KUJTIMI I FUNDIT I KËTIJ VITI NGA VLORA
Poezi nga Nga Luan Çipi
NJË KALA, QË MË BËN TË MENDOJ
Nga Luan Çipi
Për origjinën e lashtë meditoj me respekt,
Madhështia e një Kalaje më mrekullon.
Edhe pse kam lindur në Vlorë, në bregdet,
Gjirokastra e gurtë, nga gjumi më zgjon.
Të jetë Argjiroja e ëndrrave, që më shfaqet me natë
Dhe më thërret e përmalluar në “Qafë të Pazarit”,
Të përshëndes Bajon e ditur dhe Çerçizin flokë gjatë
Apo, të sodis mustaqet gjer në vesh, të Çelo Picarit?
Gjigand më fanitet në Muze Gjin Bue Shpata.
Bashkë janë emblema e tij me penën e Kadaresë,
Aty pranë shoh librat diturore në rafte të gjata
Të Çabejit, Nexhatit, Agim Shehut dhe të Musinesë.
Aty janë, dorë shtrënguar, Frashërlinjtë dhe Anton Zako,
Vedat Kokona, Xhevat Kallajxhiu dhe Branko Merxhani,
Enver Hoxha, Bedri Spahiu, Baba Selimi, dhe Hito Çako,
Avniu, Lamja, Shemshiu, Adil Çarçani dhe Omer Nishani.
Idetë e besimet i kishin deri kontradiktore,
Po arsim e kulturë sollën e mbartën në të katër anët
Dhe pse u ndanë e u vranë në Luftën e Dytë Botërore
Kur, ca u bënë me Sllavët, të tjerët me Angloamerikanët.
Po, Shqipërinë e deshën tej e tej, të begatë dhe të madhe
Dhe për të u përpoqën me pushkë, me kazmë e me penë,
E çliruan, i lëvruan gjuhën dhe tokën, i qanë derte e halle
Aty ku ishin: djathtas a majtas, me Zotin, apo pa fenë.
Kjo Kala e Madhe, nga rrebeshet s’tundet,
Gjëmon, me këngë e valle, burgu dhe mburoja,
Model për shqiptarin, që s’lodhet e s’mundet,
Në flijim themelesh: Bulja dhe Argjiroja.
Vlorë, më 15.10.2013
ME DRITERO AGOLLIN
Nga Luan Çipi
Më shfaqet çdo ditë Dritero Agolli:
Thesare të rrallë, nga thellësitë nxjerrë,
Nderon mëmëdheun, baltën nga Devolli,
Ky poet i shquar, mendimtar me vlerë.
Tituj librash, poezi, lexoj në dhjetëra kapakë:
“Në Rrugë dola”, “Me hapat në asfalt” shkelur,
“Devoll, Devoll”, buhisje toke vlagë,
Te “Shtigje Malesh …”, gjen vargje të zgjedhur..
Në “Mesditë” takon “Baballarët” e “Nënës Shqipëri”
Kjo “Fjala gdhend gurin”, kur “Udhëtoj i menduar”
Dhe raftet, mbushur libra, të ndjellin kërshëri:
“Lypsi i Kohës”, më tej “Pelegrini i vonuar”.
Mbushem me gëzim, dashuri e shpresë
Bëhem optimist, nga fryma Naimiane
Edhe pse i moshuar, nuk mendoj të vdes
Frymëzimi nga Bernsi, rrënja Lasgushiane.
Nuk më lë Agolli, tendosur më mban,
Më shtyn që të ndreqem të ngelem pa huqe,
Të adhurojmë tokën, nënën dhe babanë,
Armët t’i shkatërrojmë, t’i kthejmë në plugje,
Ta gëzojmë çastin me miq e me shokë,
Të hamë e të pimë, ta shijojmë jetën,
Ta duam Atdheun, ta kemi mbi kokë,
Të themi, guximshëm, vetëm të vërtetën.
E, si mos ta duash Driteroin tonë,
Ta lexosh për ditë dhe ta adhurosh?
Në çdo faqe libri dituri bulon.
Kushtoji pak kohë, botën të fitosh!
Tiranë, më 18.01.2012
NË GOZHDË VARENI DYFEKUN!
Nga Luan Çipi
Disa, shpesh llapin e shajnë,
Pështyjnë, jargaviten, vjellin,
Të bardhën, sterrë e bajnë,
Zjarrin, bash në prag e sjellin.
Ca të majtë e ca të djathtë,
Përkrahin Turkun, a Grekun.
Unë u them: Pushoni, mjaft!
Në gozhdë vareni dyfekun!
Rrini larg nga djalli sherr,
Ku vëllai i hakërrehet motrës,
Jeni një bark e një derë,
Pse bëheni gazi i botës.
Mos u kapni kot për lesh,
Urtë e butë kuvendoni,
Këmbëkryq, merruni vesh,
Nga historia mësoni!
Ndaj u zgjodhët deputet
Ligje për të bërë, së toku,
Pa ndarje, sharje që vret,
Me besë e respekt te shoku.
Po u them, si i pa anë,
Lërini “Ishët” mënjanë!
Se ç’bënë, të gjithë i panë:
Rrugë hapën, tej e ndanë.
Tani na duhet punësim,
Qeveri, që fort drejton,
Shlyerje borxhesh, mirëkuptim,
Ecuri pa korrupsion!
Vlorë, 10.10,2013
ROBERT NDRENIKËS!
Artist i Popullit
Kush është krenaria juaj? Opinioni nuk është bindur:
Vunoi, në breg të detit, apo vendi ku ke lindur?
Thonë, në Tiranë prindërit, erdhën nga ky fshat me emër.
Artisti Robert Ndrenika, dy vendlindje mban në zemër.
Kudo, ku ka milituar: pedagog apo drejtor,
Ku është lodhur e munduar: deputet, apo aktor,
Ky Robert Ndrenika ynë e ka thurur një kurorë
I dashur, i drejtë, i ndershëm, shoqëror e njerëzor.
Mbi njëqind role të para në drama e komedi,
Ne përherë të admironim me më shumë kërshëri,
Në dyzet filma ikonë, demonstrove mjeshtëri,
Si pjesëtar në çdo familja, kudo ngjizje dashuri.
Nuk harrohet “Koz Dynjaja”, “Prefekti” dhe“Filimoni”,
Rizai, Gjoni dhe Sokrati, postieri gazmor Agush,
Shekspirin ngrite nga vari, na mrekulloi Harpagoni
Zenuni edhe Vangjeli, Ti, talent që sallat mbush!
I shpallur “Mjeshtër i Madh” me meritë “Nder i Kombit”,
Ke hyrë thellë në çdo vatër, ke mëkuar gaz e shpresë,
Toskë e Gegë, Çamë, Kosovarë, me zemër i luten Zotit:
Jetë të gjatë, role të para, lavdia me ty të mbesë!
Vlorë, më 15.09.2013
POETI JANAQ PANI
Nga Luan Çipi
Qeparotasit kapedanë
Të rrallë shokët i kanë:
Hap kompjuterin, në çdo anë,
Janaq Pani, më rri pranë,
Tej nga Toronto e largët,
Ku e hodhi emigrimi,
Në eter na i nis vargjet
Nuk i shteret frymëzimi.
E shoh, bregut të Ontarios,
Më duket si në Gjivlash,
Përmbi Torën e Torontos,
Si në majë të Llogorasë.
E mendoj mes nesh në Vlorë
Krijon, shkruan e vargëzon,
Flokët mbuluar me borë,
Gjeolog, që veç gërmon.
Njëzetë libra për fëmijë
Mbushur gjëegjëzë, përrallë,
Midis nesh sërish do vijë
“Gjyshi Ketër” me shumë mall:
Porosi, busull për jetën,
Thëngjij të ngrohtë të vatrës,
Pohime për të vërtetën
Janë rrufe, që shkrepin natës.
Balada, fabula e këngë
Pushtojnë kodrat me ullinj,
Bregdetit, shpella e mëngë:
“Tufza me lule”, njëmijë
Janë këshilla me moral
Për “një mik që njoha unë”
Që zemrën ta bëjnë mal,
“Yll mes yjesh” dritë shumë.
SHËNIM:
Midis thonjëzash – tituj librash të autorit
Vlorë, më 10.05.2013
SHQIPONJA E SAZANIT
nga Luan Çipi
Është 7 prilli, mos e harroni
Një ditë e mbrapshtë, e zezë pis,
Kur mbreti Zog na tradhtoi.
Me ar e gjind, u arratis.
Erdhi fashizmi dhe na pushtoi
Dhe proklamoi perandori.
Mijëra ushtarë Duçja dërgoi
Dhe, makarona e demagogji.
Populli u ngrit, kudo luftohet
Kundër pushtuesve pa kompromis,
Atdheu i shtrenjtë krejt çlirohet,
I pastër frynë flladi i lirisë.
Po ja, sërish, i shenjti idhull
Qyteza e Sazanit, është robëruar.
Simboli i shqipes, i vetmi ishull,
Prapë nga të huajt ri patrulluar.
Për ju parti, për ju shtetarë
Një lutje britmë, ju parashtroj:
Hiqni të huajt, vini Shqiptarë
Vetëm shqiponja të fluturojë!
7 prill 2013
NIKOLASI, PIANISTI SHTATË VJEÇAR
Nga Luan Çipi
.
Sot u ngrita herët, Zoti e bëri mbarë,
Meditimi u tret larg në Amerikë,
Mu kujtua nipi, Niku shtatëvjeçar,
Një melodi labe më mbiu në grykë:
Belbëzoja ngjirur, këngën kisha marrë,
Pas dëgjova gruan, ëmbël po ia kthente:
“Nikolasi ynë sot është shtatë vjeçar!”
Labçja edhe pa iso, simfoni më vete.
Bir shqiptarësh, prindërit mjek të dy,
Gjak nga gjaku ynë, në fis e në farë,
Lindja në Amerikë, tjetër kënaqësi,
Nikolasi ynë, qindpërqind Shqiptar.
E gatis kompjuterin, një video dëgjoj
Nipi im i dashur në piano po luan,
Në sfond qindra libra në rafte shikoj
Kryefund nga Niku shpesh u rilexuan.
Bethoveni i madh më ushton në vesh
Nipin tim të vogël, s’gjen vend ku ta vësh,
Fati i Amerikës na u bë peshqesh,
Me elektronikën, bota u bë njësh.
Sërish meditoj i entuziazmuar:
Kthehen mërgimtarët me djemtë e ditur,
Atdheu ynë, nga Zoti i bekuar,
Siç e duam ne, ka për t’u rilindur!
Vlorë, më 28 Prill 2013
MIDIS DASHURISH
Nga Luan Çipi
Si trup – në Tiranë, si mendim – në Vlorë.
Kur vete në Vlorë, mendoj për Tiranë.
Po pse është dyzuar mendja ime e gjorë.
Erdhi pleqëria, që vendi s’më mban?
Kjo, është e vërtetë, këtë dot se fsheh
Po, kështu jam ndjerë dhe vite më parë:
Vlora më mahnit, Tirana më deh,
Se Vlorën e kam dashurinë e parë.
Edhe në Tiranë, në kryeqytet
Kalova shumë vite, thuajse një jetë
Atje nxënës isha, atje qesh student,
Kalova dhe vitet e moshës së tretë.
Atje gjeta miq, atje zura shokë
U lodha, u çlodha, flokët mu përborën,
Po s’u gënjej, vëllezër, u bëj be për kokë,
E dua Tiranën, po jo aq’ sa Vlorën.
Tirana e madhe, xhamia-sahati,
Kuvend, qeveri, pinjollët e mbretit
Operë e teatër, bulevardi, Dajti
Po, Vlora seç ka, madhështinë e detit.
Në Tiranë koncerte, kinema, balet
Vërtet të çuditin dhe të mrekullojnë
Po, kur në Vlorë zhytet dielli në det,
Krishti e Muhameti dalin ta shikojnë.
Bukuri e virgjër, bukuri e rrallë
Mal, kodër e det dhe Vlora në mes
Kurora ullinjsh, limonë, portokall.
Lum unë, ku kam lindur, s’më bëhet të vdes.
Tiranë, më 05.03.2010
MENDIMET E NJË PLAKU
JETOJE TË SOTMEN
Nga Luan Çipi
Kanë folur e shkruar filozofë e poet,
Këtu e kudo, ku bota ka jetë,
Nga shtetet e lashtë: Greqia, Persia
Nga Egjipti, Roma, Kina dhe Rusia.
Ndër vite flitet për nocionet botërore:
Liri, barazi, drejtësi, vëllazëri,
Gjithnjë është nxënë në librat shkollore
Për ligje e norma në shtet e shoqëri.
Ndaj rrojmë dhe sot, të lirë, pa frikë,
Të pa ndarë në ngjyrë, në racë e në shtresë,
Në Evropë, Afrikë, Azi, Amerikë,
Si miq të mirë me fjalë e me besë.
Natyrën gëzojmë si krijim të përsosur,
Të thurur nga dashuria eprore,
Po përjetësia, nuk është e pasosur:
Siç lind edhe vdes krijesa njerëzore.
Kjo do kujtuar për ditë e për natë,
Në luftë me të keqen, lakminë e pafund:
Jetoje të sotmen, se nuk është aq e gjatë,
Ndihmo nevojtarin, sa rron e sa mund!
Vlorë, 07.04.2010
GJINDJA
nga Luan Çipi
Nënë dhe babë,
Vëlla dhe motër,
Vajzë dhe djalë.
Më tej: lum e det,
Fushë, breg e mal.
Të parët – histori
E bërë në mot e jetë.
Të fundit – gjeografi,
Ndryshohet, fare lehtë.
Shokë, gjen nëpër botë
Dhe koha të jep miq,
Që venë e vijnë edhe kot,
Kur shportën ke me fiq.
Ata, zgjidhi një fije,
Ndër njerëzit më me vlerë,
Me prestigj, emër e dije,
Nga ty, më shumë të ndjerë.
Po, mbi çdo gjë në jetë
Ngrohtësi të jep bashkëshorti.
Dhuratë, dhe fat vërtetë,
Ai, Ti dhe… Zoti.
26.09.09
Cikël poetik nga Shefqet Sulmina
Nga: SHEFQET SULMINA
Nuk është lufta e Kalit te Drurit
Është lufta e kalit me drurin.
Është lufta e civilizimit te shtetit
Te ardhur prej ames kushedi ku
Dhe drurit nuk i interesonte se ku?
Vetëm kur lindi arra u kuptua
Komete e toke lidhur nja shtu*
Arra u shndërrua ne dy gjysma flu.
Kafazi dhe Luani
Kafazi dhe Luani e njohin veten
Njeri njeh teorinë e hekurit…
Tjetri energjinë dhe teorinë për rrezet.
Hekuri dhe luani kanë lindje të ndryshme
Pas lindjes së luanit sorkadhe…
Pas lindjes së hekurit, linden kafaze…
Pas lindjes së luanit prapë sorkadhe…
Zogjtë dhe fluturimi janë tjetër teori
Teoria për fluturimin dhe rrezet
Jo teori peshqish që rrjetave ngecin.
Teoria e gjuhës mbytur në ujë
Është teoria e borës, reve, frymës dhe zjarrit
Kapur mat(Tam) në krye të Tomorit
Teoria e gojës dhe mira kullit.
Ti je
Duke te kujtuar ty dhe doja zërin tënd
Duke kujtuar muzikën ty dhe ngjyrat
Aty kam ngecur e dot nuk shuhem
Aty me ty mes gishtërinjve dhe pyjeve.
Dërgoma një frymë, një buzë, një sy
Një gërshet, një degë ku përmes të thyhem
Lë të shkundët qielli me pluhur mielli të lashtë
Je Rozafa, Deja, Hera, mjaft që të më duash.
Ku s*sdo te jem
Kur unë s’do të jem dhe s’do te pyes më për dritën dhe për shirat,
As ti s’do të jesh dhe s’do të hyjnë në punë më labirintet
Më kot do të heqësh pas vete një fill të ngushtë hijesh
Me të cilën lidh ditën time në xhunglën tënde të marrëzive.
Më kot veshja jote do ti ngjajë polit nord, Ariut të bardhë
Se Ariu i bardhë pjellë këlysh dhe zgjohet kur vjen pranvera
Ti s’ke për tu zgjuar kurrë sepse ti nuk ke ç’të pjellësh
Nëpër labirintet e tua tërheq një fill peri plot me plehra.
Alo! Alo! Alo! Ballkan!
As vaskë, as zog, as dru, as zjarr
As lule te gjej parfumin tënd.
