Ohrin
Dhe Ohri jep lumin Drin
Pena jote, Dritëro Agolli
Lundro mbi Letërsinë.
I mblodha gurrat e fjalëve,
M’u hepuan sa një liqen
Dhe i ndeze turbinat, o devolli,
Si rreze drite për këtë vend.
 Kaq i bardhë kreshton
O vargmal i vendit tim
Bardhësia e shpirtit tënd
Na hulmon tok me poezinë.
Në Qiellin e Letërsisë
O djalosh: lundro, fluturo.
Herë si mal, herë si liqen,
Ag e dritë, je o Dritëro!
 
Dibër e Madhe, 3 mars 2013

Poezi nga libri “Pasazhi i Çlirimit”

$
0
0

Poezitë janë përzgjedhje nga libri i autores Mona Agrigoroaiei “Pasazhi i Çlirimit”

1

BAC, NUK U KRY!

 

(Kushtuar Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, Adem JASHARI)

Bac, nuk u kry!

Betimin nuk e kemi përmbushur…

Se Shqipëria Etnike akoma është e ndarë;

Dhe, në kolonizim kërrusur,

Duan për ta vrarë!

 

Bac, nuk u kry!

Duan të të mashtrojnë,

Nëpër tubime të të shpërdorojnë!

Pushtetarët maskarenj,

që nuk kanë ideal;

Por, që veprojnë sikur një djallë!

 

Bac!

Në rrugën tende ne do të ecim,

Përkushtuar do të shkundim zinxhirët e përbindëshit!

Për Atdhe jemi të gatshëm të vdesim,

Por, kurrë më në prangat e pushtuesit.

Bac!

Dhe, sikur një zë i rreptë më foli,

Shpresë të fortë më solli:

 

“Bijë, mos u dëshpëro

Mua aspak mos më vajto!

Se maskarenjtë nuk janë të përhershëm,

Shqipëria Po!

Atdheu ynë i pathyeshëm

Në kolonizim më JO!

 

Gjaku im kurrë s’bëhet ujë!

Thuaj atyre që bëjnë vetëm bujë:

Se unë s’kam rënë për gjoja <<pavarësi>>

Me gjithë trupin e me hundën thellë nën Serbi!

 

Mu në strofullin e ujkonjave do të godasim

Mu atje ku iu dhemb më së shumti do t’i pëlcasim!

Dhe, mbi greminat e shtigjeve do të ngrihet

Shqipëria Etnike, diell që nuk venitet!”

 

Rumani, 1 nëntor 2013

 

HARUN ALIUT

 

(Në 3-vjetorin e rënies së tij heroike)

 

Kreshniku Harun u frymëzua

Që idealin ta ndjekë pa pushim

Për liri e atdhe ai u mundua

Jo për marrëveshje pa çlirim.

 

Në Ohër shkau ka mashtruar

Se do të jepte << të drejta>>

Haruni jo, nuk është dorëzuar

Ai e dinte se çka është e vërteta.

 

Haruni e dinte se shkau s’ka besë,

Se për liri e kemi një shpresë,

Prandaj rrugën e ka vazhduar

Rezistencën nuk e ka pushuar.

 

Fort goditi dorën gjakatare

Në luftën çlirimtare

Dhe pas saj, deri në flijim,

Një jetë e tërë për ribashkim.

 

Rumani, 12 maj 2013

 

 

 

TAHIR DHE NEBIH MEHËS

 

(Në 32-vjetorin e rënies së tyre heroike në Prekaz të Drenicës)

 

Kur lukuni e bishave policore

Rrethoi kullat e Drenicës,

Ju qëndruat me pushkë në dorë:

Si bijtë e Azem Galicës.

 

Në <<ditën e milicisë>>

Horrat erdhën për t’u krekosur

Ju dhatë shembullin e trimërisë

Ju gjetën të armatosur!

 

O Tahir e Nebih Mehë!

Shqiponja që fluturojnë,

Yje që shndërrisin  e luftojnë

Kundër qenit vrasëtar që leh.

 

Lehja e tij s’po na frikëson.

Ashtu duhet ta kuptojmë:

Me guxim na frymëzon

Shqipërinë ta ribashkojmë!

 

Rumani, 13 maj 2013

 

 

<<Atdheut të mos i shërbesh me fjalë!>>

 

(Poezi kushtuar dëshmorit Naser Krasniqi me rastin e 14 vjetorit prej rënies së tij në fshatin Ratkoc të Kosovës)

 

Zana e natës në lindjen e Naserit kaloi

E me zë përallore kështu kumtoi:

<<Nëna të lindi, more djalë,

Që atdheut të mos i shërbesh me fjalë!

Por me vepra heroike

Për ribashkim të trojeve etnike.>>

 

E ky fat e ka ndjekur

Fuqia e tij kurrë nuk është mekur.

Gjithmonë në rrjedhat përparimtare,

I drejtë e me frymë bujare.

