Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Poezi
Viewing all 113 articles
Browse latest View live

MOJ E MIRA

$
0
0

Poezi

Nga: Agim Gashi

 

Moj e mira n´mje t´lisit
Ti që je e bija e fisit,
Me ta knue ty nji kangë
Jo veç n´lis por hypi n´Hanë!

Për dashninë që kam për ty
Nuk pom zihet vendi-vend,
Pash dy çukat që i ke në faqe
A po vjen në këtë vikend.

Kur të vish në deren time
Me gitare të përcjell ty,
Kur t´na del Ylli i Mëngjesit
Ti knoj dy kangë me sharki.

Po thonë sharkia ka dal nga moda
Por ngoni ju t´reja e t´rij,
Kangët ma t´bukra të dashunisë
Gjithmonë këndohen me sharki.

Kur fillojnë dy instrumentet
Me sharki dhe çiftelia,
Skuqen faqet bashkë me telat,
Kështu ashtë shqip dashunia.

Mos lejoni me ndërru kultura
Ecni n´tokë jo pë hava,
Mos lejoni me ba dashninë
Sikur kangën tallava.

I lumi Ai që në këtë botë
Këtë jetë shqip don me e kalu,
Me e rue besen e nderin
Edhe shqip me dashunu!!!

07.06.2013
Düren


VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË (v. 1)

$
0
0
(përzgjedhje nga Libri i R. Lahit, “Trëndafila nga Tirana”)
VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT
 
Parathënie
 
Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë  njerëz  me rrembe shqiptari  dhe që ata vetë e dinin…  por…vetëm aq!
E pra,  të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj  nuk dijnë më shqip?
 Është shumë e dhimbëshme!
Të njëmilion e treqindmijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur, në forcimin e trupave mbrojtëse të genit të  indentitetin kombëtar. Kjo mënyrë është – krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë,  ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot – asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE.
Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, i përshkruajmë ato me zakonet apo  mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, i lavdërojmë , i kritikojmë… Sigursht që merremi edhe me “thashetheme”duke i bërë lajka njëritjetrit; nganjëherë edhe shahemi e fyhemi dhe, atëherë,  ky livadh i mrekullueshëm plot florë shqiptare, ngacmohet për t’u kthyer në “fushbetejë”. Ama, në një “fushbetejë”, vërtetë me mjete të  florës shqiptare, por që mbaron shpjet, gjithmonë me happyend. Dhe  kjo ngjet, sapo nëna jonë  e përbashkët që e kemi lënë larg, ia bën me isharet vetmisë sonë. Duke na kujtuar se na ka lindur të gjithëve ajo, se na ka bija e bij që na do si sytë dhe që, në mall e sipër, na porositë vetëm për dy gjëra – të mos e harrojmë atë dhe ta duam njëritjettrin.
Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri! Psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do të hyja po të mos kem vetë dhe do t’i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin.
Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra?
Poeti dhe autori i njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku i ne t ë gjithëve dhe është i njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë i shtrenjtë.
 Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër, që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi ; edhe kur të jemi me njëritjetrin, por edhe në vetminë tonë…natën. Patjetër që edhe dikush – dikush do të përlotet.
Miqtë personalë të autorit, që ai i ngacmon më shumë, me siguri do të shkrihen së qeshuri.
Poeti ynë , me këtë vepër që po paraqet, ja, synon të japë kontributet e tija modeste që të mos asimilohemi. Dhe, në u asimilofshin nipërit e mbesat tona, ata, ta dijnë se sa e deshëm Atdheun ne, se cilët qemë ne, njerëz të zakonshëm  që kishim një gjë të përbashkët – dhimbjen dhe mallin për Atdheun tonë. Që e deshëm Shqipërinë si sytë e ballit.
Rizai më bëri një zile në numurin tim të celularit, dhe unë e mora nga Italia , siç bëj ngaherë.
“Vitore, je nga më të vjetrat e diasporës shqiptare të postkomunizmit, të njohin të gjithë, si thua? A nuk na e bën parathënien e këtyre vargjeve? Ti je njëra prej shtyllave të forta të burrave e grave që u mungon atdheu përditë e që flasin, e mendojnë dhe do të vdesin vetëm shqip.! Shkruaj çfarë të të dojë shpirti yt!”
Dhe, ja…unë e shkrojta.
E juaja, e të gjithëve, nëna Vitore.
 
 Vitore Stefa – Leka
  Trieste , Itali, 3 dhjetor 2008
 
 
 
                                         PRELUD
 
PAKËZ VJESHTË TIRANE NË FUNDDHJETOR
 
                                          Pas një telefonate nga SHBA me 16 dhjetor, ora 19.30…2008
 
 
Tirana ..Ku e paska gjetur sot pak vjeshtëz të ëmbël
Pak butësirë mes dimrit, pak fllad, pak erë të vakët?
Dhe retë e borës , erën e ftohtë, hejet e akullit
I ka shtyrë ëmbël, lehtë …për pakëz.
 