As sy, as ujq, as hënë nuk kam
As mund te pi e te fle pastaj.
As mundem të qaj, të qeshe, të ha
As mundem të fle pa ty dhe pa…
As qesh, as flet, as nuk me thua
Çfarë ke me mua dhe pse me mua?
Nuk mund te vi dot ne Sarande!
Jo se nuk dua po me çfarë? në Finlandë?
Po ti e di që unë s’rri pa kënduar
Për Milano po marrë trenin e parë…
Ti, rri. Hesht., Lexon ç’teh shkruaj
Për mua nuk gërric ti asnjë varg.
Nesër në Murin. Për Vushtrri po nisem
Paqe për ty dhe trëndafila të bardhë!
Nëse në Elbasan nesër do kthehesha?
Dhe në Francë do të më gjendeshe ti?
Një avjon gjithësesi do të gjeja,
Të pija një shampanjë për ty në miqësi.
Kalorës pa shpatë e kalë mes yjesh
Dhe një oqean të tërë do notoja për ty.
Mjaft, tani po fle si Deda në shtylle.
Alo? …azhdi,…ushnja jam Deda i bardhë.
Dhe telat këndojnë bukur në celular
Alo, Athinë, Tiranë, Beogradë… !
Alo! Alo! Evropë, Ballkan?
As sy, as ujq, as hënë nuk kam,
Po atë e kërkojë, nuk mund të hesht
Kudo nga një lule për numrin e saj…
Cikël me poezi nga Kujtim Stojku
DIKUR DO TË NDODHË….
Pabesueshmëria e perceptimit kur ti gjithmonë lëviz
Dhe e gjitha kjo është një gënjeshtër
Se në fakt ndodh e kundërta
Se ti nuk lëviz,por lëviz gjithçka që t’rrethon.
Por ti nuk e dallon peizazhin natyror që rrotullohet pas teje
Edhe kur t’pushosh, t’flesh gjumë,t’vdesësh ai lëviz pa pushim
Ecën mediton,flet me vete,n’fakt asgjë nuk ndryshon
Pasi kanë pirë jetën deri k’tu,kërkojn t’mbushin gotën përsëri
Por me lot…
KUR KËNGA VETË DEL
Çudi, kur kënga del prej lugut të gjoksit me vrull
Bashkë me akordet e zërit fryma derdhet fërshëllimë
Kjo erë e fortë çdo gjë jashtë e ka ngrirë,bën zhurmë
Zogjtë n’xhamat e ngrirë t’dritares duke çukitur rrinë.
Janë gjethet e luleve që frymën dhanë e u shuan ngadalë
Kur shiu bie, plot me lot më mbulon qielli
Dhëmbjet e gjithësisë shpatullat kërrusur m’i kanë
Pastaj si kokrra smeraldi fillon të bjerë breshëri.
Nata e ftohtë brisk këmbëngul me kryeneçësi
Duke kërkuar çdo gjë në kët’ natë cingërimë
Yjet prej qiellit n’tokë zbresin një nga një
T’kapur dorë për dorë t’gjithë përrreth meje vijnë.
Pastaj vjen vapa e nxehtë përcëlluese
Uji avullon me shpejtësi n’kët’ vapë t’zhegut
Qielli buzëqesh me yjet vezulluese
Arusha e madhe me ngadalë po kalon shtegut.
Mbi malet kryeneçe fluturon një shqiponjë
Me kënaqësi n’liri n’hapsirë ka hapur krahët
Njolla t’zbehta ngadalë po zhduken n’horizont
N’perëndim ëndrra fillon e po zbret shkallët.
E k’shtu duke kaluar përmes t’gjitha këtyre
Prej shpirtit fillon të tingëllojë melodia
Fjalët dalin prej tij, bashkë me avujt n’qiell ngjisin
Çudi gjithçka më duket e shkretë, kështu del poezia…
BISEDOVA
Bisedove me veten dhe qiellin
Më thanë se duhet të pres.
Më pas u mundova t’lexoj fjalët e detit
Dëgjova tingujt e këmbanave
Dhe këto tinguj i ktheva në vargje.
Unë vazhdoj vazhdimisht t’bisedoja me t’gjithë
Pa i fshehur mendimet e mia
Kur ju thashë se dielli m’kishte ftuar në dasëm
N’fytyrën e asnjërit nuk shfaq habia.
Pastaj sinqerisht u tregova si kisha ngritur dollinë
Me legjendat e moçme
Në një sofër bashkë me ta
Pastaj nëpër kohë kam parë breshrin e historisë
Largësia në kohë e bënte më të ndezur
Orët dhe zanat patëm krah që nga mitet e lashta.
Kam kalëruar përmes shijes lotëve të derdhur n’histori
Qepallat e mia i ktheva në varka lundrimi
Pasi kalova detin e kripur pashë qartë gjithçka
Në hapin e parë të kohës së largët…
KUR DESHA TË VJEDH HËNËN
Me dëshirat e çmendura fëminore m’shkrepi të vjedh hënën
Ajo m’habiste kur dilte n’qiell e plotë si buknorë
Shtojzavallet kur ma kuptuan dëshirën me t’madhe qeshën
Me ta shetisja n’çdo vend i kapur dorë për dorë.
Por çdo natë shihja se dikush n’qiell ëndrrën ma merrte
Këtë e dalloja se ajo nga pak humbte formën e saj t’plotë
Ndoshta kur mbi kroje e burime rrezet e saj derdhte
Vështrimin e saj ajo s’ma ndante nga qielli,poshtë n’tokë.
Ajo gjithçka ndriçonte me rrezet e saj t’florinjta
Zanat freskonin gjinjtë n’burimet me ujë t’kulluar
Cucat krihnin flokët n’mëngjez sa zbardhte dita
Për çudi n’darkë hënën ma kishin vjedhur
Kish mbetur vetëm si drapër i harkuar.
Bredhja t’ia kap rrezet nëpër livadhet me barë t’butë
Në zemrën time një lulkuqe petale çeli
Fjala që m’doli,gërxhet me rrezet e hënës u zunë
Duke shkruar si në ëndërr fjalët e sirenave t’detit.
Pasi një dorë e padukshme vodhi hënën rrugët m’u ngatërruan
Dhe as kroin me ujë kristali nuk munda ta gjej dot
Kujtoj se një nga një n’qiell të gjithë yjet u shuan
Kujtimet ndriçojnë si meteor,shndrohen n’hi e si harroj dot.
Cucave u rrezëllijnë gjerdanët nën gushë
Fëshfërijnë këmishat e bardha që i kanë pala pala
Midis zemrave tona dhe diellit, është vetëm një urë
Nën syrin e shkruar,mbuluar nën qerpik, aty ndala.
Kështu t’gjitha këto ishin pasione t’çmendura fëmije
N’mes legjendash dhe përrallash jam rritur e kam fjetur
Hajdutin e hënës nuk munda në dorë ta shtie
N’vështrimin engjëllor t’cucave,rrezet e hënës janë tretur…
OSHËTIMA NËPËR HONE
Rendim gjithmonë përpara,pas kemi lënë kohën e vjetër
E cila na vështron me sytë e zjarrtë
Ndriçon errësirën,dëshmon se nuk ka vdekur
Kaltërsi e formuar nga shtresat e ajrit
Temeperaturën e merr nga dielli
Re të kuqerrmta rendin para nesh
Fushat mbuluar me mjegull,alpet maja mprehtë
Gëlltisin thirrjet e orëve,t’zanave,jehona dëgjohen përreth.
Hapsirë e përzierë me frymrat tona
Mushkritë e universit që thithin papushim
Pemë gjigande ku ne jemi t’parët në trung
Sipër nesh pastaj rrema të tjerë vijnë.
Atmosferë ngarkuar me rezonancë zërash mitologjikë
Oshëtimë nëpër hone,arkeologjia papushim dëshmon
Flasin gërmat nëpër gurë,i ndryshojnë ngjyrën kohës gri
Mugëtirën e shekujve papushim ndriçojnë.
Hijet që zbritën nëpër muzg na kanë bërë konfuz
Duke kaluar nëpër tymnajën historike,sakrificë n’mes flakësh
Imazhe të errta si hije n’mes janë ngulë
Njollat e kohës vazhdimisht erdhën dhe u përhapën.
Vështrim i ngulur në lashtësi,rrëmben rënkimin e fjalëve
Përzierë me dallgët e tmerrshme të historisë
Ata dëshmojnë përmes ngjyrës së kaltrsisë
Tingëlluar përmes oshëtimës detit
Mbi shkumën e bardhë të valëve.
Përmes gjurmëve arkeologjike që bëhen më të dallueshme
Ku n’hapsirë oshëtima e zërave na jep formë
Këndojnë n’gjokset tona me zë të këmbueshëm
N’gjethet me pika vese marrim frymë,jetojmë.
Duke sfiduar mendimin e keq aq si ferrat na kanë mbirë
Qentë lehin duke na ndjekur në çdo hap
Shpesh dhëmbët na i kërcëllijnë
Lumenjtë rrjedhin,lulet çelin,dielli horizontin përflak…
Prangat e ndryshkura kanë filluar të këputen
Pena jonë kërkon lulen e humbur
Nga aroma e përhapur gjurmët fillojnë e duken
Me ngjyrat e lumenjëve duket më e bukur.
N’pikat e shiut me ngjyra t’padukshme pikturuar
Në ujvarën e kohës përzihen kujtimet
Njollat e kohës papushim që do të zhduken
N’rezonancën e zërave t’padukshëm
Çdo gjë është shkruar…
SHKAMI I PLAKUT
K’shtu e kishte emrin atje në at shpat
N’mes shkëmbinjsh gri ngrihej një kullë guri
Dhe sot k’shtu ai qëndron prapë
Kish ngjyrë gri në të zezë,kish pamje burri.
N’mes shkëmbinjsh t’thepisur rridhte një përrua i thell’
Kish ujë të kulluar tamam si kristali
Vazhdimisht rrjedh,s’pushon as n’dimër as n’verë
Shtojzavallet aty e shuanin etjen,pushonin tek shkami.
Kur shqiponja ngrihej n’fluturim duke hapur krahët
Mbi shkrepat e murrmë klithte në liri
N’fund rridhte zalli me ujin e pastër qelibar
Kur ylberi del hark,aty ulet ujë për të pirë.
K’shtu thellë deri n’asht kam dashurinë e shtrenjtë
Kur me zanat hidhja valle i kapur dorë për dore
Krekëza në shkëmb i lëshonte rrënjët thellë
Pamje mahnitëse e tokës atnore.
K’to pamje magjepëse gjithmonë gëzim m’kanë dhënë
Bashkë me skifterët n’maja shkëmbinjsh kam pushuar
Dhe n’kopsht të parajsës po t’kisha qenë
Ai vend gjithnjë ka për t’më përmalluar…
GJUHA ËSHTË E LIRË
Tani gjuha është e lirë flet pa pushim
Qiellëza nuk thahet më si dikur
Gjuha trashej,digjej,gjuha çahej, gjaku mpiksej
T’gjitha këto sot kanë lënë gjurmë
Brenda në ndërgjegje s’i n’çengel varur rrinë.
E sot gjuha është e lirë të flasë çdo gjë
Të flasë për retë që vazhdimisht mbarsin qiellin
E pastaj kur të gjitha papushim i ka thënë
Brenda trupit sillet përqark shpirti
Kurse gjurmët brenda teje mbesin.
Gjuha pa frerë bën të të dhëmbë koka
Duke harbuar në çdo vend me lirinë e saj
Në parkun gri plot zhurmë po çirret bota
Në një kënd të globit qeshin,diku ka uri
Në një kënd tjetër,kujë e vaj.
Kështu fjalët përhapen në eter nga të gjitha anët
Duke sjellë para nesh të gjitha dukshmëritë
Sot dashurisë nuk ka nevojë t’i hapësh krahët
E pagëzimit hyjnor që është e pakufishmia liri.
Duke ndjekur deri në fund fjalën e pasosur
Çiftëzuar njëherësh me baltën e tokës sime
Shkëmbinjtë po flasin,s’rrinë më të ngurosur
Kjo është liria e fjalës që është sublime…
NË PËRKUJTIM TË BABAIT
Ti qëndron i skalitur brenda kujtesës sime
Dhe tani që s’jeton më, ti je brenda meje
Gjurmët e tua peshojn’ rëndë mbi shpatullat e mia
Kafenë s’i gjithmonë do ta pimë të dy mëngjeseve.
Duke rrufitur kafenë bisedonim për gjëra t’bukura
Për idetë e reja që kishin dalë mbi ato të vjetrat
Diskutoje ngadalë,më shihje mua, shtohej shpresa
Tash prej vitesh s’ta dëgjoj zërin,s’më hiqesh nga kujtesa.
Të gjithë m’thonë se jam krejt shëmbëllimi i babës
Trashëguar prej genit tipare karakteristik
Nga natyra jemi pak të ashpër
Bartur nëpër breza nga stërgjyshërit e mi.
Dhe tani e dëgjoj tingullin e zërit tënd
Këshillat e vazhdueshme edhe sot s’më ndahen çdo hap
Pemët dhe lulet marrin frymë anekënd
Dikur unë vija pas teje
Tani të ndjej se më ndjek nga pas çdo çast.
Dëgjoj hapat e tu dhe i njoh ata nga larg
Sepse n’damarët e mi rrjedh gjaku yt
Duhet t’farkëtohesh m’thoshe s’i hekuri n’zjarr
Kur t’më dalë shpirti do të vdes pa merak
Se t’kam ty o bir, e mbi varr s’do t’më shkeli njeri…
SKËNDERBEU
Ai sot nuk është më
Para pesë shekujve frymën dha
N’mendjet tona dhe n’histori
Do t’përshkruhej me gërmat të artë.
Shpirtin nga eshtrat ta ndau fati
S’ta ndau as shpata e as shigjeta
Por as sulltani me fytyrë lugati
Asnjë pasha me shallvare të gjëra.
Edhe sot kundërshtarët i ke të shumtë
S’i ke nga mençuria
As s’i shpata jote që sheshonte malet
As si nipi yt tradhëtari Hamzai,
E kanë t’pa mundur me ty të përballen.
E ne sot kujtojmë atë orë mortore
Që pa u ndjerë si gjarpëri solli atë ditë t’zezë
Kujtojmë bëmat tua përtej fuqisë njerzore
E meqë s’të vranë dot atëherë
Ne sot shpifim ndaj teje
E jemi bërë për faqe të zezë.
Ti sot jeton n’hapësirat qiellore
Duke kalëruar n’mes yjesh t’shoh i mahnitur
Shpërfytërohemi kur dëgjojmë tone armiqësor’
M’duket se prej pavionit psiqiatrik janë arratisur.
Ti m’je pështjellur me vel t’kaltër qiellor
Nën vështrimin e zjarrtë,troku i kalit
Si trashgimtarë i një populli hyjnor
S’të gënjeu me pasuri dhe pushtet sulltani
As me lëvdatat lajkatare
As nga ca të tredhur
Si nga mendja dhe allatet poshtë
Që vjellin helm mbi historinë shqiptare….
ENDEM SI CIGAN
Endem si ciganët q’ çadrat ngrenë kudo
N’çdo breg lumi dhe përrua unë kam qenë
Me këngën time botën para jush prezantoj
Ashtu si ma pa syri, çdo fjalë e kam thënë.
Natën kam dashur ta lidh t’mos lëvizë
T’kishte vetëm dritë
Dita t’i jepte dritën asnjë çast t’mos priste
Kënga shpesh helm më bëhej në shpirt
Nga t’vjellurat e të tjerëve melodinë mirrte.
Kështu kam bredhur si cigan pa ndalur asnjëherë
Për t’gjetur atë që vazhdimisht kërkoja
Kockat po m’kërcëllijnë gjithmonë pandërprerë
Për ta vendosur si kufi vetëm fjalën doja.
Shpesh me detin jam zënë
Me grushte jam përleshur me të
Por krahët shpejt m’u lodhën
Pastaj e përqesha
Por prap’ me të miqësohem
E zhytem në të
Me furi i çaj dallgët
Me ëndje më lind shpresa.
Me vështrimin tim kam dashur t’zhbiroj fundin e detit
Për të nxjerrë në dritë misteret e pa zbuluara
Duke u endur si endacak, e fshehta e tij pa zbulaur mbeti
Nëpër dallgët e tij bashkë me peshqit kam notuar.