 

Syri i keq i bishave pushtuese

E vështroi me poshtërsi

I përballuar me kriminelin

Ai iku në Gjermani.

 

Kur kushtrimi në Kosove ra

Naseri në atdhe kthehet

Gjerdan fishekësh në gjoks ka

Në Ratkoc dëshmor bëhet.

 

U dridh toka e u bë errësirë

Zana e natës prapë mori ngjyrë

Në rënien e tij, e luftëtarit,

Në rënien e Naser Shqiptarit,

Ujë të kthjellet nga kroi i mirë,

Ushtarëve trima u dha

Në këtë rrugë të vështirë,

<<Mposhtni armikun!>>, fort u tha.

 

Dhe u zhduk në errësirë.

 

Rumani, 5 qershor 2013

 

 

QIELLI U SKUQ!…
(Poezi kushtuar vëllezërve Gazmend e Blerim Lokaj në 15-vjetorin e rënies së tyre heroike)

 

Në Prejlep, familja Lokaj
E përndjekur përherë
Se bleu tokat e malazezëve,
Pesë toka përnjëherë.

U mor peng dhe u burgos
Nga pushtuesi serb u pa
Gjithmonë me sy të keq,
Gjithmonë kërbaç iu dha.

Gazmendi e Blerimi
Që të rinj nuk pranuan,
Në ushtrinë vrastare të shkaut
Ata nuk u inkuadruan.

Ata pritën me gëzim
Vetëm ditën e betimit!
Kur në UÇK u rreshtuan
Për idealin e ribashkimit.

Por dielli u shua një ditë
Kur Gazmendi në Prejlep ra
Qielli u skuq pastaj
Kur Blerimi në Dranoc u vra.

Dy vëllezër trima me fletë
Me përkushtim të madh luftuan.
Ata nuk dorëzuan lehtë

Të armatosur në dhëmbë qëndruan.

Rumani, 5 qershor 2013

 


VEHAP XHINDOLI SHKRIMTAR

$
0
0
Poezi nga
Nga Luan Çipi
 
 1
Sot doli, mes burrash foli,
Veshur bukur, fjalë urtë,
Peshngritsi Vehap Xhindoli,
Dhjetë vjet n’ krye, absolut.
 
Pesëdhjetë vjet sporte të rënda,
Ngritjepeshe e akrobaci
Kush e dinte ç’ ziente brenda
Mendja, zemra, shpirti i tij?
 
Ligjëroi në pesë gjuhë,
Bukur tingëlloi frëngjishtja
A s’ më thoni ç’ brumë mbruh,
Kaq i saktë te gjermanishtja?!
 
Pas shqipes në rusisht
Gjithë kohës në lexim,
Studioi me ngulm anglisht.
-Je a s’je, ti, shoku im?
 
Shok e mik, po tjetër lloj.
Ne e gjykuam për hekur,
Vehap Xhindoli i sojmë,
Krahëfort e mendjepjekur.
 
Fjalë t’urta, proverba mbledh,
Përkthen, boton shqipëruar,
Më të mirat ndan e zgjedh,
Vepra, disa gjuhësh shkruar.
 
Otava  Kanada, 25 Janar 2013

Poezi nga Musa Jupolli

$
0
0

Poezi

Nga: Musa Jupolli

Musa Jupolli

Musa Jupolli

Gjuhë shqipe 

shpirtërore
gojore
ajo e letërkëmbimit
kjo gjuhë arti

gjuhë shqipe
lule me fletë
në lindje rreze Dielli
gjumin e ka t’ ëmbël
kjo Poemë ngjyrë jete

ta ruajmë këtë Dritë
mos të na vërbohën sytë

gjuhë shqipe
Bletë në lule me fletë

mos ke frikë gjuhë ime
me lot’ lulet do ujiti
gjuhë mjalti aromë
gjuhë shqipe

________

O Shqipëri, pikën askush nuk mund të ma vë

Për atë të Madhin Gjergj
Veshur me rroba Lirie
Vargu im në kujtesë

Pikën askush nuk mund t’ma vë
As pashë as parti
As ti i ngjyrës me ideologji
As mbretëri e trillimeve
As politikë e trishtimeve

N’ atë gurë themel t’ Arbërisë
Pena ime ka lindë
Për ndritësim të historisë

Or ti i ndikimit paksim
Taksim i lehtësimit
Ultësisë në mes t’ udhëkryqit
Mos or i humbur
Në rrjeshtat tu të pa vlerë
Pikën nuk e ke fuqinë
T’ ma vësh n’ Atdheun tim

N’ filozofinë time
T’ idealit për t’ ardhmën
Me zë Hyjnie
Yjet me ushqejnë

N’ udhëtime
Pallate e t’ Oborreve
Ku mu ndanë trojet e mia
Aty mu aty vura emrin tim
Lirinë e Shqipërisë e konfirmova
Me të dhëna të historisë

Or ti pikën hiqma
Nga ai fjalor i pa kuptimësisë

Zëra të thyer
Artistik-poetik
Ai i natyrës
Është dhe mbetet i bekuar

Pena ime është art
Pena ime është e artë
Pena ime në dashuri t’ Atdheut
Pikën askush nuk mund të ma vë

Gjergjit iu betuam sot !