Këtë vjeshtëz mes dhjetorit e kish ruajtur Tirana
Pwr bijtw e saj të largët, mos vinin për vit të ri
E ruante … si strukw nwna  në sunduk të nusërisë
Këmishën me djersë të birit që i ka ikur në ushtri
 
Po  bijtë e Tiranës në gji i morën retë me vete
Pas maleve, kontinenteve , oqeaneve pa skaj
Këtë  vjeshtë sot në trapezën e sheshit “Skënderbej”
Do ta hanë të gjithë, por jo të largëtit bijtë e saj
 
Kjo vjeshtëz me fustan biond tani sillet përqark
Si një nuse shtëpie e bukur, që burri i ka ikur
Një re nga lart , ja, tani po derdh pikla si lotë
që i bien papandehur një shpirti të tronditur
 
  Kur bijtë i vijnë Tiranës ajo gëzon , qeshë pafund
Ua tregon një për një mimozat,  blirët, ,neonat
Si një fëmijë i  lumtur që  ka vite pa parë babin
Dhe e fton të luajë me macen, qenushin, kokonat
 
Dhe gjenë forca të qeshë e  të lodrojë me ta
Që kur të ikin prap ta kujtojnë kështu, të gëzuar
Dhe përnatë i sheh në ëndërr ,  përnatë loton për ta
Se mos ndonjë , i heshtur,  përjetë e ka harruar
 
 
Ka një milion e gjysëm emigrantë Tirana ime…
Për `ta e kish ruajtur sot këtë vjeshtëz të bukur
Oh, bijtë! …Që të jenë sa më mirë, atje ku janë
Hënës zemërbardhë ia ngulë sytë duke iu lutur
 
 
                                                   RIZA LAHI    16.12.2008
 
 
 
 
Kartolina për stërnipërit e diasporës së re shqiptare
 
Që nga ky dymijë e nëntë
Dyqind vite do kenë shkuar
Kur ca stërnipër,stërmbesa
Ja…do jenë grumbulluar…
 
“Është njëzetetetë nëntori
Ndaj o miq ju mblodha sot
E dini se ç’gjuhë kanë folur
Gjyshërit…një herë e mot?
 
Po  …kush qenë stërgjyshërit tanë?
Ja, për këtë u kam mbledhur
Dyqind e ca vjet më parë
Do vargje dikush ka hedhur
 
Për stërgjyshërit kur kaptuan
Malin…Detin…Oqeanin…
Thotë që e deshën shumë Shqipwrinw
Edhe fshehur për të qanin
 
Xxx
 
 
 Kudo shkoi në një pikë shihte
“Nordi” i tij quhej atdhe
Pranë “Hygoit” vetëm shëtiste
Kafen ? Në Shans Elize!
 
Njëqind vjeç bëri një shpikje
Ky stërgjyshi në internet
Dyqind vite që atëherë
Nuk ia shkoi kush në planet
 
Abaz Pllana 
 
 
Ky plakushi, more nipër
E kish  emrin Abedin
Kush  ia shante Çamërinë
Paçe e bënte!… Nasradin!
 
Guzhinjer si ky stërgjyshi
S’kish   në Belgjikë as në Francë
Verë më verë te “Rrota e Kuqe”
Në Durrës vinte për vakancë
 
 Abedin Rakipi
 
Ky i pashmi ? Pah ç’ka qënë!
Vjershatar edhe major
 Sa  ndjente zhurmë aeroplanash
Nga krevati – Hop,në oborr!!!!
 
“Mëmëdheu ” si hoje mjalti
Mblodhi botën me shqiptarë
Gim Bacelli i desh shumë
U thosh: ” Ç’kemi, mëmëdhetarë?”
 
Agim Bacelli
 
Me   sfilata ky stërgjyshi
N’ tër botën vuri kurora
Tre vjet në Pol pat banuar
Te harushat bardh si bora
 
 
Deputet na e bënë Gimcen
Që i desh  aq  eskimezët
Kur u mplak, ktheu në Drenicë
Plot lule nga suedezët
 
Agim Spahiu
 
 
  Ky poeti? Agim Shehu!
Ish  nga zemër e Labërisë
Askush s’shkroi më mirë se ai
Për Selamnë e Salarisë
 
Kur po vdiste tha: “Nuk dua
T’më këndojë hoxha te veshi”
Dha frymë duke kënduar
Një iso nga Kurveleshi.                               
 
Agim Shehu
 
  
 
Kjo bardhoshja fëtyrëmollë?
Oh, sa bukur që këndonte
Lida dinte të dhuronte  
Qeshje në vënd të lotonte.
 