U enda nga u enda prap n’trollin tim u ktheva
Madhështinë ja ndjeva n’deje ku gulfonte i ngrohti gjak
Brenda n’gjoks me shakullina dëbore m’goditi era
Po s’pati fjala peshë, mjafton t’dalë nga shpirti me vikamë.
Shumë net kam zbardhur me ta dhe kam dash t’ lidh miqësi
T’mos harroja errësirën kuptoja thellë pagjumsinë
Kënga shpesh ngrinte shkulmat si vorbull
Fjalët s’mu ndanë, si kurorë sillen rrotull.
Shpesh turrem pas erës ta zë ku të mund
Që fjalët m’i mori dhe m’i fshehu pas reve
Fjala dhe gjuha m’u zgjidhën më në fund
E tash nga qielli si shi bien në formë rrëkeje.
T’bjerë n’formë rrëkeje pa pushuar litar litar
T’marrë me vete t’vjellat e botës e t’i derdh n’det
Shoh se është derdhur shumë vrer dhe helm
Dhe as shiu që bie furishëm s’ka për t’i larë.
Duke menduar me vetveten kënga ime pushoi
E gjitha prej meje si përroi prej shpirtit ka dalë
Syri e pa botën, kjo pa masë më hutoi
Rreth saj sillem rrotull, takoj ëngjëj
Për çudi, më shumë takoj djaj.
Endem si cigan endem gjithnjë pa reshtur
Rrugëve t’panjohura duke çarë shtigje t’ reja
Jo, nuk besoj se ëndrrat kanë vdekur
Shiu bie, bubëllon, diku godet rrufeja.
Pas një gjumi t’rëndë sytë m’u hapën
Ëndrat q’ pashë m’u zhdukën s’i lidha askund
Ëndrat i kujtoj shpesh me hijet e mëngjesit, natën
Po të doni qeshni, kënga s’pushon, dallgët e detit tund…
PAS REVE
Atje ku kreshtat e maleve puthin retë
N’atë pikë takimi është ndalur vështrimi im
Rrugës plot lakedredha n’shpinë t’malit ngjitem vetë
Rend pas gjurmëve t’padukshme gjithnjë papushim.
Pastaj dalloj flakë t’ndritshme që përshkojnë qiellin
Nxehtësinë e tij ndjej duke u përhapur turravrap
E ndjek dhe këtë pas,por gjurmë pas zjarrit s’mbesin
Ndjej ngrohtësinë e çastit pastaj i fshihem me vrap.
U mundova të ec me hapin e reve
Por me ta s’mund eca por mbeta pas
Prej qiellit shkëlqeu e fuqishmia e diellit rreze
Dhe sytë gati sa s’mi vërboi në çast.
Psa k’tij shkëlqimi qiellor unë turrem si i marrë
Pa patur frikë se drita e tij më vërbon
Pastaj dua t’rrok me krahët e mi t’detit dallgë
Ja, pas k’tyre gjurmëve humbas, mendjen ma freskon.
Mundohesha ta zë dritën që m’kall n’zjarr e flakë
Mendimet nga skutat e errëta m’i nxjerr fije fije
Prej dritës shpirti m’gufon dallgë dallgë
T’çaj perden e errësirës gjithmonë kjo dritë m’shpie..
PROFANI I MADH
Kushtuar Dritero Agollit
Ti u linde dhe u rrite n’ato vite të vështira
Kur n’botë njerzit si ujq shqyenin njëri- tjetrin
E kësaj kohe si shpëtoi dot Shqipëria
Qielli mbarsej me re ,shkrepëtimat përshkonin vendin
Eh, Shqipëria jonë e gjorë që si qeshi buza kurrë
Mbi ballin e rrudhosur vështrimin thekur n’male
Fëmijët para kohe u poqën,krahut hodhën pushkët
Me vështrimin n’horizont, me besim dhe ëndrra për t’ardhmen
Dhe ëndrrat përziheshin me të fuqishmet krisma
Nga pushkët me gjalmë u kthyet me supe t’nxira
Shqipëria kishte aromën e barotit të athët
Ajo kishte kujë e vaj, prej shpirtit lëshonte britma
Në torbën e fishekëve të ishin përzierë vargjet
N’xhubletën e Lokes bërë copë copë
N’dritën e pishës e t’ kandilit që errësirën çante
N’ajkën e qumështit ishte melodia ku mileshin lopët
Nëpër kantiere përzierë me aromën e djersës
Ku çaheshin shkëmbinjtë e derdhej hekur- beton
N’çibukun me duhan t’fortë që ndizej me eshkën
Errësirën shekullore për t’gremisur, thellë n’hone poshtë
Kënga jote erdhi me permtimin e freskisë së korijes
Duke shpërthyer mugujt e paqartë të errësirës
Si ketrat nëpër pisha vinte duke kërcyer
Për t’thurur qilimin me lule zymbylash
Me gërma ari feksur prej dritës
M’kujtohet se brenda meje mbolle cicërimat e zogjëve
Përkdheljet me fjalën e gdhendur si degët me gjethe
Mbi bokat e murrëtyera bleta gumzhinte nëpër zgjoje
Nëpër hullitë përzierë,nektar artistik derdhje
Tash, vështrimi t’humbet honeve refleks i pasqyrave konkavë
Nën rrezet e zbehta t’hënës retë lëvizin çrregullisht
N’hapsirë n’majë çengelash rrinë varë
Ti qesh me ironi kur i dëgjon të thonë
Se u ndeshëm burrërisht me djallin e zi…
Profan i madh, i bindur për ëndrrën më të mirë
Rritur me vargjet e tua, n’gjokset tona këndojnë
Thithur aromën e tokës ku pikat e djersës ndrijnë
Si gurra ku buron uji,vargu yt merrte formë
Në gjurmët e Naimit u rrit vjersha dhe poema
U munde me t’Lekë Dukagjinit kanunë
Duke shpresuar për ëndrra dhe shpresa t’reja
Por pohove se ka qenë burrë, dhe trim si furtunë…
E, ti plugoje me fjalën e bukur shqipe hyjnore
N’këngët dhe ninullat që këndoheshin nëpër djepe
E gdhendje fjalën nga guri e cila petale lëshonte
E ajo gjithmonë nur më të bukur merrte
Me mundim gdhendje të moçmet fjalë
Si patriark i penës zemra n’gjoks t’hovte
Si bleta lule më lule mblodhe t’ëmblin nektar
Duke harrur me kujdes ,e lastarë t’rinj lëshonte…
PËRMES VEGIMEVE
Mendim që strehohesh edhe n’folenë e skifterëve
Përzihesh me retë, askërrkund s’mund të zësh vend
Pastaj rend duke shaluar për kalë erën
N’tokë kthehesh me bulëzat e vesës sumbullargjend.
Po kështu sypatrembur bredh nëpër muzg
Me një shpirt t’ dalldisur n’çdo anë e kënd
Mendim që bredh lule më lule
Pastaj n’mes vargjesh plot hijeshi zë vend.
Shpërthen mendimi përmes ëndrrave vegimtare
Stërpiket me gjak fushave t’betejave ku bie hero
Toka me dhimbshuri n’gjirin e saj i mbante
Ëndrrat bashkë me shpirtin më nxisin kudo.
Dhe sot mendimet jetojnë, flenë t’qetë në muzg
Perms reve t’kthjellta agu vjen me pikat e vesës larë
Prej thellësive të shpirtit kënga del e ëmbël dhe e butë
Ngandonjëherë del me zë të çjerrë e ty rrimë duke t’sharë….
Kënga e Lirisë Zhuriane
RESHAT BADALLAJ
Gjarperinjtë donin ta helmonin
Si fati i Petro Nini Laurasit në Jug Zagarët me dy këmbë
Ndoqën gjurmët në borën e ngrirë
Laraska e zezë u ul në kulm të shtëpisë Këndoi vetëm dy herë
Këngën e vajit dhe fluturoi. Vasha ndali vekun e nusërisë Dhe në sy i ngriu si akull gëzimi Foshnja në djep ndaloi vajin
Edhe kërcylli në oxhak ndali këngën
I strukur në errësirë
Pushoi edhe pushoi kavalli i çobanit…
Bota dha lajmin e ri:
E kapën, e vranë, e helmuan vigun
Gjaksorët bënë gosti me mish derri. U mblodhën burrat e fisit
Si te rrapi në Mashkullorë
Ku foli Çerçizi me gojë : ‘do bëjmë taborë’
Konakun e mbuloi zymtësia Plaku prishi qetësinë e heshtjes Na morrën djalin!
Dritën, jetën, yllin ! Nenëlokja në heshtje vajtoi
Teksa ledhaton flokët e Bardhit Ja ku e kemi, ky zë vendin e tij
Mos derdhni më lot ! Nora me motrat morrën këngën e Çelo Mezanit Arbëri,Erioni dhe Lumjani morrën vallen e Osman Takës Eh, sa mirë zhurianet luanin vallen !
Vallen e trimit !
Nuk qanë, por qeshën e kënduan
Për trimin që jetonte veç për Liri
Dushmanit i ra rrufeja në kokë
Por trimi qëndron si burrat nën hekura Ah, sikur ta kishte grushtin e Migjenit
E ti binte malit që s’bënte zë Për botën e mbushur me lajka
Tradhëtarë e të ngrënë fjalë…
TANI ËSHTË KREJT NDRYSHE
Dikur shoqëria ishte me shumë shije
Madje dhe njerzillëkut i kishte hije
Dashuria vendin e kishte në ballë
Shumëdimensionale ishte kjo fjalë
Krijoshe shoqëri, besimi ishte i plotë
Dhe loja kur luhej i kishte të vetat ligje
Ndodhte që bashkërisht të ngreshë ndonjë gotë
Jeta s’qe e vrazhdë si sot, s’të përplaste në brigje
Tani është krejt ndryshe, njerëzimi ka devalvuar
Para së gjithash hipokrizia po qëndron në ballë
Fjala dashuri më nuk e ka kuptimin e dëshiruar
Të prishesh me shoqërinë e vjetër, ndodh dhe jo rrallë
Po çu bë me kujtimet, ku mbetën, ku tretën
Ndera dhe respekti u përbinë nga smira
Ky tufan i keq në themel e lëkundi jetën
Për përvetësime ndër njerëz tani vlon dëshira.
E ti zemra ime akoma po qanë për kohën e ikur
Më kot i kërkon gacat e prushit mbuluar me hi
Shoqëria yte e vjetër në ikje, që moti t’i ka fikur
Ti madje kujtimet e vjetra ende po ia ruan në gji.
Dhe,dashurinë time që e fala për njerëzinë
Ju lutem ma ktheni, mos ma bëni ujem
Ju turpshëm po ikni, unë jetoj për dashurinë
Jua dhashë me okë, s’ma dhatë as me drehem.
© Kasam ShAQIRVELA
Cikël poetik nga Dhimiter Nica
I tregoj rrudhat dhe flokët e rënë,
mos m’i merr mendtë,mos më ler pa tru…
Kur të them s’të dua,sytë më gënjejnë,
ti luan me krateret t’m'i kthesh në vullkan,
zemra është ndezur damarët po zjejnë
gjaku po vrundulleps në njëqind gradë…
Ti lulja e bukur, ti dredhka në gonxhe,
e kam plagë zemrën, e kam në allçi,
ylberin do zbres për gushën hyjnore
të bëj si Hirushja, për princin e ri…
po zemrën e paskam njëlloj si të djalit!…
ti rënkove mes ëndrrash lehtësisht,
u tremba nga ndonjë sëmundje e marrë
por në çast u lute të puthja tjetrin butësisht…
Atëherë u çela e mora përnjëherësh zjarr
e çdo centimetër mbi trup e puthja ëmbëlsisht,
ti vazhdoje lutjet të mos shuhej shpejt ajo llavë
dhe mua më mbrekullove,më bëre magjik…
Dhe menjëherë e fituam masterin në dashuri,
pa marrë leksione e pa dhënë shpjegime açik,
kush dha pak e mori më shumë s’ka fare rëndësi,
rëndësi kanë vitet që shkrimë në një trup e shpirt.
Kur dora u mbush me gjoksin e bardhë
mornicat u derdhën ngado, pakufi!
S’u kuptua pse qanim e qeshnim me radhë,
s’u kuptua kush ndjente më shumë, unë apo ti…
të vjedhur nga fryrjet e grave,nga vajzat lozonjare,
me marramëndje dantellash,me aromë zymbylësh
duke lenë dimëroret të shplodhen në sirtare.
Vjeshta hedh mbi tokë qylymin e verdhë,
degët zhvishen e trungjet nga mërzia janë kërrusur,
gratë bëhen zonja me kostumet pas trupit prerë,
vajzat kanë “bllokuar” tisin e hollë e të bukur…
Këto janë dhe mbeten dy stinët e mia,
aty ku fillon e mbaron bukuria!
bosh gjithë andej,bosh edhe këtu…
Ca re të ngarkuara në horizont,
qenkan vonuar e nxitojnë për diku…
Pas – pak e zbrazin shtatzaninë e tyre
dhe toka regjet deri lart mbi gju…
Adami e kafshoi mollën atë natë,
(nuk duroi dot,hapi punë ky i uruar!)
Në fakt sot është dhe quhet mëkat,
po ta lësh mollën çdo natë harruar…
QERPIKËT
Qerpikët janë gardhi i oqeanëve njerëzor,
brenda tyre mbretërojnë Atllantik e Paqësor…
FAQET
E morën formulën nga petalet,
nga trendafili dhe zambakët,
qeshin po t’i dhelësh si manaret
shërojnë shpejt buzët dhe plagët…
BUZËT
Janë gardhi mbrojtës i gojës,
janë delikate si gjuha pa kocka.
Shpallin luftëra si lufta e Trojës
zjejnë mjaltin nga yjet dhe toka…
Buzët delikatoshe janë penelata,
që ndjejnë e falin shije të arta!…
TE BUNGU I LAKUAR
Bungu ankohet për pleqërinë
Një ditë dimri plot me acar
I thot hënës ballëndritur
Ti dëshmo për jetën time
Sot jam plakur e lakuar
Por ti fol veç për djalërinë
Gjethet m’bien pa më pyetur
Degët m’thahen pa u takuar
Edhe lahuta nga dega ime
Dje ka dalur e sot lahuton
Zëri i saj përplot sublime
Vuajtjen time e këndon
Sa stuhi e sa rrebeshe
Mu vërsulën, m’ranë n’ballë
Sa sopata dhe sa sharra
Gati qenë për t’më prerë
Gati qenë për t’më çarë, por
Unë s’u tunda, as s’u shkula
Nuk u theva, as s’u përkula
Derisa erdha n’këtë shkallë
Toka ime rrënjët m’i mbajti
Për atë u lidha me një fjalë
Ishte Shpresa kjo fjalë hyjnore
Me shpirtin tim o binjakore
Falë asaj un’ sot mbeta gjallë.
Era e detit aq shum’ më rahu
Atëherë kur Botën e mbështolli
Farën time krahëbardhë
Gjithandej ajo e mbolli
Ndonse sot pas shumë viteve
Trupin tim pesha ma lakoi
Lindjen time qysh para hititëve
Dielli vet me rreze t’arta e shkroi.
© Kasam ShAQIRVELA
POEZI NGA VULLNET MATO
Vullnet Mato
KUSH PUTH FORT DADON JETIKE
Jeta ka provuar
në harkun shumëshekullor,
njeriu lind kurdoherë
binjak me vdekjen,
në të njëjtën ditë,
në të njëjtën orë
dhe binjaken e ka
kurdoherë me vete.
Mjafton të hedhë
një hap në greminë,
të lakmojë drogat
me etjen e tërbuar,
plumbin e gojës
të nxjerrë me zemërim,
të hajë një porcion
ushqim të helmuar;
Të prekë pa vëmendje
çdo armë të kohës,
të gjuaj padashur veten
në vend të derrit.
Sidomos të hajë
kilometrat tej normës,
duke lejuar makinën
të marrë furinë e ferrit.
Por, harrojmë shpesh,
kur na joshin ca qejfe
dhe harbohemi me duf,
pa i vënë frerët kokës.
Atëherë vdekja papritur
na rrëmben me vete,
në strehën e saj prej dheu
brenda nëntokës.
Pra, mbetemi gjithë jetën
viktima të binjakes foshnjore,
të pambrojtur nga e keqja,
gjithmonë me rreziqe.
Dado kemi veç kujdesjen,
që na merr përdore,
deri në fundin e pashmangur
të moshës në ikje…
Binjaken tinëzare lë të mbetet
përherë duarbosh,
kush shtrëngon e puth fort
dadon e shtrenjtë jetike!…
KUR FALEMI TE KY TEMPULL
Ndodh të ndjehem
sozia i Papës së Romës,
se kam Vatikanin tim
të ngritur mbi kërbishte.