Buzë Vjosës

$
0
0

Poezi

Nga: Teuta Sadiku

 

Të lagura deri në palcë dhe mendimet e mia

të kap autobusin e linjës së fundit shpejtoj.

Do iki,

erdhi çasti ,

E di Aosi im,

Poseidoni po të nxjerr shkumën  e dallgëve nga goja  .

 

Ti, Vjosa ime,

këtu do të mbetesh

buzë brigjeve të tua të thepisura nga dertet

do të mbledhësh në prehrin tënd shekullor  lotët

që nga sytë e mërgimtarit bien breshër.

Ty,

borijet e makinave do të çajnë timbanëte veshëve

mjegullës ditë e natë përmatanë pacarelës vështron

po asnjë fugon , asnjë autobus asnjë taksi

nuk do të mund  të më sjellë pranë teje dot.

 

Ti, Vjosa ime ,

netëve mbështillu me hijen e rëndë të Gurit tek qoshku

si statujë më këmbë mbi dallgë qëndro

me buzën e mavijosur të brigjeve të tua

me rërën tretur,

mbetur në gojën tonë.

 

Mua ,

me pallton e rënduar nga hallet mbi supe

valicën me ëndra të vrara  lindjesh,në njërën dorë

në tjetrën një grusht dokumenta të  skaduara

kështu mbase gjithmonë do të më kujtosh.

 

Unë,prej vitesh udhëtoj rrugëve

me shikimin tretur tutje në kurmin tënd

ulur në sediljen e linjës së fundit në Larisa,

atje në të emigracionit të largët stacion.

Haxhi Muhaxheri – Nga fletorja e një adoleshenti

$
0
0

1

 1. LUMENJTË E ZEMRËS

 Ditët rendin mbi njëra tjetrën

 E dashuria më përvelon

 Fjalë e pathënë keqas më tretet

 Edhe pse në shpirt ngahera më vlon

 Mendjen ma lexon moj lehtas si në përrallë

 E mallin e fshehur heshtja jote e kall

 Një frymëzim i dehur seç më rrjedhë damarëve

 E lumenjtë e zemrës ndizën flakë

 Kur një ditë prapë bashkë të jemi

 Diellin vjedhurazi do e fus në gji

 Vargjet në letër do të përligjen

 Në këngën qëkurthi filluar për ty

 2. LEGJENDA PËR DASHURINË

 Në malin e harrimit

 Ndrit një yll

 Që shëron

 Plaget e shpirtit

 Në thellësinë e zemrës

 Mbin një trëndafil

 Rreze e fshehur për ty

 Në rrugët

 Që humbëm

 Shkruhen

 Legjenda për dashurinë

 3. YJET DO NA KENË ZILI

 Edhe pse udhët na janë ndarë

 Ne bashkë jemi

 E dashur

 Frymojmë nën të njëtin qiell

 I njëjti diell na ngrohë

 Moj

 Në ëndrra shpesh takohemi

 E dashurisë

 I japim shpirt

 Orët po luten për ne

 Të gjitha nyjet

 Do të zgjidhen

 Prapë kemi për ta lozur

 Vallën e Psherëtimave

 E yjet do na kenë zili

Haxhi Muhaxheri lindi më 4 qershor 1967 në Kosuriq të Pejës – Kosovë. Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese “Pena”, kryeredaktorë dhe bashkëpunëtorë i disa revistave dhe gazetave.

Veç gazetarise, shkruan edhe poezi, tregime dhe kritike letrare. Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Është themelues dhe udhëheqes i Portalit “Ora shqiptare” dhe i Revistës elektronike “AlbPlanet”.

Që nga viti 1999, jeton dhe krijon në Austri

Elegji per Gjok Becin

$
0
0

Ndue Perlala

 

Bjeshkete e lartaleshojne piskam

Lumi Fan shkon tuj gjemue

Qofsh e zeze ti moj Tirane

Per Gjok Becin cfar po thue …???!!!

 

Nane Mirdite ti ngrije koken

Per djal tan qe sot po ndahet

Si ma i miri nderoj votren

Eshte zambak qe kurr nuk thahet .

 

Mblidhuni zana te shqiptarise

E ne tradite ligjerime leshoni

Per fishtjanin e poezise

Siq e don nderi i kombit .

 

Larg kam ndodh ketu ne mergim

Krah prej shpendi jo nuk kam

Por po shkruaj me mallengjim

Si kujtim Gjokes me ja dhan.

 

Edhe ne qofte se ndonji lot

Ne keto vargje do shikosh

Do me falesh se dhe me i forti

Edhe ne qofte se ndonje pike loti.

Viewing all 113 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>