Fiiiiuuuu…avionit në Tiranë
Kjo këngëtarja famoze
I hipte nga Gjermania
Vetwm tw mblidhte mimoza
 
Alida Hisku
 
 Menjëherë një letër anonime…
 
O Lidush, moj motra jonë
Je e ambël porsi dardha
   Po të vijnë të katër xhuxhat
Rretheqark si te borëbardha
 
Na këndo nga një kangë t’bukur
Që kur t’bijnë ora dymbëdhetë
Ndueja, Bixhi Zefi, e Xakja
Porsi kingjat t’bijnë me fjetë
 
Ndueja don ndoj kangë gjermane
Jo me fëllanza e mimoza
Po  me trompë , xhaz e rep
Pushkë , topa e mitroloza
 
Bixhi, the? Bixh barcoleta?
Ndonjë kangë me  zogj e flutura
Maezallah – asnji daneze!
Veç Bik Ndojën e kompiutera
 
Zotni Zefi? Njashtu ma!
Çfardo kange të lind n’zemër
Mundësisht kangë sarahoshash
Që ta ketë ndokund ndoj femër
 
Kurse mu? Po më këndove kangë
Qi mbledhë femna në Tiranë
Ti e din – faaaap , menjëherë
Zefit tana kam me ia dhanë
 
Tash po t ë vijmë në Gjermani
Të katërt për marshallah
Tomit thuaj dojnë kokakola
Për raki ? Pah! Meazallah!
 
    Anonime
 
 
Se si qënt  e Sllobodanit
Në Kosovë u kthyen n’stërvina
Për Lavdinë shqiptare thërriste
Faik Smajli  e Ben Dervina
 
Se si  burrat e Kosovës
Për liri hëngrën barot
“Dervina Pikë Com”, or nipce
Shkroi … Ja, shkruan dhe sot!
 
 
 
Arben Dervina
 
 
Si hënë e madhe kur del
Labërisë, në mal të lartë
Zemërëmbël si ketrushi
Kjo stërgjyshja…quhej Artë
 
Kur dhe burrat me mustakë
Luanin me fjalën e dhënë…
Arta –  veç një herë përkulej
Kur dëgjonte fjalën “nënë”
 
    Arta Mezini
 
Ky plakushi me penel
Që aq ëmbël pikturonte
Vetëm mjaltë nxirrte nga goja
Dheeee…Nuk fliste, por këndonte
 
Sa fëmijëve në Nju Jork
Shqipen u mësoi për ditë
Shegë e rrush kish në Tiranë
Emër zogu kish – Astrit
 
Astrit Tota
 
Si pullumb nga qielli shkruante
E ndrinte si “Afërdita”
Valle folku nëpër skena
Kush s’kërcente si Ardita
 
Nipçeeee!!! Rrëzës së Selanikut
Ndonjëherë, kur t’u bijë nata…
Nga vargjet e tiraneshës
Ende thurin serenata…
 Ardita Jatru
Ja …një gotë qumësht të ngrohtë  për miqtë e mikeshat e internetit nga Ardita
Dëshiroj të shoh një listë të madhe emrash herë tjetër. E di që do dali shumë – shumë e gjatë(njëqind e ca emra,besoj), por t’i kënaqim të gjithë, të pakten, sepse të gjithë jemi pjesë e virtualitetit shqiptar , sado që “rrihemi e grihemi e lajkatosemi” ndonjëherë….
Mos m’i merr mbrapsh këto që shkrojta z. Riza. Jam aq njeri i mirë, sa për të mos menduar keq.
 
 
Lum kush jepte intervistë
Albert Zholit, mjeshtër fjale
Vring, n’sabah, e kishte emrin
Në tër listat virtuale
 
Fort i shkathët qe gjyshi Berti
Njëqind vjeç kur i ndërroi jeta
Në një kohë qe gazetar
Në pesëdhejte tri gazeta
 
              Albert Zholi
200 vjet kjo CD, nipveçe…
Këtë zë të ëmbël -  zog Cukali
E pat pasë një gjysh i famshëm
Emri i tij? Baç  Alibali!
 
Kur qe gjallë gjith javës këndonte
N’ Paris, Bon, Angli, Eladhë…
Kafen – diel për të diel e pinte
Në Shkodër,  te “Kafja e  Madhe”
 
              Bashkim Alibali
 
 
 
Beqir quhej ky stërgjyshi
Njëqind vjeç vdiq me penel
Boll pat vuajtur , ky kryetrim
E prap gojën – karramel
 
T’bëje një vjershë për Kosovën
Por brilant, si eliksiri
Me sqep pëllumbi ilustrimin
Nga Malmo e sillte Beqiri 
 
Beqir Elshani
 
 
Ky këtu ?…Eeeehhh…e kish syrin
Të mprehtë, si tehu i sakicës
Për penë, për pushkë e për femra
                                           -  Baki Shpirti i Shipkovicës
 