Kur më duket vetja
kryemyftiu i botës,
kam dhe Mekën ku godas
djallin me gurishte.
Sepse predikoj në art
dashurinë e vërtetë
dhe i ftoj të gjallët
të vinë të falen tek unë,
të zbardhin shpirtin
nga mëkatet në jetë,
t’u prijë mbarësia
në shëndet e në punë.
Nuk jam shenjtor,
as magjistar iluzionist,
por dua me fjalë magjike
të bind çdo njeri,
se metaforat e vargjeve
dhe rimat e poezisë,
predikojnë në shpirtra
vetëm paqe e qetësi.
Largojnë nga mendimet
trishtimin dhe hakmarrjet,
që i vijnë trurit si dallgë
të padukshme ligësie,
nga dyndjet e politikave
që përhapin përçarjet,
me megafonët e fuqishëm
të mediave të tyre.
Unë bëj të puthen fort
miqtë dhe mikeshat,
t’i falemi më shpesh
tempullit të shenjtë poetik,
duke mërmëritur në heshtje
vargje nga vjershat,
për të fjetur gjithë natën
si në një shtrat kozmik!…
NE ILIRIANËT KASTRIOTISTË
Fryjnë erëra të forta, që të çngjyroset natyra,
me stinë të përziera në Adriatik e në Ballkan.
Por ato s’kanë aq fuqi sa të ndryshojnë fytyra,
të trashëguara nga geni i lashtë indoeuropian.
Ne jemi bij të nënës arbërore, prej fiseve ilire
dhe nga nënat serbe, greke, turke nuk kemi lerë.
Kemi vetëm fqinj të ngulur pas nesh në këto brigje.
dhe përqark gadishullit, s’kemi vëllezër të tjerë.
Ne jemi ende gjallë dhe një komb në mëvetësi,
se na ka mbajtur në këmbë shpata e Kastriotit
dhe na ka prirë kurdoherë bajraku ynë kuq e zi,
në çdo majëmali të truallit të dhuruar prej zotit.
Kush harron të vërtetat tona shumëshekullore,
nuk di pse vringëlloi shpatën e madhe Skënderbeu,
pse Ismail Qemali shpalosi flamurin në ballkon Vlore,
nuk di pse Noli predikoi lirinë anembanë dheut…
Ose kërkon qëllimisht të na bëjë popull laraman,
të quhemi turma të hedhura nga erëra rastësore,
të humbasim identitetit tonë të lashtë në këto anë,
ku pikon gjak çdo pëllëmbë e tokës sonë arbërore.
Pra, duhet te dijë kushdo që kërkon gjakra të ndezi,
duke na ndërruar prejardhjen në emër të miqësisë,
se kemi qenë, jemi dhe do mbetemi brez pas brezi,
vetëm një komb, një ngjyrë e ilirianëve kastriotistë!…
MIRËNJOHJE TË VDEKURVE
Ata janë disa qindra,
të njohur personalisht.
Nuk ua kam fotofytyrat
të gjithëve sa janë.
Ringjall imazhet e disave
që u kam arkivuar sytë.
Kam varur në mur shikimin fiks
të nënës me babanë.
Por i thërres shumë prej tyre
në apel rastësor.
Kur kujtoj mirësitë,
të mirët i ringrej në këmbë.
Më duket se për t’i bërë
ata sërish jetësor,
do të donte të çoheshin
edhe vetë dheu i rëndë.
Madje janë disa shpirtra
të papërsëritshëm për mua.
Ata i përfytyroj shpesh
dhe ua konfiguroj fytyrat.
Po aq të ëmbla ua pasoj
fjalët që më dhuruan,
dhe më vjen keq shumë
që s’ua shpërblej dot të mirat.
Ndonjërës, që i kam borxh
puthjen e pakthyer në gjallim,
do të kisha dëshirë t’i zbrazja
një shishe parfum mbi eshtra.
Dikujt që s’ia shërova dot plagët
nga të cilat s’gjeti shërim,
t’i mbështillja petale trëndafili,
në vend të fashove të vjetra.
Por kur ngatërroj padashur
listëmortin e gjatë të apelit
dhe thërras gabimisht ndonjërin
nga të ligjtë e padëshiruar,
nervozohem me vete,
që ndjell kot lehjen e qenit,
kur dua të dëgjoj cicërimën
e ndonjë bilbili të shuar.
Në pamundësi t’i përshëndes
të gjithë duke shtrënguar duart,
u them, me mirënjohje,
të më presin sa të zbres nën tokë.
Të vazhdojmë bashkë bisedat
që kemi lënë pa mbaruar.
Të mbetemi dhe në atë botë,
siç kemi qenë, miq e shokë.
Deri atëherë, më duhet të shmang
nga vetja çdo lloj ligësie,
që e ndjek me memorien
e pasvdekjes, secilin vdekatar,
duke ia mbuluar edhe emrin
me dyfish baltë neverie.
Të paktën të lë në kujtesa,
përjetësimin si njeri faqebardhë.
PËRBALLË DY POLEVE HEMISFERIKE
Gjatë gjithë verës,
gjethet thithën diellin përvëlues,
kapërdinë shirat
brenda limfës gjelbërore,
tretën të gjitha kripërat
nga thellësitë me humus,
për të kënduar zogjtë e ardhur
nga hemisfera jugore.
Tani simfonitë e cicërimave
jehojnë përtej ekuatorit.
Këtu fshesa erërave mbledh
gjethet në kapicat e kashtës.
Kjo mikpritëse e dimrit
ka filluar qysh prej shtatorit
të pastrojë mjediset
me frymën e stinës së ashpër.
Dhe ja, dimri brutal po vjen
me kamxhikë vetëtimash,
të përzërë vjeshtën
nga të gjithë sinorët e zaptuar,
malet dhe fushat përqark
t’i zhveshë lakuriq nga gjethimi,
të shkelë me galloshe akulli
kudo mbi trojet e gjelbëruar.
Ah, po ti, moj shpirtja ime,
mos u tremb as nga i ftohti polar
dhe mos u trishto aspak
nga mizoria e ngricave të tij.
Ky dimër do mundohet
të na ngrijë gjakun në damarë,
duke na sjellë Polin e Veriut
brenda në shtëpi!…
Por ne do të sprapsim
çdo akullim e ngricë dëbore,
duke u shtuar puthjeve
energjinë magnetike.
Se kur bashkohen dy polet
e ndjesive tona shpirtërore,
mund shkrijnë dhe akullnajat
e dy poleve hemisferike…
LUM AI PËR EMRIN DHE VEPRAT QË NA I LA
Shkruan;Shaban CAKOLLLI
Ibrahim Ibishi iku për të mbetur i pavdekshëm. Ai shkoi shumë herët, por do të rrojë gjatë. Ai ka mbetur në poezi,prozë,në ese,romane,publicistikë në kujtesën e gjeneratave të cilat i mësoj dhe edukoj,në kujtesen e artdashësve, në themele të palëkundura. Jeta është një betejë për të mbijetuar,një sfidë kohërash ku njeriu rrëpatet për të bërë vepra,madje jeta është si hije,një ditë përendon,jeta është luftë për të arrirë suksese,nisemi me jetën e udhëtojmë gjithnjë me vdekjen,proces i dhimbshëm por i pashmangshëm.Njeriu në jetë nuk kënaqet me të arriturat në jetën e tij,gjëthnjë synojmë majat dhe një ditë ngecim në mes të rrugëtimit.Njerëzit nuk janë asnjë të njejtë as nga pamja,as nga veprat,dikush arrinë më shumë,dikush më pak,dikush nuk arrinë asgjë,fundja pas jetës të gjithë kemi të pashmangshme vdekjen.Askush nuk e din kohën kur ajo do të na gjejë,po të e dinim të gjithë do të pregatiteshim,por vdekja gjithnjë na zë të papregaditur.Jeta ikën si fluskat,dikush vdes pa bërë vepra ose le vepra të shëmtuara,të tillët ose harrohen brenda pak kohësh,ose nëpër breza flitet për veprat e tij të shëmtuara.Disa pas shkuarëjes në botën tjetër lënë vepra të cilat mbesin në kujtesë gjithmonë,me veprat e tyre mësohemi dhe krenohemi.Të tillët janë të pavdekshëm,ata rrojnë në kujtesën e brezave me veprat e tyre madhështore.I tillë dhe i pavdekshëm mbetet Ibrahim Ibishi,i mbajtur mend për veprimtarë kombëtarë,mik,shkrimtar,poet,
Te Ibrahimi, kemi kujtime jo vetëm ne që e njohëm e bashkëpunuam me te,, kan të gjithë nga pak. Kemi se, në të gjithë veprën e tij ai ngjizi në letërsinë tonë,diturinë e arsimin,në shpirtin e popullit të tij, e ngriti si piketa të ndërgjegjes së tij kombëtare në të gjithë tokën mëmë, la vepra që na bën ta kujtojmë përgjithmonë.
Ibrahim Ibishi,aq sa i madh ishte si shkrimtarë e mësues, po i tillë qe si njeri. Fisnik dhe human, burrë kuvendi, i urtë dhe i mençur. Ai kishte kulturë se studjoi dhe e thelloi vet..
Ibra me veprën e tij krijoi vetë shkollë, një koleksion veprash që kanë vlerën e një Akademie që meriton të quhet “Krijues i mirëfilltë” pasi ajo ka vlerat e traditave më të shquara si dhe vizionet e reja të kohës. . Miqtë e tjerë ishin nga të gjithë moshat, krijuesitt, të artit, të anë e kënd trojeve shqiptare e më gjërë.
Ibrahim Ibishin e deshën se ishte për t’u dashur. Lum ai që la këtë emër!Ibrahim Ibishi ishte atdhedashës,mësues i cili disa herë u shpall si mësuesi më i mirë i Kosovës.
Ibrahim Ibishi, (16 dhjetor 1953, Kremenatë e Gallapit – 25 nëntor 2010, Prishtinë), poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.
Biografia
Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Romani “ Shtjella e vetmisë “, që botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë.
Ibishi kishte bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “Bota e re“, “Zëri i rinisë“ (më vonë “Zëri“), “Rilindja“ (më vonë “Bujku“), “Pionieri “, “Fjala “, “ Jeta e Re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “, “ Bota sot “, “Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “, “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.
Vdiq në Prishtinë, më 25 nëntor 2010.
Veprat
Poezi
“ Varr në qiell “, 1995
“ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ 2004
“ Baladë shiu “, 2008
Prozë[redakto]
“ Shiu për kërpudha “, 1995
Korbat mbi muranë “, 1996
“ Shtjella e vetmisë “, 20 00 roman
“ Trëndafil në varrezë “, 2000 roman
“ Njerëzit e vjeshtës … “,
IBRAHIM IBISHI-DUA TË JESH HËNË POETI
DUA TË JESH HËNË POETI
Dua
Të jesh hënë poeti
Zjarr dhe qetësi
Në të njëjtën kohë
Dhe dramë e këngë
Të jesh kur ke vetmi
Dua
Të jesh zog perëndie
Që fluturon qiellit tim
Dhe gjëmë e këngë të jesh
Një ditë kur t’ikin ëndrrat
Të kthehesh të tregosh
Se je hënë poeti
Me kurorë xhevahiri – mbretëreshë
Dua
Zog i këtij qielli të jesh
Me plot shpresë në cicërrimë
Fashë drite e zvërdheme
Të shkëlqesh
Tek lëshohesh mbi dritaren time
Në mesnatë
Hënë dhe zjarr poeti
Të shkëlqesh e të jesh
ROMANCË PËR TY DHE MËNGJESIN ME SHI
Nga veranda e Agoras
Përjetoj përpëlitjen e shiut
Mbi gjethurinë e blinit
Dhe flokun tënd
Të ngatërruar me copat e gjumit
E shoh të gështenjtë të përgjumur
( Nëse do të jesh i lumtur thonë
Sajo një përrallë për të dashuren
Që ende fle e patrazuar
Në shtrat princeshe
Dhe vrojto detin e mërzitur
Nga puthjet e pikëlave të imta
E kaçurrelat e saj
Merri në gishtërinjt që të dridhen
Dridhen
Dridhen )
Prej këndej mundohem të të gjej
Në një bredhëritje të përhanshme
Dhomave të pallatit përballë
E nuk të gjej nuk të gjej
E nuk të shoh nuk të shoh nuk të shoh
E patjetër diku je ti
E unë dëshiroj të të shoh të të shoh
Kaçurrelat t’i përkëdhel nëpër shi
Nëpër shi nëpër shi
PRIT NJË HERË SA T’DEL VASHA
Hënë o hënë hënë hirushe
Në mesnatë prit e prit
Vonë kur ëndrra psherëtinë
Prit sa t’del vasha n’dritare
Sa t’del djali me violinë
Rri mbi kopshtin e përgjumur
Plot aromë jorgovani
L’sho fenerin në çardak
Puqi buzët engjëllore
Shfryje afshin mbi zambak
E dikur në fund të ëndrrës
Fshihe syrin në buzë mali
Hije e verdhë sa t’zgjatë nata
N’zemër t’djalit lulja e jetës
Trëndafil me gjemba ari
DIMËR SHIGJETARËSH
Nga mansarda që nuk e kam
Thith cigaren
Pastaj me tymin nëpër pullaze hidhem
Si galat kur krrokasin n’acar
E poshtë nipi në dhomën e prindërve
Kërkon diçka që emrin ende nuk ia di
Qan nga i’here
Me gjuhën time që s’e mbaj në mend
Sikur më thotë: gjysh unë e ti u lindëm sivjet
Pak ditë para vitit të ri
Në dhjetorin e ardhshëm
Do të mbushim një shekull të zbrazët
Ndërsa unë përkëdhel mjekrën
Dhe me tymin e cigares udhëtoj
Hidhem nëpër ëndrra si bandill i vetmuar
Herë qaj si Erjoni
Herë si galat krrokat mbi pullaze
Në këtë dimër shigjetarësh
Një shekull nis e nuk mbaron kurrë
KUR TI FLE
Fle fle fle
Fle fle fle
Ti tashti fle
Fle fle fle
Dhe një nënqeshje në cep buze
Të miklon ëndërrën e pafund
E tashti ti fle
Fle e fle e fle
Unë engjëlli mbrojtës jam
I flokut të shkujdesur
Që ëndërron
E tashti ti fle
ËNDËRR NË BREG LUMI
Ti je romancë e lehtë
Që rrëshqet mbi valët e bardha
Në ditë vere me shi blerosh
Në këngën e dehur
Ti je akord i dhembshëm
Që tingëllon me jehonë
Ti je kaçurrel mbi çerpik
Ti je flutur në shi
Ti je aromë portokalli
Ti je vesë mbi trëndafil
Ti je puhizë në krahë bilbili
Ti je violinë jevgu në ekstazë
Ti je shkumë e bardhë mbi valë deti
Ti je çdo gjë që është e bukur
Si ta zëmë
Diell i fërguar në vaj mandarine
Pas bjeshkës së fundit
Në horizont
Dhe shushurimë vale në mesditë
Ti je pulëbardhë përralle
Dhe sirenë flokëverdhë
Me trup peshku
Ti je çdo gjë që magjepsë
Ti je lamtumirë e ndjeshme
Që lëngon
Ti je ëndrra ime
Në breg lumi tek pushon
KËNGË PËR SHEMIN
Sot vendlindjen e pashë
Vëllaun tim me dhe tek e mbulon
E çka mund të bëja
Unë kundër vdekjes
E çka mund tu thosha nipërve
Për babanë e tyre
Me gjithë atë barrë dergje
Në bebëzat prej qelqi
U thashë: Do ta këput xhaxhai
Një copë qielli dhe do të vrapoj
Anembanë fushave me luledhembje
Deri në amshimin e dehur
Tapë do të bëhem me kupën e helmit
Akoma më i vetmuar do të kthehem
Tek ju
E ju, u thashë, do ta kërkoni shpëtimtarin
Në rrebesh shiu e breshëri do të hasni
Nëpër ortekët e fundit në skaj bote
Do ta kërkoni
Dhe do ta gjeni një ditë
Rrugës nëpër ëndrra somnabulësh
Kur të tjerët baba do t’u thërrasin
PËRTEJ MASKE
Ata që na i futën thikat
Na i dhuruan edhe maskat
Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë
Kur na i dërguan këto lodra ferri
Të fshihemi bukur na mësuan
E kur të dalim nga terri
Qyqe të bëhemi përgjithmonë
Kur e vë maskën në fytyrë
Ti e do një tjetër emër
Një tjetër gjini lakmon
Dhe një liri që të tjerëve u mungon
PËRTEJ MASKE
Ata që na i futën thikat
Na i dhuruan edhe maskat
Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë
Kur na i dërguan këto lodra ferri
Të fshihemi bukur na mësuan
E kur të dalim nga terri
Qyqe të bëhemi përgjithmonë
Kur e vë maskën në fytyrë
Ti e do një tjetër emër
Një tjetër gjini lakmon
Dhe një liri që të tjerëve u mungon
KTHIMI
Dhe ti erdhe një natë
Kur ëndërrën më kulloti
Njëbrirëshi i përrallës
Dhe më the se zogjtë fluturojnë
Vetëm në vjeshtë e pranverë
E unë ikjes desh i besova
Kur u nise të shtegtoje me djallin
Nëpër arat me luledielli
Dhe ti erdhe një natë
Kur shi i dashurisë po sitej
Mbi çerpikë
Ti erdhe një natë
Bredhjen time të lodhur të më kujtoje
Nëpër ëndrra të egra
Të më ktheje në shtëpi
Një ditë apo një natë
Ti erdhe
Dhe ta dish s’ka aspak rëndësi
Cila ditë apo natë rrinte zgjuar
Në fushën e verdhë të kalendarit
Dhe unë nuk të prita në dritare
Andej nga shtegtojnë zogjtë e mallëngjimit
Të prita aty prej nga je nisur
Mu në ëndrrën e përjetshme
DHE PËRSËRI IKJA
Çdo gjë që ikë
Nuk është erë shiu
As moshë e dergjur thinjash
Mund të mos jetë viktima
Me vrasësin në vrap pas saj
Ajo që ikë
Me shpirtin maje qime floku
Si erë a si përftim pikëllimi
Shumë leht ti mund të jesh
Ajo që ikë
Dhe dikush që lëngon
Në shtratin e dergjes – për ty
Mund të jem unë ai që të përcjell
Tek ikë me trenin e fundit
Se nuk mund të jesh pranverë
Që shkon e kthehet
Pastaj perdja bie si në teatër
Dhe ikja bëhet pastaj ikje gjigante
Përgjithmonë
IBRAHIM IBISHI-DUA TË JESH HËNË POETI
DUA TË JESH HËNË POETI
Dua
Të jesh hënë poeti
Zjarr dhe qetësi
Në të njëjtën kohë
Dhe dramë e këngë
Të jesh kur ke vetmi
Dua
Të jesh zog perëndie
Që fluturon qiellit tim
Dhe gjëmë e këngë të jesh
Një ditë kur t’ikin ëndrrat
Të kthehesh të tregosh
Se je hënë poeti
Me kurorë xhevahiri – mbretëreshë
Dua
Zog i këtij qielli të jesh
Me plot shpresë në cicërrimë
Fashë drite e zvërdheme
Të shkëlqesh
Tek lëshohesh mbi dritaren time
Në mesnatë
Hënë dhe zjarr poeti
Të shkëlqesh e të jesh
ROMANCË PËR TY DHE MËNGJESIN ME SHI
Nga veranda e Agoras
Përjetoj përpëlitjen e shiut
Mbi gjethurinë e blinit
Dhe flokun tënd
Të ngatërruar me copat e gjumit
E shoh të gështenjtë të përgjumur
( Nëse do të jesh i lumtur thonë
Sajo një përrallë për të dashuren
Që ende fle e patrazuar
Në shtrat princeshe
Dhe vrojto detin e mërzitur
Nga puthjet e pikëlave të imta
E kaçurrelat e saj
Merri në gishtërinjt që të dridhen
Dridhen
Dridhen )
Prej këndej mundohem të të gjej
Në një bredhëritje të përhanshme
Dhomave të pallatit përballë
E nuk të gjej nuk të gjej
E nuk të shoh nuk të shoh nuk të shoh
E patjetër diku je ti
E unë dëshiroj të të shoh të të shoh
Kaçurrelat t’i përkëdhel nëpër shi
Nëpër shi nëpër shi
PRIT NJË HERË SA T’DEL VASHA
Hënë o hënë hënë hirushe
Në mesnatë prit e prit
Vonë kur ëndrra psherëtinë
Prit sa t’del vasha n’dritare
Sa t’del djali me violinë
Rri mbi kopshtin e përgjumur
Plot aromë jorgovani
L’sho fenerin në çardak
Puqi buzët engjëllore
Shfryje afshin mbi zambak
E dikur në fund të ëndrrës
Fshihe syrin në buzë mali
Hije e verdhë sa t’zgjatë nata
N’zemër t’djalit lulja e jetës
Trëndafil me gjemba ari
DIMËR SHIGJETARËSH
Nga mansarda që nuk e kam
Thith cigaren
Pastaj me tymin nëpër pullaze hidhem
Si galat kur krrokasin n’acar
E poshtë nipi në dhomën e prindërve
Kërkon diçka që emrin ende nuk ia di
Qan nga i’here
Me gjuhën time që s’e mbaj në mend
Sikur më thotë: gjysh unë e ti u lindëm sivjet
Pak ditë para vitit të ri
Në dhjetorin e ardhshëm
Do të mbushim një shekull të zbrazët
Ndërsa unë përkëdhel mjekrën
Dhe me tymin e cigares udhëtoj
Hidhem nëpër ëndrra si bandill i vetmuar
Herë qaj si Erjoni
Herë si galat krrokat mbi pullaze
Në këtë dimër shigjetarësh
Një shekull nis e nuk mbaron kurrë
KUR TI FLE
Fle fle fle
Fle fle fle
Ti tashti fle
Fle fle fle
Dhe një nënqeshje në cep buze
Të miklon ëndërrën e pafund
E tashti ti fle
Fle e fle e fle
Unë engjëlli mbrojtës jam
I flokut të shkujdesur
Që ëndërron
E tashti ti fle
ËNDËRR NË BREG LUMI
Ti je romancë e lehtë
Që rrëshqet mbi valët e bardha
Në ditë vere me shi blerosh
Në këngën e dehur
Ti je akord i dhembshëm
Që tingëllon me jehonë
Ti je kaçurrel mbi çerpik
Ti je flutur në shi
Ti je aromë portokalli
Ti je vesë mbi trëndafil
Ti je puhizë në krahë bilbili
Ti je violinë jevgu në ekstazë
Ti je shkumë e bardhë mbi valë deti
Ti je çdo gjë që është e bukur
Si ta zëmë
Diell i fërguar në vaj mandarine
Pas bjeshkës së fundit
Në horizont
Dhe shushurimë vale në mesditë
Ti je pulëbardhë përralle
Dhe sirenë flokëverdhë
Me trup peshku
Ti je çdo gjë që magjepsë
Ti je lamtumirë e ndjeshme
Që lëngon
Ti je ëndrra ime
Në breg lumi tek pushon
KËNGË PËR SHEMIN
Sot vendlindjen e pashë
Vëllaun tim me dhe tek e mbulon
E çka mund të bëja
Unë kundër vdekjes
E çka mund tu thosha nipërve
Për babanë e tyre
Me gjithë atë barrë dergje
Në bebëzat prej qelqi
U thashë: Do ta këput xhaxhai
Një copë qielli dhe do të vrapoj
Anembanë fushave me luledhembje
Deri në amshimin e dehur
Tapë do të bëhem me kupën e helmit
Akoma më i vetmuar do të kthehem
Tek ju
E ju, u thashë, do ta kërkoni shpëtimtarin
Në rrebesh shiu e breshëri do të hasni
Nëpër ortekët e fundit në skaj bote
Do ta kërkoni
Dhe do ta gjeni një ditë
Rrugës nëpër ëndrra somnabulësh
Kur të tjerët baba do t’u thërrasin
PËRTEJ MASKE
Ata që na i futën thikat
Na i dhuruan edhe maskat
Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë
Kur na i dërguan këto lodra ferri
Të fshihemi bukur na mësuan
E kur të dalim nga terri
Qyqe të bëhemi përgjithmonë
Kur e vë maskën në fytyrë
Ti e do një tjetër emër
Një tjetër gjini lakmon
Dhe një liri që të tjerëve u mungon
PËRTEJ MASKE
Ata që na i futën thikat
Na i dhuruan edhe maskat
Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë
Kur na i dërguan këto lodra ferri
Të fshihemi bukur na mësuan
E kur të dalim nga terri
Qyqe të bëhemi përgjithmonë
Kur e vë maskën në fytyrë
Ti e do një tjetër emër
Një tjetër gjini lakmon
Dhe një liri që të tjerëve u mungon
KTHIMI
Dhe ti erdhe një natë
Kur ëndërrën më kulloti
Njëbrirëshi i përrallës
Dhe më the se zogjtë fluturojnë
Vetëm në vjeshtë e pranverë
E unë ikjes desh i besova
Kur u nise të shtegtoje me djallin
Nëpër arat me luledielli
Dhe ti erdhe një natë
Kur shi i dashurisë po sitej
Mbi çerpikë
Ti erdhe një natë
Bredhjen time të lodhur të më kujtoje
Nëpër ëndrra të egra
Të më ktheje në shtëpi
Një ditë apo një natë
Ti erdhe
Dhe ta dish s’ka aspak rëndësi
Cila ditë apo natë rrinte zgjuar
Në fushën e verdhë të kalendarit
Dhe unë nuk të prita në dritare
Andej nga shtegtojnë zogjtë e mallëngjimit
Të prita aty prej nga je nisur
Mu në ëndrrën e përjetshme
DHE PËRSËRI IKJA
Çdo gjë që ikë
Nuk është erë shiu
As moshë e dergjur thinjash
Mund të mos jetë viktima
Me vrasësin në vrap pas saj
Ajo që ikë
Me shpirtin maje qime floku
Si erë a si përftim pikëllimi
Shumë leht ti mund të jesh
Ajo që ikë
Dhe dikush që lëngon
Në shtratin e dergjes – për ty
Mund të jem unë ai që të përcjell
Tek ikë me trenin e fundit
Se nuk mund të jesh pranverë
Që shkon e kthehet
Pastaj perdja bie si në teatër
Dhe ikja bëhet pastaj ikje gjigante
Përgjithmonë
Poezi nga Brahim AVDYLI
Brahim AVDYLI:
KTHIMI I PËLLUMBIT
U kthyen pëllumbat
nga fundi i shekujve
nga fillimi i shekujve
nga Drita dhe Qielli
duke pëshpëritur
dhembjen e tyre pëllëmbore.
Nuk e di cilën ngjyrë e kishin
herë më dukeshin të bardhë deri në të zi
herë më dukeshin të zi në të bardhë
e herë ndërronte rreze dielli në sy
deri sa e mbulonin Qiellin
me krahët e përpëlitjeve.
A e dini ndokush dhembjen e tyre
apo dhembjen time të ma tregoni,
nuk kam fjalë për këtë këngë përpëlitëse
me ajrin e mbarsur të lindjes
me ajrin e mbarsur të jetës!
Ejani pëllumba, ejani gjatë dhembje
me gugutë e juaja të këndshme
nuk më jeni ndarë prej fëmijërisë sime,
dhembjen tuaj të qetë e të butë
e kam qarë në qendër të vrapimit
rreth Diellit edhe pse i zjarrtë,
kur ta pushtoni rrezen e shkruar
nga Dodona e parë
na e sillni atë fjalë
tërë njerëzimi do ta kuptojë
pëshpëritjen e kthimit tuaj-
jeni tre kujtoj apo tre miliardë
që lëshoheni nga Degët e Lisit
të zgjatura nëpër hapësirën e Diellit
pëllumb i pandalur i shpresave
pëllumb i fatthënave!…
LEJLEKU I ËNDËRRAVE
Çdo gjë fillon me ëndërren
edhe kur nuk mund t`u bëjmë
me stërmundimin jetësor
si diçka të qenë,
kur hapen krahët e hapësirës
u nxjerrin juve në sipërfaqe
si pjesë e reales që vjen
me ngjyra të paqes,
ne u përkulemi përpara
sikur në vendlindje
edhe në Zvicër-
sytë e dritës ua ruajmë,
u thërrasim përtej fjalës
na e sillni një dhëmb të ri
kur ua hedhim të vjetrin…
dhe çdo gjë fillon me juve
lejlek të ëndrrave tona.
SHTEGËTAR I LIRISË
Me flatrat e qiellit
udhëtoni largë
për të ikur nga dhuna
për të gjetur pranverën,
ne jemi lelekët[1] e parë
prej emrit të Karianëve-
pellazgëve parahelen
dhe paralajmëtarëve
të ditëve më të mira.
Bëhemi së bashku
me lejlekët e sotshëm
e dalim kudo
nëpër botën e dhembjeve
për ta mundur dimrin
nëpër Evropë
dhe dëshirojmë Lirinë,
bëhemi shtegtarë
me ngjyrën e bardhë
si drita e Diellit
që vizëllon të buzëqeshë
larg, përtej shekujve!
Nuk e di nëse jemi
në jug-perëndim të Azisë
apo njeriut me qime
të rruzullit tokësor-
lelegë apo lejlekë
duke ikur nga vuajtjet
me flatrat e lirisë!
ENIGRMË E PËRJETSHME
1.
O gjarpër i shenjtë,
mblidhesh në spirale
ethesh për ne
e ngritesh
me kokën e goditjeve
në bishtin
e dhembjeve.
2.
Kur të shoh
më thahet pa shpirt
një fjalë në gojë
e regëtimat e qenies
ndrydhen të heshtura-
mitologjitë e botës
mblidhen sertë
ku do të jetë
dënimi i Zotit.
3.
Herë bëhesh
shtagë e gjatë
dhe mbi ty mbahet bota
për të mos rënë
skrupull
me dhembjet e viteve
e herë-herë
sa qel e mbyll sytë
bie mbi jetën
e shpërfillur
aty ku nuk të mendon njeriu
dhe e ka lëshuar
rrugën e zotit!…
4.
Qindra poezi
mund të shkruheshin për ty
edhe po të gënjenim
për të paqenën me fjalë
apo të përkryerën
kur të takojmë
të mbledhur lakuriq
rreth pritjes-
ti ngjitesh më lartë
me kokën përmbi heshtje
e hidhesh si shpatë
prandaj na rrëqeth
me ngjyrat e tmerrit
ngadalë
pështillemi larg
e largohemi
përtej vdekjes.
5.
Njëmijë vjet
jeton me dhembjet
e vetminë
të ka plasur gjuha
nën gur
nën dushk e shi
nën dhé
duke pritur jetën
të soset
nën helmin tënd-
helm është jeta vetë
katran
i mbyllur në gur
enigmë e përjetshme!…
ORA E SHTËPISË
1.
Ora e shtëpisë
ka trajtën e gjarpërit,
nën trarin kryesor
e vëzhgon shtëpinë.
Fishkëllima e tij
është thirrje kushtrimi
që përbanë
në tri ndarje
vlerat e familjes.
2.
Është shpirt
i mbetur gjallë
Fi-Fi-Fiu,
ndër vite dhe shekuj
për të mbrojtur mikun
e për të shkatërruar armikun,
edhe pjesëtarët
që shpërfillen
nën kaptimin e djallit
nderin e moralin
e dhunojnë pafalshëm!
3.
Atëherë zbresin
sa çel e mbyll sytë
e zeza është kob për ata
që dhunojnë bukurinë
dhe armiqtë e tjerë
që vinë të porositur
edhe nga Iblisi
për të zhdukur prore
shembullin e mirë,
e bardha është paqe
për të gjithë shenjëtorët
dhe për fëmijët-
lulen e përtërirjes.
4.
Në tulla të oxhakut
mund të qëndrojë ora
në djep të fëmijve
kur nuk janë të lidhur
që ta mbrojnë
nga Satani
ata që nuk kanë fuqi
vetë të mbrohen…
5.
Ora e shtëpisë
i ngjanë hyjneshës së vatrës
është gjarpër i veçantë
që i ndjekë brejtësit
ata që zhbirojnë
nga kërshëria e tyre
dhe dëmtojnë…
6.
mund të kthehen
në një qenie
mitologjike
në formën e gruas
t`i ngjajë Zanës-
është pra
gjarpëri i shtëpisë
bardhë e zi
deri sa nuk shuhet
shtëpia!…
SUFERINAT E DHEMBJES
Gjurma e shkrimeve niset nga lashtësia
me kalanë që nuk rrëzohet aspak me fjalë
por kënga të pavdekshme e ringjallë ndër ne,
energjia e pashtershme e kësaj mbijetese
pikon me qumështin e viteve të dhembjes
nëpër gjëmën e djalit të vogël e bonjak,
nuk ka si ta lëmojë gjysmën e trupit
derisa nuk flet dhe është i ftoftë si vdekja
kështu që vjen nëpër legjendën e stërlashtë
dhe na e rritë prore mbi gur një lule-pemë.