Njëqind vjeç Baki Kombëtari
Kur pat vdekur, pastë rahmet
Bukureshti e Rumania
Pa të s’patën më lezet
       Baki Ymeri
 
 
Ky që me mirësi ju qeshet
E ka pasë emrin Bislim
Aq studioz, porsi Ajnshtajni
Rrallë gjeje në Perëndim
 
Kur shkruante ai për Kosovën
Ngjethte mishtë rraca shqiptare
Rroi në Zvicër ku valonte
Rrezistenca kosovare
 Bislim Elshani
 
 
Gazetar si ky, nuk kishte…
Si? Kush është? Dalip Greca!
Shokë e miq donte…Pa ngopej
Dhe me buke e kripë e speca
 
T’i thosh kujt një fjalë të keqe?
Kurrë s’e bënte atë gafë
Po të ngjiste, të gjith thonin
” Fort i paskan rënë në qafë”
Dalip Greca
 
 
Nw Zvicër mbet filozof
Le tw ish dynjaja me rrota
Mw shumw desh malet e Sharrit
Nga tër malet që kish bota
 
 
Kur çelte gojën Destani
Gjith mënd fliste dalkadalë
Para vdekjes tha: ” Më sillni
Një këngë nga Jusuf Gërvalla!”
 
Destan Hajdini
 
Emigrantët fort i donte
Pa dallim, të gjith në bllok
Memalijaj s’kish si ai
Psikolog as sociolog
 
Pah, sa i mirë ish gjyshi Mondiiiii!!!
Gjer u mplak u mbajt si djalkë
Për të gjith që shkruanin vjersha
Goja e tij – sheqer e mjaltë!
                                                                                             Edmond  Ismailati
 
 
More djeeeemaaaa….Asnjëherë
Mos punoni shkeleshko
Po si? Shihni katragjyshen
Që firmoste me ELKO.!
 
Për gruan? Pas Fredrik Engelsit
Më mirë s’shkrojti tjetër dorë
Se kjo bijë e Qeparoit
Elko Gjoka  …Eleonora
 Eleonora Koka – Gjoka
 
 
Si kunadhja ish e bukur
E zërin – si kanarinë
Shkruante vjersha mbi bedenë
Të Ali Pashës në Janinë
 
Tëra  gratë i duan parfumet
Diç  Elda donte shumë
Si dashnor e kish “Laptopin”
Me të zgjohej e flinte gjumë
 
Elda  Kokoneshi
 
 
 
Faik Smajli në mes Londrës
Nga mëngjesi në mëngjes
Falmeshnëdet i çonte botës
Me rrezet “Albaniapress”
 
Me penën , shpirtin e  tij
Veç gjoksin ia pa armiku
Në Kosovë erdh gjysma e Londrës
Rahmet pastë, kur vdiq Faiku
 
 

VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË (v. 2)

$
0
0
(Vazhdim: përzgjedhje nga Libri i R. Lahit, “Trëndafila nga Tirana”)
Faik Smajli
 
Ja se ç’na shkruajti Faiku pas një dite të lodhëshme, por rezultative:

Unë nuk mund ta detyroj asnjeri të shkruajë për mua çfarëdoqoftë, as që dua, sikurse që nuk jam kundër që njerëzit të shkruajnë për mua.
Çdo njeri mund të shkruajë për mua, dhe s’ka nevojë të më kërkojë leje.
Edhe miku ynë Rizai ka të drejte te shkruaj çfarë të dojë edhe për mua.
Pra, njerëzit mund të shkruajnë pro ose kundër çdo njerit  e, në këtë rast, edhe pro ose kundër meje. Pastaj është puna e çdo njerit , edhe e imja, nëse do të pajtohem ose jo në lidhje me shkrimet per mua.
Edhe njehere ju pershendes ju dhe mikun Lahi dhe ju uroj çdo te mire!
Faiku
 
Rovi…quhej kjo, si shqipja
Që flutron përmbi bedena…
Atë rracë trimëreshash
Mmmm…s’ e nxjerrë më Tepelena
 
Në Itali rronte por vinte
Në atdhe gusht e për gusht
Neofashistëve në Apenine
U jepte erzin në grusht
Federova Dautaj
 
 
Le të kishte mjergull Londra
Në tër qiellin si sahan
Ai qeshte si lulja e diellit
Si dielli mbi Elbasan
 
Filma bënte, vjersha bënte
Për të mirë të Shqipërisë
Kish një huq, kujt s’i tregonte
Për vjershat e dashurisë
 
  Fatmir Terziu
Qe, tash, Fatia, në vënd që të na tregonte përse i fshihte vjershat e ashiknisë, e treti muhabetin, fyyuuuuu
 
Një gjuhë e thjeshtë, e lehtë për tu riprodhuar, e kuptueshme.
Vjen nga mendja e një poeti shqiptar, një publicisti dhe një njeriu të fushës së letrave shqiptare. Riza Lahi, solli në mesin e `miqve’ të tij vargje që vijnë nga kjo ndjesi e karakterizuar në njohurinë, bagazhin dhe mendimin e pasur të tij. Një krijimtari e tillë tipike, edhe pse mund të quhet imagjinare, apo kalimtare, ajo jeton gjatë, mbetet në kujtesë dhe trajtohet si një dhuratë. Poeti Lahi me dashmirësinë e tij udhëtoi në vite, rrëmoi në histori, duke sjellë në mendje një datë historike, 28 Nëntorin, dhe pastaj iu drejtua të ardhmes, kur me fjalën `stërgjyshër’, apo gjyshër ai gatoi një harmoni fjale dhe një mirëkuptim të bukur. Diku shfaqi harresë, shfaqi edhe ndonjë lapsus, por me zemrën e tij dhe penën bujare ai iu rikthye dhe shtoi dhe gati përditë tashmë plotëson këtë nismë kaq prekëse. Këtë nismë që shërben si një lidhje. Në fakt ajo është një lidhje!
Është një lidhje e hershme me këtë lloj krijimtarie dashamirëse. Është një lidhje që vjen në gjuhën e hershme të zonës ku ajo është gatuar, një gjuhë tipike shkodrane që gatuan me çiltërsinë e shpirtit dhe prodhon atë që ndjen. Është një lidhje, që vjen në formën e një ngjashmërie me “Evgeni Onjegin” të Aleksandër Sergejeviç Pushkin, një poezi                         
dashamirëse që ngjan me thelbin e poezisë së shkruar nga Pushkini në atë libër të hershëm, por që komunikon edhe sot në mjaft gjuhë të botës .
 Këtu veç të tjerave janë disa kualitete poetike dhe gjuhësore. Janë këto kualitete që përbëjnë një kontribut në literaturën dhe kulturën e komunikimit mirëkuptues. Me termin kulturë literature unë dua të shënoj rrugën në të cilën gjuha e përdorur nga Lahi në këtë prurje miqësore, të ngjashme me karikaturat miqësore në art, është përdorur jo vetëm si një medium i artit letrar por edhe si një medium i gjithë formave të komunikimit të shkruar. Kjo lloj kulturë krijimtarie është shumë mirë e përqafuar në bazë të karaktereve dhe tipave dhe në kualitetin vargor që prodhohet.
Nuk dua të nxitoj se këtu është thelbi i krijimtarisë së Lahit, por nuk dua t’a mohoj se në këtë lloj krijimtarie ka kohëpërkushtim, dashamirësi dhe vlera njëkohësisht. E shkruara e Lahit është një kombinacion poetik me një thurje tradicionale, ku rima dhe rrjedhshmëria e vargut është si në një valle ritmike dhe leximi është tërheqës, me personazhe reale, të lexuar e të palexuar, të njohur apo pak të njohur, që gjithësesi nën penën e Lahit vijnë si një dhuratë në mjedisin letrar të mërgimit.                 .
Natyrshëm  duhet kuptuar edhe një fakt tjetër, atë që mundësia e kapjes së të tërës dhe përfshirjes së gjithë emrave do të ishte një mundësi ideale dhe do të donte për autorin një punë studiuese, kërkimore apo ku di unë. Kaq sa ka realizuar Riza Lahi, kaq sa ka pikasur ai, natyrshëm duket brilante, duket përshëndetëse me pak fjalë.             .
Leximi i `vetes’ nën vargun e Lahit është një simbolikë reale, një dhuratë e ndjeshme, një vëzhgim detajues dhe tipik. Por në një këndvështrim më të mprehtë, duke shmangur hapur qejfmbetjet, hatëret apo edhe keqkuptimet, ajo që duhet thënë është përkushtimi dhe ideja për një nismë të tillë. Bukur Riza ! 
Dhe sinqerisht duke njohur shpirtin, zemrën dhe karakterin e këtij njeriu-ideplotë mendoj
se duhet përgëzuar.
 
 
 
Si  ky stërgjyshi  , mër lali
S’gjeje kund as me kandil
Plumba pushke i kish fjalët
Dhe emrin e kish Fadil
 
Shtatë Stokholmë i ndërronte
Veç për sheshin “Skënderbe”
Kurr s’betohej “Për kokë t’fëmijëve”
Por betohej “Për atdhe!”
 
Fadil Shyti 
 
Ky stërgjyshi prej Prishtine
Emrin e ka pasë Flori
Por flori, gjak ,shpirt s’kursente
Për Kosovën në liri
 
Po  nga `i herë kur e mërzisnin
Me ndonjë behej nervoz
E i sulej ku i dhëmb e djegë
Me pambuk a  mitroloz
 
 
Flori Bruqi
 
 
 
Poooo….ky burrë që sheh serbez
Gjeto Turmalaj – Shkreliani
Trim, si mos me e pas qitë nana
Por prej barkut aeroplani
 
Edhe vjersha të bukura shkruante
Edhe fort ishte kritik
Kush shante femrat shqiptare
Faaap! Shkreliani n’kallashnik!
 