Fati i Rozës kthehet fuqishëm në Rozafat
dhe ushqehet prore i biri me lot në sy
e neve na jep të thithim gjithë atë helm
brez pas brezi duke e përkundur rriten
nëpër regëtimat e heshtura flijuar në kohë.
Kambana e vargjeve ushton nëpër shekuj
nëpër sytë e nënës – zanë e qenies sonë
që gjithnjë na e jep qumështin e viteve…
Gurëzimi na rritet dikur në Urën e Fshejtë
dy brigjet e këngës sonë të na i përputhë
me jehonë të pashtershme të shkëmbinjve
në pikë të Qiellit mbërrijnë të na kthehen
derisa thithim nektarin e lulebjeshkëve…
dhe çdo gjë fillon me gurët e kalave tona
që mbetën gjellë me fëmijë dhe rindërtohen
nëpër suferina e pambaruara të Këngës!
PUSHTETI I NDJENJAVE
Njerëzit dhe grupet
klanet dhe klasat
të gjithë popujt
të gjitha shtetet
i tërheqin zvarrë
vargonjtë e pushtetshëm
e ëndrrat e therura
antagonizmash të ndërsjellë
nëpër zgavrat e kafkës
tërë qelbin e njerëzimit
e kullojnë…
e kullojnë!
Askush se kupton
çka i tërheq vazhdimisht
kundër njëri-tjetrit
në rropullitje
copë-copë,
është pushtet i pafund
pushteti i ndjenjave
KAM ZBRITUR NGA YJET[2]
E shoh veten fëmijë nëpër arat me misër
jam në Zvicër por kujtoj se jam në Morinë
dhe loz me rrezet e ngrohta të Diellit
qe rriten në bukë të kallinjve.
Kalliri zgjatet e buzëqesh me vesën e mëngjeseve
sikur më përshëndet dhe dua ta përqafoj
jam edhe vet fëmijë që loz me Diellin mbi tokë.
Herë në Einsiedeln[3] bëhesh birrë e misrit të artë
e herë bëhesh miell i bluar dhembjesh
për tu bërë misërnike
që e blej në shitoret e vogla të mallit
nëpër kodrinat e diellit
dhe vjen dita kur konzervohesh e grirë
për të ushqyer sërish Lopët e Diellit!…
Tani nuk e di mirë se në cilën kohë jetoj
në cilin shekull-
mijëra herë paskam zbritur rastësisht nga Yjet!
Thurau, 21.06.2013
PIKËLLIMI
Kur ndodhesha larg nga këtu
kur ndodhesha në perëndim
kur vërdallesha rrugëve të botës
për një metelik
ju, të ulur mbi fron
ndoshta ëndërronit llullën e fildishtë
gjarprin e verdhë të perëndimit
e përmalloheshit për mua
në pamundësi për të më gjetur.
Tani,
jam në vendlindjen e përbashkët
aty ku e kam harruar një varg
me ëndrrën e madhe të Atdheut,
më kot ëndërroj që tu shoh
pikëllohem, besoni!
[1][1] Lelekët e parë janë fis i pellazgëve të vjetër në jug të Meadrit, një nga shtatë mrekullitë e botës, që janë shuar nga „grekët“. Poeti i bashkon me lejlekët si lajmëtarët e parë të pranverës, pra të lirisë.
[2] Mbiemri „A-v-d-yl (l)“ do të thotë person i zbitur nga Ylli. Nuk është i njëtë me emrin Abdyl, e cila është shkurtesë e emrit Abdullah.
[3] Vend i lartë në Kantonin e Schwizit, në Zvicër.
ARIF MOLLIQI MENDIMTAR I SHQUAR I KULTURËS KOMBËTARE
Shkruan:Shaban Cakolli
Aktiviteti letrarLexuesit tanë sot në të shumtën janë të interesuar që të njohin botën shpirtërore të autorëve të rinjë. Ata bëjnë kërkime , kërkime të cilat u ofrojnë të bukurën. Nga kërkesat që bëjmë, kemi hasur autorët e rinjë janë shquar në punën e tyredhe kanë prurje të bukura. Unë do të përmendja këtu Arif Molliqin, që është një autori i ri dhe shumë i suksesshëm që ka arritur nivelet më të larta dhe të letërsisë evropiane, pa përmendur dhe shumë autorë të rinj tek ne, të cilët vërtetë e kanë ngritur në nivel dhe i kanë dhënë përmasa të reja letërsisë shqipe, që mund të lexohet nga çdo lexues i botës. Pra i janë përgjigjur letërsisë bashkëkohore, qoftë në drejtimet e rrymave të ndryshme letrare, qoftë si mesazhe apo dhe përmbajtje e thellë, ku thelbi i kësaj letërsie është shqipja, por dhe shpirti shqiptar, edhe pse krijuesit jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.Arif MOLLIQI, është poet që ka krijuar individualitetin krijues jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por përmasat e këtij individualiteti maten me nivelin e poezisë së sotme shqipe në shkallë kombëtare. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë artistikeArif Molliqi në të gjitha përmbledhjet poetike ka dëshmuar vetën se është nga poetët e rrallë që ka ruajtur lidhjet shpirtërore dhe të pandashme me vendlindjen, me atdheun dhe me Kosovën përgjithësisht.
Arif Molliqiai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit. Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit,
Arif Molliqi ka dhënë prova se është një ndër poetët, prozatorët, publicistët, që punën e tijë në letërsinë tonë e merr me një përkushtim dhe ka bërë kthesa qoftë në poezi, qoftë në prozë, duke ditur me mjeshtri të kapë tema që janë aktuale për shoqërinë tonë. Ai pas Azem Shkrelit dhe Podrimes, mund të llogaritet një ndër krijuesit tanë, që ka bërë dhe po bënë kthesa të mëdha në letërsinë tonë, duke gëdhendur gjuhën dhe nga këto gëdhendje po nxjerr thesare të mëdha. Arif Molliqin nuk e kisha njohur më parë personalisht, por duke e lexuar me vemendëje të lartë prej kohësh, kur e takova më dukej sikur të ishim njohur nga fëmijëria. Përse themi kështu? Ky maestro i vërtetë i fjalës së shkruar, e bënë lexuesin sikur të jenë rritur me te, gjatë kohës kur lexuesi lexon brendinë e tij shpirtërore. Me një thellësi shpirtërore, ndjesi artistike, me vargjet dhe rreshtat e tijë Molliqi ka fisnikruar letërsinë tonë, duke i sjellur asaj vlera me mjeshtri, për çka edhe është nderuar me shumë çmime letrare. Arif Molliqin personalisht e njoha para dy vitesh kur u nderua ng LSHAKSH në Gjermani me çmimin Shkreli, në vendin e parë. Më dukej i njejti, sikur kur e lexoje, sikur bisedoje me te, ai ishte vet vlera, vet poezia, vet miku i mbushur plot fisnikëri. Vështirë do e kishim për të përcaktuar nëse Molliqi do të ketë bërë hapa më shumë në prozë apo poezi, sikur ai të mos e thoshte vet se e don më shumë poezinë. Arif Molliqi poezinë e ka pasion dhe e shkruan për të shprehur ndjenjën dhe përkushtimin e tij letrar. Ndoshta në prozë për nga numri ka shkruar më pak, por proza dhe poezia e tij janë të fuqishme, me një vlerë të rrespektueshme, vlerë që tërhjek vemendëjen e lexuesëve, them të atyre që leximin e bëjnë kujdesshëm dhe e kuptojnë në mënyrë profesionale, ndryshe një kategori lexuesish duhet të lexojnë disahere për të kapur thelbin e këtyre vlerave me brumin e duhur artistik. Sikur shumë krijues tjerë që jetojnë në mërgim, edhe Molliqi i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë, nuk ka mundur të i ikë boshtit të temave që për trajtim kanë mërgimin, ku vend qenësor zënë malli dhe dashuria për atdheun. Arif Molliqi është një krijues i cili rrugëton kujdesshëm qoftë në rrugën e poezisë, qoftë në ate të prozës, duke ditur të shpërndajë brendinë ideore të fjalës së shprehur në art.
Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan, studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka fillua pa diktueshëm por qe në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë e që, më vonë shkroj poezi, prozë, dramë dhe publicistikë…çka gjer sot ka botua: “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994, “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996, “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998, “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999, ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, “Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000, “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001, ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren, 2002, “Shënime nga arkiva e qytetit D. ”, (roman), F. Konica, Prishtinë, 2003, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D. ”(poezi) F. Konica, Prishtinë, ’04, “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë, “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006, “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007, “Gruaja e vizatuar nudo” (roman) Faik Konica, 2008?”Simfoni për darkën e Qenit”
Arif Molliqi qoftë në poezi,qoftë në prozë ka dallueshmëri nga shumë nga poetët tanë,shkathësinë për të njohur botën që e takon çdo ditë.
Poezi nga Arif MOLLIQI
SHI TË RRASA E ZOGUT
1.
Rigon egër Një trazim i fshehur hovshëm mbetet në mes
Mbi shkëmb të prerë të Malësisë luftëtarët majë bjeshke
Çdo ditë të vijnë vullnetarisht nga lugina
Nga të katër anët e botës aty ku gufon zemra djaloshare
Atdheu thërret ejani në Koshare Përgadisni
Me fishekë e këngë majakrahut me zjarrin që gufon në gji
Ejani në shkrepat e thepisura aty ku Rrasa e Zogut ju pret
Kosova me vallen e shqiponjave në qiell
Rojet e tokave tona janë aty
Në lartësinë e Bjeshkëve të Nemura
Natyra është e dashuruar në luftëtarët e Lirisë
Aty shikimet dhe këngët e tyre të madhërishme
Rrinë në ujin e zhurmshëm të përroskave
Kosharja ua lidh trupin pas nëntë plagëve
Muzat e Rrasës së Zogut lajnë plagët me lotët e ngrohtë
Për betejën e nesërmë i bëjnë gati
2.
Në kasollën e pyellit në rrasën e gurit era njësoj e ftohtë
Pranvera në Koshare u kthye sërish sërish u kthye
Që një shekull e ngujuar në gurë
Dhe bilbilat sërisht filluan të këndojnë
Dëgjoj në heshtje zërat e mbrëmjes
Mbi gjethet e ahut shiu shembet,
Nga shkrepi në shkrep nga zemra e gurit
Vjen zëri i Sali Çekut
Thirrjet e frymëzuara të Agim Ramadanit
Ti Kosovë e bukura Kosovë
Lindim dhe vdesim pë Ty
3.
Koshare Koshare ti kohë e netëve të gjata,
Ti kohë e ditëve të ndara dy pjesë të Atdheut
Tash nata e Bartolomeut aty
Çasti i kohës së ndaluar përtej tokës së rrudhur
Mbaroi Guri i kufirit s´është më
Rrasën e Zogut Muzat shqiptare e mbrojnë
Këtu ku rri unë,s´ka dritë asgjë shqiptare
Këtu edhe frika për vdekjen s´është shqiptare
O më falni s´jam si Ju
Ujë nga Rrasa e Zogut s´kam pirë
Muzat e Bjeshkëve të Nemura s´më kanë përkundur
Apo s´di s´di a kam të drejtë
Dashurinë për Ju e shkruaj në mërgim
Mos më ndërpritni i di të gjitha
Sonte një ushtimë shkrumb valë-valë zbret
Krisma armësh Vegimi s´më gënjen
Gurët në Koshare po thyejnë qafën
Shi të Rrasa e Zogut shi në Çiçavicë shi në Pashtrik
Gurët e varrit gurë kufiri u dridhën
U rrokullisën në kapërcell shekulli
Në humnerë as copat e ndërgjegjes Evropë
Dy krahët e një Torzo bashkohen
Tropoja pa mjegulla
Para agut në Pranverë
4.
Këtu gjithçka është kujtimi për Ju
Liria Rrasa e Zogut e kuqluar
Mbi barin e njomë të kësaj Pranvere fle
Por s´kam fuqi të bisedoj me Ju
Liria fjala juaj e fundit guri i kufirit
Bota s´bën sehir
Të degët e pishave të rrenjët Ahu hijemadh
Vashat ua lidhnin plagët e lotët e ngrohtë
Borën e Gjeravicës shkrin
Te pellgu i gjakut zogjtë s´i mbyllën dyert
Këngës tmeronte bajlozin e zi
Dielli ndërmjet Rrasës së Zogut nisi të dalë
Të ngrohë ftohtësinë në të dy anët
5.
Gjeravica beteja e re
Kohë shirash pranverore.
Heshtja shekullore shkëmbi Rrasa e Zogut
Kënga e trimit të plagosur jepkurajo
Ej moos u terhiqni Atdheunsërisht e pashë
Gjeravica qëndron
Shi në Rrasën e Zogut para lindjes se diellit
Sa e ftohtë sa e ngrohtë kjo natë
Agimi e Salihu ranë për të jetuar
(Tiranë, prill 1999/Hamburg, maj 1999)
LIGJËRATË PËR LIRINË
Liria është diçka që as vetë njeriu s´di çka është
Është diçka që s´mund ta duash
më shumë se sa të don ajo ty
Çfarëdo që të duash mund të thuash për te
se Liria është tokë që duron gjithçka
Vend ku mund të mbjellish lulën,
lulëtherren edhe kaqen
Mbrenda Lirisë njeriu mund të bëj mëkate
nëpër kronikat e saja
Të gjithë mendojnë se Liria është jeta
është dashuria dhe krenaria
Por ky zbukurim na mashtron se Liria
s´ është diçka që hahet e, as që pihet…
Liria është diçka që as vet njeriu s´di çka është
Janar, 2013
ZJARRMI MALLI
Në brigjet e Elbes
Për ditë i grimcoj fjalët
Për ditë përtyp kujtimet
Natën kthehem nga kam ardhe
Ditën i lidh ëndrrat nyje
Hahem me vetveten
Njësoj në dimër e verë
Rënkimi i shpirtit
Rrjedh njësoj
Maje shtize gjuha dhe dashuria
N´treg shesim zjarmin e mallit
As më lirim s´ti blen kush
Atdheun e varim n´këngë
Më përralla i shkundim malet
lumenjtë e fushat i dridhim më fjalë
Po,
Çka marrim mbas vetes
Gënjeshtrën se kemi jetua
(Hamburg, 23.02.2012)
NATA NË BLACË
Veshi nata valadonin e murgut
numëroi varret pikë për pikë
Porta e mbyllur u plak
nga kollë e kavermave
Sa e gjatë nata mes arkivoleve
në maternitetin e Bllacës
( 30. 03. 99)
Arif Molliqi
Këngët që marrin frymë
I.
Kohë për kohën zi, zi e që zien tym e flakë më drithërime
E gurët trokasin, ndoshta plasin nga gjaku nga krimi
Nga pluhuri e qelbi nëpër rrugë që kundërmojnë
Të sëmurët i puthin me armë, kokë e plumb, plumb e kokë
Nëpër vdekje kapërcejnë ata që u vonuan dje e sot
Pranvera e hershme lëngon mortje, klithma të tjetërsuara
Të çara toke, përbuzje nga egërsirat plot urrejtje njerëzore
Gjithkah gjurma që psherëtinë aq egër, egërsira gjithkah le gjurma
Nëpër rrugë eci. Eci e ndalem. Ndalem para portës shkrumb
Tre a katër fëmijë të djegur ma mbyllin derën, derën ma mbyllin
S´ka dhoma të lira në këtë kohë zotëri, zotëri me kravatë të kuqe
Janë të mbushura me vdekje dhomat, edhe podrumet, edhe parlamentet
Nëpër rrugë, anës rrugës, nën hijen e gështenjave, te Pishat e Deçanit
Rrëzë Çiçavicës…
Avari ka, rrëmbime, vrasje, krisma çoroditëse. Ka varre
Ka hajdutë me tanke, me uniforma të xhelatëve. Ka kasapë
Të çmendurit i kanë lënë të lirë, të lirë t´shajnë, të lirë t´vrasin
Të dhunojnë të lirë, të dhunuarit n´shtëpi nuk kthehen kurrë
Shtatë brezave u lejohet të flasin për vdekjet, për vdekjen
E kohës fishkëllyese, për kafkat e përgjakura n´Evropë,
Ngado që shikoj njerëzit e mi dukën të gatshëm të vdesin
Pa dhembje, pa pikë loti, krenarë me këngën e tyre;
„Ah, Kosovë mos thuaj mbarova,
se djemtë Tu hala janë gjallë…“
II.