Gjeto Turmalaj
 
 
 
Natë për natë e për merak
Gjergj Lacuku, Burrë i Dheut
Dy trimave u kushtoi libra
Askeolës e Skënderbeut
 
E u thosh amerikanëve
Pa i reshtë e shkreta gojë
“Nuk ka gjethe më të gjelbër
Se pranvera në Beltojë!”
 
Gjergj Luigj Lacuku
 
 
 
 
                 
Eh, moj stërmbesat e bukura!!!
Në buzëvjosës a në bregdrini
Në daç të pashëm, në daç për  bejta
Nuk ka pasë si Gjovalini
 
Bëri e shkoi tej oqeanit
E u vendos në Amerikë
Amerikoneshat thojshin:
“Na ka shkri… kenka antikë!”
 
Gjovalin Luma
 
 
   Dhe Gjoshoja me një bejtë të shpejtë
 
 
   V  I  Z  I  T  O  R  I
 
Mergimtari  ” elegant “
U  mbush  në  ar  e  diamant
Ç’farë  nuk  ka,  merr  me  qera
Rugën  merr  me  krye në  hava
Fluturonte  e  mendonte
Si  kish   ardhur,  e  si  po  shkonte
Don  me  u  plasë  zemren  disave
Me  u  hy  n’ qejf  vajzave  e  grave
 
Nepër  Shkodër  turfullonte
Miza  e  pluhur  s’i  duronte
Si  një ” struc,”  i  nepte  qafës
Kryetin nalt  sipër ” Rozafës “
“Shterrë  me  lugë “,  Drinin  e  Bunën
Me  i  ra  në  tokë,  nuk  e  merr  hundën
Flet    Anglisht  nga `i çerek fjale
Kërkon  ” Extra “  ndër  lokale
Hapej,  mburrej  në çdo vënd
Pinte  ” Remy “e  shiste  mënd
 
Te   një qoshe,  mbi  një gur
Sheh  një  plak,  kojshi  dikur
” Hello..”,  kojshi  mirëse të gjeta
..Ja  kthen  plaku… Tungjatjeta,
Fol  i thotë,  je  plak  i  zgjuar
Si  të dukem,  kam  ndryshuar..?..
 
Shikon  plaku  “tatarukun “
Sipër gurit, shkundë çibukun
   ..Sipas  kesaj  ” Rradakes “  time
Për pesë vjet,  ke  shumë..  ndryshime…
  Ke  ndryshim,  në  këto  ” hallate “
Ke  kamera  e  aparate
Je  ngarkue  me  ” nakarate “
S’ke  ndryshuar  vese  e  ” Bidate “
 
 
Ke  unaza  e  bylyzykë
Ar,  gjerdanë,  vathë e gjyslykë
Prapë në  tru..  vazhdon  me  u  mykë…
Shkove  drrasë  e  erdhe  pykë
Në  Amerikë,  në  ma  të  largëtin  vënd
As  atje  nuk  gjete  mënd
Vetem  barkun ai vënd  ta  mbushi
Ke  shkuar  gjysëm, e vjen  askushi,
Tek Berisha… as tek Bushi…
  Kurrë nuk piqet,  k a r a b u s h i…!
 
 
 
Ka pas rrojtur njw poet
Qw mbante syze miopwsh
La Suedinw me salltanete
E muar armwt pwr Kosovw
 
Kur avitnin tanket swrbe
E predha villnin si djajtw
Kishte burra , more nipce
Qw u sulwshin me berihajt
Flakw i kallnin tanket swrbe
Me bomba e rrahje zwmre
   Hajdin Abazi
 
 
 
 
E pat nisur rezistencën
I pamposhtur, plot guxim
Dhe kur gëlonin titistët
Ky. .. Stërgjyshi Ibrahim
 
Heeeej, nipçe! N’ dymijenëntën
Kur erdh tre marsi, i shtatëdhjeti
S’pushuan gjith ditwn urimet
Sikur zogj… nga tër planeti
 
 
Ibrahim Egriu
 
Ja, se çfar shkruante Beqir Elshani , që nga Malmoe, dhjetë – dymbëdhjetë ditë para ditlindjes së militantit të vjetër:
 
Kam edhe një propozim: nëse dëshiron, mund ta nderosh edhe mikun tonë Ibrahim Egriu me ndonjë lirikë; besoj se ia njeh veprimtarinë e frytshme. Pikërisht më 3 mars 2009 i mbush 70 vjet trimi dibran -  IBRAHIM EGRIU.
Me dashuri nga Suedia e largët , Beqir Elshani
 
 
 
Në Skurup …qe një stërgjysh
Shtatselvi si Skënderbeu
Mes dëborës suedeze
Zemra e tij – dielli i Mesdheut
 
Veç së shoqes dhe fëmijëve
Një dashni ngacmonte plakun
E shkroi libwr…Pwr shkodranen
Heroinw – Marie Shllaku
 
Ibrahim Metaj
 
 
 
 
 
 
Ky burri rroi në Çikago
Dhe emrin e kish Ilir
Kur ulej “ne Panda”, s’ngrihej
Pa i tharw tridhjetë shishe birrë
 
Poezi për gjethe vjeshte
Si Iliri s’ shkroi kurrkush
Uuuu…Veç një plak ia pat shkuar
Që e kish emrin Lasgush
 
Ilir Borova
 
 
Kjo, more? …Si i bënte vjershaaaat
Ballakume  për merak!
Oficere më të bukur
Nuk kish shtypi ushtarak
 
Sapo vinte në atdhe
Luleblirë  mbushej Tirana
Cicërinin e zogjtë e thonin:
“Paska ardhur Iliriana!”
 
Iliriana Sulkuqi
 
 
Nga pak Shkodër gjithkah çonte
Ku çelë lulja e këndon bilbili
Herë në letër, herë “on line”
- Dorën n’xhep , zotni Kabili
 
Veç te “Shkodra” e ka pasë mëndjen
Kish   dy klube ashiqare
Internetsave iu qitte
Të tanve kafet pa pare
 
Kabil Bushati
 
 
Ky kingu?  Kolec Dashnia!
Kur donte – e bënte çorap
Njëqind burra në internet
Meazallah se e bënin zap
 
Njëqind vjeç shkoi në Parajsë
Libra plot, deri te gusha
Vjersha shkroi për pushkë e lule
Por, më të bukurat? Për femnusha…
                                     Kolec Traboini
 

KOLË SHKODRANI
GJEGJE ZAKE KAPEDANIT

Tungatjeta Riza Lahi
ty tu baftë dita njëmijë
kartpostale po të çoj
një  kangë te re me çifteli!
 
O Riza ,Ashiku i Shkodres
që m’i thur bejtet aq lehtë
si na  bane gazi botës
o pilot me biçikletë!

O Ashik që s’të dihet vorri
n’ Tarabosh a në Pezë matanë
Si po m’ qeshë, more? E të dhashë rako
tek Shallvaret në Tiranë.

Si harron, more Kaçatorr
se rakinë që të dhashë me meze
” Pije me shkrimtarë!” selam
e kam pasë prej Tezjes Leze

I mvren vetullat Nase Jani
si na e drodhi ky “shejtani”
muhaxhirë kudo ku vemi
raki “jude” nxjerr kazani.

Si e harrove zotnillëkun
mos me e sha mikun e gotës
pasha Qiell e pasha Dhè
miku të baka gazi Botës.

Ti po më flet për do femnusha
si të isha plak ashik
po harron se me të amla
shtyhet jeta, more mik.

Dhe shiko se jo çdo herë
thotë njeriu atë çka don
Ti po me thue se s’i ha pjeshkat
goja lang pikë – pikë të shkon.

Për t’u mbrojtë nga ndoj zerzele
m’a hedhë fjalën me tinëzi
sikur ti nuk shkruan për femna
por për burra namuzli.

Kot e ke, se me kësi rrenash
s’të shkon gjatë varka në mjegull
veç kur peshkatarët e Bunës
pjekin qefullin në tjegull.

E shikoj se të merzita
Deti – dallgët sa `i pallat
thua: mirë, pa ujë e drita
Por dhe Kola  s’më len rahat!


A ke ndi ndoj kangë për burra
veç hajdutë në kohë të zamanit
po at za të Isuf Myzyrit
për kumuritë e Elbasnit.

Femra është lezeti i botës
dëgjo Zake Kapedani!
Ndrysh? Ta hoqa me kartë t’kuqe
patenten e aeroplanit!

* * *

Tani hapi veshët mirë
ndigjo ti “Ashik” pa shkollë
këto vargje po ti shkruaj
sot bash ditën e Shën Kollit.

Kur une prisja një urim
për emrin që më ka vu baba
kurrë s’e prisja talljen tande
tue ma nxjerrë mu gjuhën mbrapa.

Jo me rrena e kaçarrena
gjoja ti nuk ja var femnës
se t’ kam pa në rini, kur shkoje
pas Aishes e pas Prenës.

O pilot me biçikletë
mirë t’u gjegja zotnisë tande?
Se n’kët botë s’ka zog shkodrani
që të âmlat nuk ja kande!…

KOLË SHKODRANI, 2008

 
 
 
Kyyyyy?…Është Koço Kapedani
Djalkë pe Korçe tamam
Rrallë e tek i ndjehej zani
Amaaaaa….kur ndjehej? BAM! BAM!
 