Eci rrugëve të qytetit Muze dhe shikoi Gjeravicën
Nga lagështi n´verë hithrat kanë ngritë Kokën
Shkëmbi i Qelisë digjet, digjet më qytetin n´lak
Nënat e plagosura te pragu i shtëpisë që digjet shpresojnë
Shpresojnë se këtu kanë ikur fajdexhinjtë, spiunët, tregtarët
Kanë ikur kasapët, vrastarët. Kanë ikur politikanët me drapër e çekan
Kanë ikur dhe na mbeten shtëpitë të ngjyrosura nga flaka
Kanë mbetur kafkat që flasin si dëshmi e njerëzimit
Ka kroje që shpërthejnë si shatërvan, ka këngë që marrin frymë
Ka lule të pranverës, ka duar të plasaritura
Që shpupurisin hirin e të vrarëve. I mbledhin eshtrat e djegur
Ka zogj që këndojnë, ka jetë që s´do të shuhet kurrë
Një fëmijë te pragu ulur sa bukur thërret -
O, ooo Kthehuni more heji!
Një fëmijë plagët ia shëron Kullës, E ia nis jetës së re.
Ku po shkojnë Shqiptarët
-Ku po shkojnë Shqiptarët.. ?!
Londra,ura ajrore e kontinenteve,
dy botë të kundërta,mendësi e natyrë,
Tokë e Re me kontinetin e Vjetër,
“mjegullnaja plakë”- “me qiellin pa re”.
&
mbi Tokë a Hënë,tej në Galaktikë
shpirt a yll fluturon si zog zgalem,
me krahët e balonit humb në re.
&
më pas firaun në qiell s’e di ku je,
mendja fluturon,kapërxen oqeanet ,
nga Amerika,në fole tek Shqipëria e re.
&
pret e përcjell kalimtarë endacakë,
“ftohtëtësirë”,s’duan ta dinë se kush je,
le gjuhën,por as “Lekun” tënd s’ta njeh.
&
s’nxorën mësime nga historia.
U bashkuan tok në kooperativa,
me vllezërit,humbi për jetë pronësia…
&
të hyjmë këmbë e kokë në Europë,
as jemi ne te paret,që nga Pellazgët,
as mbrojtëm ne Kontinentin nga Sulltanët.
&
mbi kurizin tonë “plaçkë”,pazar kanë bërë,
mos na gënjejë mendja me “EURON” këtë radhë,
për vete mbajnë”Paundin”,ne të na zhdukin farën.
&
torbën mbi supe mbushur me nje grusht dhe,
Dritëroi do t’ja shpinte Tiranës stoli shkrimtarëve,
unë trashëgimtarve,libra shqip,Lek* e Abetare.
&
flamuri ideal nga të parët,simbol për liri,
gjuha e leku,zemra e veshja e shqiptareve,
s’ndërrohen me Bashkim,me Padronë të rinj,
…Kombi e Shqipja ,do të rojë me të gjallët…!!!!
Luan Kalana…
p.s.
lek-u,paraja shqiptare
paund-i,paraja angleze..
UDHTIMI I LAPIDARËVE
Abdullah Prapashtica
’’ Kujtime,kohën pas e kthejnë’’ nga Ermentila Guci
Cikel poetik nga vëllimi ’’ Kujtime,kohën pas e kthejnë’’ nga Ermentila Guci
Mama
Ndjenja që të pushtojnë
Tëj apin emocion,
Zemra rreh fortë
Kur brenda mbartë një jetë….
Gëzimi të rrembën
Kur mendon që bëhesh mama,
Trokitjet e zemrës
Jehonë e lumturisë triufojnë,
Sytë shkëlqëjnë,qeshin, qajnë
Japin ndriçim,
Buzëqeshjte rrezatojnë fytyrën
Jeta një dhurate të bukur po jep,
Mama fjalë e bukur fortë
ëmbëlsi, dhimbje,dashuri….
SHpirtin ta pushton
Sa herë që e shqipton….
Udhëkryqet
Hapa të cojnë diku larg
Dikë lë pas ,e dikë bën bashkudhetar,
Fytyra të qeshura, të heshtura,të trishta, pajetë
Të parakalojnë përpara si reflex
Endesh midis turmës në kërkim
Të fatit,,, ëndrres apo diçkaje pakuptim
Pyetje ,enigma antiteza të vinë në mëndje
Pastaj mbështillen me misterin e jetës në kërkim.
Thua vallë lumturia të jetë
Një thesar që askush nuk e di ku ndodhet..?
Mbyll sytë e pyet zemën
Të tregoj udhëhkryqet e jetës…
Por zemra nuk tregon
Heshtja e saj shijën e hidhur pas lë……
Udhëkryqet e jetës nuk tregohen
çdo ditë ne disa nga ato përjetojmë
Kujtimet
Imazhe që flasin ,
Imazhe që heshtin,
Imazhe që vrasin ,
Janë kujtimet…..
Kujtimet kohën pas kthejnë,
Moment të bukura përsëri ti rikujtojmë
Emocione të ndryshe përjetojmë ,
Në portën e kujtimeve
Ritakojmë moment et me miqtë,personat e dashurë,
Me ata që janë e nuk jetojnë më….
Dozën e mallit e shuajmë ndopak ,
E pse kujtimi është vetë breng e mall !
MËRIA
Fjalë që u ngatërruanë
Diçka midis neve të dyve u prish,
Buzëqeshjen ty ta mohova
Zemrën time me fjalët e tua ma trazove.
Shikime që largohen , tej syve që shihen
Shpirtra të mërzitura larg rrinë .
Presin një buzëqeshje që njeri të harroj,
Fjalët që u thanë e mëria midis nesh ra
Pres të vish ti tek mua
E’ të më thuash ‘me fal’
Falje pa bër g jë për të’ më kerkuar
Por ideja që ti vjen e m a thua më bën të lumtur!
Fjalët mpleksen e krijohen keqkuptime.,
Ndajnë mendime e lendojnë zemrat,.
Lindin mëri që hidhëron pak shpirtrat.,
Pastaj buzëqeshja rilind përsëri tek potret e dashuruar.
Mëria ime për ty është diçka kalimtare
Ty të dhëmb zemr a kur zbehet fytyra ime
Me dashurinë tënde ti me tregon
Në dashuri mëria nuk shkon…..
VETËM
Shikonë të lumtur rreth e qark
Njerëz të lumtur sipërfaqsor,
Ti nuk përpiqesh të sillesh si ata??
Vetëm rri pa dikë që të dhuron dashuri.
Dashurinë e mban të ndryshur brenda teje
Dora jote nuk pret një dorë tjetër ,
Vetëm vetëmia të bën shoqeri
Ulur pranë teje në heshtje, pa të prishur qetësinë!
RrI e pret pa ditur kë…
Një shpresë apo dikë që zbus akullin brenda teje?!
Vetëm në monotoni e melankoli I kalon ditët,
Pa ditur çfare është lumturia.
Fletë e jetës , janë bardhë-zi
Ti pse nuk i përzien,,, e nuk mban vetëm ngjyrën gri?|
Trishtimet e ditës ty të pushtojnë,
Jeta ikën , ti nuk shijon asgjë….
Çfarë jemi ?!
Qeshim,qajm, buzëqeshim,,ulëracim
Jem i të lirë, t’ë burgosur , t’ë pa orentuar
Çfarë të bëjm??
Pse trokasim n ë mendime të fjetura
Çfarë kërkojmë vall ë prej tyre??!!!
Emocione apo pjesë të jetës sonë
Ishim, jemi dhe kërkojmë të jemi…
Kohë që endemi,
Midis dëshirave,suksseve,iluzioneve,dështimeve
Në kufij të caktuar k ohor
Me emocionet tona pa kohë
Emrin Tënd
Eci në të njejtën rrugë
Dora jote në supin tim mungon,
Mendimet vinë e më prekin
Orët e kujtimeve thërrasin,
Në shpirtin tim emocionet vrasin
Duke formuar në çast emrin tend!
Dhembjet e shpirtit
Jemi këtu- atje
Qënie të mbushura me ndjenja
Endemi i mes gjithckaje ,gjëndemi në vetmi
Gjithçka rreth nesh ngjyra të forta dominojnë
Zgjatim duartë për ti prekur e për t’ ndjer
Thjeshtë si nuanca që lë gjurmë në shpirtin tonë
Dhembjet e shpirtit, fortunë e jetës
Dikush ngre velat e noton në dallgët e jetës
Te tjerët mbytën në betëjn me jetën
Shpirti vëlon nga dhimbja
Me zë pa zë,,ai ulërin
Pret ndihmë për jetuar sërisht
Në jetën e mbushur me gjëmba
Që të tjetërsojnë e pse nuk shihen ndonjherë
Por mblidhen pak e nga pak
Deri sa humbet besim tek jeta
Veç kalojnë kohën me dhëmbjen e shpirtit
Që të sillet si dhurat e hdhur
Me mbishkrim ‘k y jam fat jot!’!
NDJENJË
Shefqete GOSALCI
NDJENJË
Hënë e grisur e leckosur
Me shikon nga qielli për karshi
Durimi im per ty ka sosur
Ndaj do te nisem e do te vij
Edhe pse rruga eshte e gjatë
E male fusha ka në mes
Ky malli im shemb dhe kalatë
Ndaj pa të parë ty s’ po mund të vdes
Ti je per mua fill i zjarrtë
Prej rrezesh malli i gatuar
Prandaj te unë nuk ka kurrë natë
Jam mengjes i pambaruar
Drejt teje vij e shkoj përhera
S’ka gjë qe ti nuk e ndjen dot
Me emrin tënd shemb çdo humnerë
Mbështjell me urë tërë këtë botë
Te dua them dhe buzëqesh
Dhe ti diçka më pëshpërite
Kjo urë që zgjatet midis nesh
Është dashuri mbi dashuritë.
Përjetësi
Poezi
Përjetësi
(Akademik Rexhep Qosja)
me fjalët e zemrës t’ia themi
t’ia themi sinqerisht
t’ia themi troç
atij burri
akademik Qosja
je më i rëndë se guri
më i madh se lisi
më i bardhë se plisi
fisnik si vet fisi
ynë arbër
simbol urtësie
krenari e shqiptarisë
kurorë diturie
rrënjë e lashtë ilirie
burim Plave
degë e blertë Gucie
trung mijëvjeçar Shqipërie
me tingujt e shpirtit
ta këndojmë
je muzë e këngës
me ngjyrat më të bukura
të ylberit
ta pikturojmë
portreti yt i papërsëritshëm
fjalën e madhe për kombin
e ka thënë guximshëm
gjithmonë
jo strukur
as frikshëm
në mbrojtje të atdheut
një jetë të tërë rrugëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë
ti
tempull dardan
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
me flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove
ti biri i denjë i nënës arbërore
ndër yje
yll i zjarrtë
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit
i papërsëritshëm
kolos i diturisë
akademik Qosja
emblemë shkëlqyese e shqiptarisë
dhjetor, 2013 Zvicër
Mehmet BISLIMI
Poezi nga Bashkim Saliasi
“Metropol”
“Metropol”, ç’ndjesi!
Kënaqësi, e poshtërsi,
Dy të kundërta,
Jetojnë komshi.
Një botë e ngrir,
Një botë me jetë,
Të dyja bashkë,
Jetojnë në komunitet.
Në metropol, jeton politikani,
Mashtruesi e dallaverexhiu,
I ndershmi e lypsari,
Kumarxhiu e burgaxhiu.
Në metropol zvarritet i varfëri,
Këtu bënë pallë ariu matrapazi.
Hajduti e krimineli, ku ligji del nga
Kuvendi. Maliqit kështu ia do vendi.
Në metropol qëndron kadiu,
Ai që njerëzin mbron,
Natën e fut në burg,
Në mëngjes të lirë e shikon.
E sa ngjarje ndodhin në metropol!
I dëgjojmë në radio i shohim në televizor.
Kur “Maliqin” kanë respektuar,
Në drejtim të paditur krimineli ka shkuar.
Mjer ai që viktim bie në metropol,
Ia zbathin brekët e lënë me gisht në gojë.
Në metropol, zabrahanët në shkolla shkollohen,
mësonë të vjedhin, bëhen “profesorë”.
Profesorë,- ç’them dhe unë, nami u ka dal,
Priftit ia çojnë vet, një vizë në Greqi të marrë.
Dhrahmi të thata apo dollar,
Mjafton emrin ta kenë “minoritar”.
Në metropol jeton i bardhi,
E metropol, metropol,
Ikën fshatarët nga toka,
erdhën në metropol, sillen vërdall,
mbajnë barkun me dorë.
Duartë i mbajnë në xhepa,
Gjithë ditën me vete bisedojnë,
Lëvizin buzët, mëllëfin largojnë,
Ndihmë kërkojnë nga Zoti,
presin t’ua dërgojë.
Më qajf i paçi ju o politikan,
I morët fshatarët, i sollët në Tiranë.
Kazmën e belin në male harruan,
Po në metropol prap e blen në dyqan.
Po ç’e do! – askush më kazmën nuk e do,
Fadromat, në rrugë i gjen kudo.
Kazma e lopata flen në dyqan,
Mbetën tokat djerrë, fshatarët erdhën në Tiranë.
I braktisën qentë e kuajët në male,
I ndjekin nga pas t’i bëjnë sallame.
Po i buti nga freri kur shpëton,
Kthehet në origjinë, venbanimin e gjyshit kërkon.
Venë nga venë, në metropol vijnë,
I gënjen mendja, kërkojnë avenir,
Dalin në mëngjes “hajduti” xhepat u vjedh,
S’denoncojnë në polici, ai me revole në brez.
Po më keq është o njeri,
njerëzit politika i ndan,
ca i quan ballist e ca partizan,
të gjithë së bashku nga një bisht e kanë.
Ndërruan pushtetin “lindën” demokrat,
Në metropol u dyndën, erdhën nga çdo fshat.
Ata që për 50 vjet tundën flamur,
Vazhdojnë nën rrogoz ta bëjnë çamur.
Evgjiti, harixhiu e mulati.
Viktimë bie njeriu në metropol,
Amerikën me ngulëm kur kërkon.
II
Në metropol ngrihen gradaçela,
Kazino, lokale moderne, e supermarkete,
Këtu përdoret droga, e shitet floriri,
Zhvillohet prostitucioni, dredh zinxhirin qafiri.
Këtu në metropol vjen europiani,
Rusi, turku, greku e bullgari
Aziatiku, kinezi dhe indiani.
Kapo mi të gjithë qendron amerikani.
Eeh…- metropol, metropol,
si më dolën nga mendja politikanët tonë.
Sa qe sistemi monist në bllok qendruanë,
erdhi kapitalizmi, përsëri vendbanimin se ndryshuan.
Ngritën gradaçela, paraardhësit e tyre demaskuan, tokën e pronarve vendas,
pronarve të rinjë ua besuan, hapën lokale,
pronë të tyre e bënë lumin Lanë dhe tokat që shtriheshin në të dyja anët.
Të gjithë qeveritarët një mendje kanë,
Askënd nuk sheh ta çojnë në Tufinë,
Shpirti të gjejë rehanë, por në Sharrë,
atje nga blloku më drejtë e kanë.
Politikanë të vjetër dhe këta të rinjtë,
Që sistemin e ri “kapitalist” prodhuanë.
Nuk thonë kot: -Dardha, bie nën dardhë!
III
Metropol, sa fjalë e mbarë,
Kur del në mal të Dajtit,
Sheh avulli i tenxhereve me fasule e ka mbuluar.
Mirë në dimër po si t’ia bëjnë pluhrit të zi në behar.
Del në rrugë ndeshesh me afgan,
Te Medreseja shumë Kinez janë,
Shumë është shtuar dhe rracë e zezë,
I ndesh në rrugë herët në mëngjes.
Eeh…metropol, se mendonim ndryshimnin kaq hollë, ishim mësuar të hanim me tollonë!.. Sa shpejtë i harruan fëmijët tanë, s’kujtohen për eshtrat e gjyshërve që lame në vendbanimet tanë.
IV
Në metropol shitet kokrra mareje,
Blihet hashashi si bimë kafeje.
Në metropol plaku dorovit pension,
Me lulet e reja mbetet me gisht në gojë.
Në metropol lëviz X 5, fluturon avioni, lëvizin suerdesa, luhet Bingo e vihen baste, endet rinia nëpër pape. Pihet cigare, bëhen thashetheme,
Qendrojnë në facebook, vizitojnë motele.
Në metropol rrinë piktorët, muzikantët e skluptorët. Ata që veprat e artit përurojnë në rrugët e metropolit i ekspozojnë. Të gjithë së bashku në simbiozë përkohësishtë jetojnë.
V
Eeh… moi Tiranë! Sa shpejtë shqiptarët në këtë shekull të mbipopulluan. Ata që herët lindën në Tiranë, hipën në anije e ikën në botën matanë. Ne, që erdhëm në metropol na emërtojnë malok e çeçen, epitete që rrallë në popujt e tjerë i dëgjonë…
Lulekuqe
Në gjumë të rendë lulekuqe ke rënë,
Ngricat e dhjetorit frymën ta kanë zënë,
Nga gjumi deshën të zgjojnë,
Po Dielli dhjetorit ty nuk të ngrohu.
Përgatitu mirë, të zgjohesh në behar,
Nuk ke si të çelësh ngricat pa kaluar.
Largo gjëmbaçët, mos të hanë të gjallë,
Të shëndoshesh mire, të japësh bimë me farë.
Heshti lulekuqja, u struk në vërri,
Prêt rrymat e ftohta, mos sjellin stuhi.
Të kalojë dimrin, të na vij pranvera,
Të çeli e shëndoshë jo si herët e tjera.
Tiranë, më 18. 12.2013
Shqipëria ka bollëk
Fundi vitit po afron,
Dyqane plotë shikon.
Mallë ka plotë, nuk ka para,
Bota thotë marshalla.
Shqipëria ka bollëk,
Fle pa bukë, nuk bën gëk.
Kur guxon del në rrugë,
E ha plumbin bie në gjum.
Është mësuar more vëlla,
Bukë e gjizë e tërhana.
Po e pati një kokërrë qepë,
Ia fut një gotë raki, këndon tërë qejf.
Bota ne na ka zili,
Ç’do muaji vijnë në Shqipëri,
Hanë pastërma e pinë raki,
Dhëurata marrin për në shtëpi.
Këshilla japin, pare marrin,
Miqë për kokë në fund dalin,
Në Europë s’na pranojnë,
Plotësoni kushtet pa do shikojmë…
Kështu vazhdon avazi vjetër,
Shkojmë me vite e shkojnë me shekuj,
Historinë na kanë fshirë,
Me bollëk e duan Shqipërinë…
Mësuesi
O mësues, more kapedan,
Ti zotni përgatit babaxhan,
Bëjnë ligje, bëjnë kuvende,
Për ty askujt si shkon në mendje.
A je gjall a ke vdek,
Kujtohen një herë në katër vjet.
Në komisione të caktojnë,
Votën kërkojnë të mbrojnë.
Porsa marrin mandatin,
Të fshijnë numërin, su sheh surratin,
Këta janë “shenjëtor”
Vet i përgatit mor mësues i gjor…
3
Ti i rrit, ti i mëson,
Shpejtë bëhen “profesor”,
Ligjërojnë në kafene,
Profetët e shekullit jemi ne…
Nuk shkon shumë bien nga “figu”,
Me bisht në shal serviloset i ligu,
Kur e sheh që s’ia var njeri,
Kthehet përsëri në origjinën e tij…
Pushtetarët
Dy pushtetar,
Zunë miqësi,
Secili nga pushtetarët,
Ruante territorin e tij.
S’kalojë shumë ato u zunë,
Kush je ti, e kush jam unë,
Pa do më shohësh, kur të vijë në pushtet,
Pallaten e ke me këmbë përpjetë.
Kështu u tha e kështu u bë,
Iku i pari populli s’bëri zë.
Nuk kaluan shumë ditë,
Shkojë dhe tjetri të gjejë dhitë.
Tani dorën ia kanë marrë,
Me tritol bëjnë shesh dynjanë.
Viti ri
Viti i Ri, shpejtë afroj,
Ngrica gjithë andej dëgjojmë,
Veshët pipëzë mbajmë çdo darkë,
Se mos dëgjojmë, koha u hap.
As një lajmë, as një fjalë,
Shpërblim s’keni për të marrë,
Nëgricat janë shtuar shumë,
Pushtetartë s’po bëjnë gjumë.
100 ditë lehtë i kaluan,
Greva e parë e dha sinjal,
Dha sinjal i paralajmëroj,
Furtunatë shpejtë do fillojnë…
Kur premtuat, në fushat?!
Rrogë të trembdhjet keni garant.
Mirë mendjen a e ndat,
Jemi prapë në fushatë.
Një fjalë për ngritj s’po na thoni,
As për shpërblimin s’po mendoni.
Po u pyesim si e menduat,
Do na gënjeni në të thatë.
Ju pushtetar një gjë duhet të dini,
Popullin po e gënjeni si Nastradini…
Po një gjë mos e harroni,
“Cunamet” nga ai do i provoni….
Kali
I vetëm ka mbetur kali,
Pyesim! ku shkoi djali?!
Cila dorë e coptoi,
Nga e degdisi, ku e çoi?!
Kali rri e vrapon,
Prêt djalin mos shikon,
Kalojnë ditë kalojnë netë,
Djali u zhduk për jetë.
Thonë, e dërguan në Elbasan,
Për një gotë raki e coptuanë,
Kali përsëri vrapon,
Është besnik djalin kërkon.
Tiranë, më 18. 12.2013
Furtuna
Ia nisi furtuna,
Rreshjet filluan,
Ngriu buzqeshja,
Lajmin sa dëgjuan.
U mësuan keq,
Harruan zananë,
U kthyen në burokrat,
Të gjitha gati i duanë.
Mbyllur në zyrë,
Si dervishlerë,
Shkresa pambarim,
S’kanë asnjë vlerë…
Po si do e bëni ju mor të ngratë,
Në tetë vjetë, një orë mësimi në klasa s’u patë,
Se si e justifikoni pagën, ne ju pyesim!?
A do jepni llogari ndonjë herë para këtij shteti?…
Sorra
Qëllojë një herë,
Sorra u bë kadi.
E duronte bilbili Sorrë,
kur kakariste në sy të ti.
Sorra që më parë,
me rregulla s’ishte mësuar.
Fillojë rregullat të zbatojë,
E bezdisi aq shumë bilbilin,
sa më në fund gojën lëshojë.
Kalit mënjan sorrë, i ke hipur.
Kokën do thyesh, kur të jesh duke zbritur.
Akoma sorrë se ke marr vesh,
Një brigadiere je, këtu midis nesh.
U ngref sorra u bë furtunë,
Lëshojë tornado, lëshojë stuhi,
Bilbili i qetë s’prishi terezi,
Sorra broçkulliti sa pati fuqi.
I qetë, fluturojë bilbili
u ngjit lartë në mal.
E la sorrën majë kalit të bëjë krrau-krrau. S’kaloj vjeshta, sorrën kali e rrëzoi,
i qetë bilbili folenë pastroi.
Tiranë, më 25. 12.2013
Sila zemra Maji 2013
Sila zemra, të themi,
Sytë te ty ne i kemi.
Të kemi xhan, shpirti jonë,
Zemër bardhë qofshë gjithëmonë.
Sot mbushe katër vjeç
Xixëllonjë nga do që shkon,
Thyen akuj, shkëmbinjë thërmon,
Bota jote e, gjitha mistere,
Lumenj ari, lule pranvere.
Je më e mira në gjakun tonë,
Shkemb graniti mbetësh gjithmonë.
Tiranë 19.05/2013
Sila
Sila, lozonjare,
Je çapkëne, je bravare,
Gjyshen tënde, lumturon,
Nga kati dytë në rrugë e çon.
E do fortë e ke xhan,
Kur mërzitesh me pëllëmbë e gjuan.
Nuk thonë kotë, fjala flori,
Gjyshet i falin mbesa e nipa në pleqëri…
Poezi nga Musa Jupolli
Musa Jupolli
U dashurova gabimisht
u dashurova gabimisht
jo rastësisht e përqafova
bukuri
nurshëm
ecje elegante
në dehje
dashuri e ndaluar !
*
flakë-dritë-përvluese n’shpirt
veshur me fustanellë të mëndafsht
intelegjenca e sharmit të saj
yll’ nesh(ë)
në thjeshtësinë estetike
në barishtën pran liqenit
nën hijën e një peme
gjysëm trupin nën rreze dielli
gjinjët mbështjellur me flokun e gjatë
një këngë e re
një lexim i ri
romani i jetës !
bibla e dashurisë
e putha në ball
e putha në gushë
histori arti
frymëzim letrar
dashuri, kjo fjalë e bukur shqipe
besim në shikim
me shkrim gravuar
gabim
sa gabim i bukur !
*
ruani gabimet e bukura
si të rrahurat e zemrës
ruane Atdheun si sytë e ballit !
Shpirti im I thyer !
Kthimi im
Shkrimtar i historisë
thyerja e Atdheut tim në dysh
gjysma e romanit n’ egzil
realja dhe imagjinata
në breg të një rrënimi
shprti në përkthim
shikimi im përqendruar
në bukurinë e një vashe
peshojë e lotëve të mi
pa asnjë dyshim më e bukura
liria e plagëve të mia
personazhi i romanit tim
veta e parë
lidhorja e gramatikës shqiptare
në fushën e letrave
ide e fjali
tragjedi antike
shkruar e shkuar kohe
nuk le vulën e kërkuar
nga liria e mbështjellur me lot-gjak
vasha e bukur në lexim
jetësim Nëne
lapsi im shprti i saj
Dritë-Drejtësi Atdheu im
ti që më lexon
recitoje
këndoje
shperndama vargun
në çdo pore t’ Atdheut tim
Liria pa Drejtësi
plagë e pa sheruar !
Fytyra , Pasqyrë Shpirti
Fytyra, kjo pasqyrë shpirti
Në te lexohet gjithë e kaluara
E tashme e ardhme biologjike
Kujtesa e memoareve historike
Ne kishim besimin në Diell
Që të kuptohet dinjiteti
Pyesni të rrahurat e zmrës
Fytyra, bukuri e pa shlyer
Kjo fotografi me ngjyra
Vetëm syri i mirë e sheh
Nëna në Lindje bekim dha
Fytyra zemër dashurie
Fytyra, alfabet e dije
Flakë Promotheu
Ndritë shëndritë
Hënë që reflekton gjethe n’ pemë
Lindje e perendim Dielli
Në liqenin e shpirtit tim
Qiell që jep shkelqësim
Ju betohem n’ fé shqiptare
Për herë të parë e kam dëgjuar
Fjalën Të Dua në gjuhën shqipe
Kjo gjuhë e bukur
N’ atë Fytyrë paqësyrë shpirti
At’ Dhé Gjergj Fishta !
Tokë hap thesarine e Fishtës
Ta gjejmë gjuhën e bukur të shqipes !
Gjergj !
Ky emër I Madh !
Pastaj Gjergj Fishta ,
Ky emër i tridhjetegjashtë shkronjave
Të shkrira në Biblen Shqiptare !
“Lahuta e Malcis”
Këtë Lahutë… babai im
E mbolli në kopshtin e shtëpisë ,
Lexohej natën
N’ fusha e n’ male recitohej,
Shqipërinë Lahuta … kërkonte !
At Gjergj Fishta Atdhé thërriste !
*
Zadrime e nderuar ,
N’ Histori e pa harruar ,
Yt bir shpirt lirie
Shkodra jo rastësisht
Fotografi Kombëtare
Në zemër mban Fishtën tonë !
“E Popullit “!
Tha At Fishta !
Mori e lexoj ,
E Këndoi :
“Gjuha shqype”
“Me gjuhë t’ veten rrnoft Shqynia”
Zgjohu me këtë zë të bukur populli im !
*O Afroditë e Malësisë time !
O Afroditë e kujtesës , banore e përhrshme e Malësisë !
Engjulleshë n’takimet e mia para dhe pas lindjes së Diellit!
Në zemrën time ke mbirë gjithë dashurinë , o engjulliesha ime!
S’ mund të ma kopjoj askush shtojzovallën, se vetëm një është !
Në syrin tënd jetë e agoni janë mbjeshtjellur në një magji !
Buzëqeshja jote Eros si valë flamuri n’ puhinë e shpirtit tim !
Ndjenja ime merr flakërim dhe shpirtin më ndezë o shpirti im !
Diell edhe Hënë marrin ngjyrën e dashurisë në ne të dy!
Të lutem zemër që m’ep përkdhelje në ngrohtësi e dehje!
Në folenë tonë melodi afsh e dashuri e mëndafshta bukuri!
O e bukura e dheut, ujëvarë e pashterrshme më je ti !
Si polenë e luleve pranverore ndritë e shkëlqen n’ bukuri !
O Afroditë ! Lozonjarja ime , gushë e buzë mjalti i vendëlindjes time !
Nuk ka zë as fuqi që ka thirrje aq të fuqishme si unë për TY !
Ti dhe vetëm ti më je dritë e më bënë krenar si Lisi i shtëpisë !
Engjulleshë , dhuruar nga Hyu vetë, për mua o e bukura Afroditë !
Kur Dielli n’ Lindje Afro-Dita Hyjëshon Atdheun tim !
I – fjala
Fjalë të thata në media
Në « Lirinë » e fjalës së « lirë »
_
Në të zeza e artësuar
Dashuria e literaturës
Shpirt e t’ ËSHTË
N’ analizë të foljeve
Biografi e pa shkruar
Komedia e ardhshme
N’ arkitekturë humor
Boem(ë) në varfëri
Prishtinë-Tiranë
Laboratore t’ eksperimenteve
N’ Qiell të mërzitshëm
_
Kjo litaraturë
Që e duamë aq shumë
Nuk do të mbetet në hije
- II – e lirisë
Letër
Deti e Mali me lirizëm*
Aty hapa zemrën
Gravur kujtesën e popullit tim !
Të quajta «»
Ma ngatrrove filozofinë
Ta mësova urtësinë
Ma prishe qetësinë e vuajtjeve
Vetës(i) zbehe idealin
N’ Sofër bukën thyem i deshpruar
Fishtë më the
Gabimin n’ emër të Shqipërisë ta fala
N’ vëlla me përqafove
Po zemër nuk sherove
Unë me kohë e kam kuptuar
Ndarjen e shpirtit të lënduar
Po ti, prap do mbetesh në histori
N’ Historinë tonë të çalë
Histori që merr kohë në vlerë
Vargu im n’ urtësi të fton
N’ shërim të plagëve të LIRISË
musa jupolli,paris
Rumiu – Poeti që Riza Lahi donte aq shumë
Nga KOLEC TRABOINI
Na ruaj zot po të vdes ndonjë këshilltar zyrtaruc axhami, për nder arm – do të ngrihet në këmbë shteti.
RUMIU
KUR TE VDES
Kur të vdes
kur qefini im të dalë në portë
mos mendoni se kam ikur
nga kjo botë.
Mos nxirrni ndonjë lot
mos qani , mos t’ju vijë keq.
Në ndonjë greminë monstrash
nuk kam rënë e nuk po heq.
Kur ju të shihni
trupi tim të ngurosur
mos vajtoni ikjen time.
nuk po iki, po mbërrij
në dashurinë e pasosur.
Kur t’më lini
brenda në varr
mos më thoni lamtumirë.
Mbani mend se varri është
për parajsën pranë
veç një kurtinë.
Ju veç më shihni
tek zbres në varr.
Tani shikoni kur të ngrihem.
Çfarë ndodh në fund
kur Dielli perëndon
e Hëna bie?
Kjo duket fund
si diell që shuhet
në të vërtetë është agim.
Kur varri mbyllet
e brenda tij të jeni ju
pikërisht atëherë shpirti çlirohet.
Keni parë ndonjëherë
farën në tokë të bjerë
jet’ e re me të a nuk mbin?
Nëse kjo farë quhet njeri
çfarë mendoni se do lindë?
Keni parë ndonjëherë
një kovë në pus të bjerë
e plot sërish të ngjitet lart?
Pse të qajmë për shpirtin
kur si Jozefi del prej pusit,
ai do shfaqet prapë.
Kur për herë të fundit
do mbyllësh gojën, o njeri
fjala jote edhe shpirti
i takojnë asaj bote
me hapësira pakufi.
Shqipëroi: Kolec Traboini