Verë, raki s’kursente hiç
Me merak e piqte hellin
Për taborrin me korçarë
Me në krye Agim Bacellin
Kostaq Duka
 
TVSH një ikonë ka patur
Topçe si hënë pas mesnate
Syullirja kur lexonte
Sikur  këndonte serenata
 
Njwzetegjashtw gra gjith botws
Grumbulloi njw herw “Gjysmbota”
Mes tyre, stërmbeskë e bukur
Ka qënë kjo…stërgjyshja jote
 
                                                                                          Kozeta Zavalani
 
 
Gjyshe Këzja kjo….mër lali
Zemërbardhë, si akullore
Inatosej veç kur bënin
Gabime gramatikore
 
Edhe vjersha shkruante bukur
Dhe për letërsi qe “zysh”
Qe xhymerte për paratë
Po të shkruaje keq, mo? Dysh!
  Kozeta Zylo
  
 
 
 
 
O trima, ky  katragjyshit
Ka pas  lindur në Kallmet
Venë e kish gjysmën e gjakut
Kurse gojën me sherbet
 
N’  Jacksonville bënte plazhë…
Pasi brodhi tër Greqinë
Bënte kryq e bismilah
Për venë të kuqe e për Shqipërinë
 
                       Lekë Gjoka
 

FRY O ERË E FRYMËZIMIT

$
0
0

Poezi

Nga: Vjollca  Tiku  Pasku

Vjollca  Tiku  Pasku

Vjollca Tiku Pasku

 

Fry o  erë e frymëzimit,
se dua të thith aromat e qiellit,
të pi kaltërsinë,
të lahem me ujin e dritës,
të fluturojë në damarët e ajërt,
ku lindin e udhëtojnë retë ngadalë.
Të ulem në sofrën e parajsës  ëmbël,
e zemra ime të formophet ëngjëll.
Nga krahët vezullues ëngjëllorë,
të shkul një pendë,
nga thitha e dhimbjes që regëtin,
të rjedhë gjak I njomë frymëzimi,
melëvozhgën e agut të bardhë,
të ngjyej pendën,
me gjuhë engjëjsh,
të ngushëlloj tokën  kur i qajnë yjet,
se njëri prej tyre u shua,
t’i jap kurajo hënës,
kur arin e limonit tësaj
e kanë ngrirë të zezat re.
Të gdhend alfabetin e mirësisë,
në plugun e zemrave njerëzore,
të kalit cilësitë e botës.
Ti jap besim ujvarës,që flokët nuk u rritën,
se dimri mban ujrat e ngrirë,
pranvera s’duket askund.
Të vijëzoj buzëqeshjet e grurit,
që buka e vakteve te jetë e ëmbël.
Fry e erë e frymëzimit,
diellin si portokalle do ta shtrydh,
me lëngun e tij të ngrohtë,
të shkrij ngricë e acar.
e pranvera t’i puth e lulëzuar.
Fry o erë, përkule trupin e pemëve,
ndilli dragonjtë  e zjarrt,
ti bien hapsirave pash me pash,
në fletët e shpatullave të qiellit,
të fryjnë historitë e kohrave,
në bërrylat e harkuara të tij ,
digjet vula e pakonjve,
larë me gjakun e heronjve.
Fry  o erë e frymëzimit,
jeho vallen e zanave në livadh ,
sa të pëlcasë gjiu I qelqtë I burimit ,
ngurosur brenda mes shkëbinjve në mal,
të rjedhë ujë I kulluar për udhëtarin.
Fry o erë e frymëzimit,
mbi skitë hyjnore të Krishtit mbi valë,
të thërras;
pini nektarin e ëmbël të besimit,
të kundërmojë dashuria ,
që gjysma lulet të çelin të plota,
petalet e dritës.
Fry o erë e frymëzimit,
në kombin e ëndrrave,
flamurI I  shpresës të përkëdhelë,
fytyrën e kësaj bote,
Muzgu  I ngrysur të mos  marri orët  e ditës,
e dielli të mbjellë dritë në zemrat njerëzore.
Fry o erë e frymëzimit,
përkund karficat e barit jeshil,
mbi supet e tij të brishtë sy fluturakë të smeraldë,
të fluturojnë duke u kapur krah më krahë.
Fry o erë …ti shkul nga trupi ,
çdo pend frymëzimit,në ditë e mia….
kur  sytë t’më mbyllen,
e goja t’më lidhet  me  shami toke,
thellë  në tokë, mbështjell me qefin  të lastartë,
në rrënjë të tij,
bari të më përkëdhel, e fërfërijë,
faleminderit nga zemra e gjelbërt,
që dikur shkruajte për mua me dashuri.

Cikël poetik nga Dhimitër Nica

$
0
0

NENA ME MUNGON

Syte e saj me lot
rrudhat permbi balle,
me rrudha dhe duart
dhe floket e bardhe.

Une vija nga larg
me priste me lot,
kam brenda shume mall
ndaj qaj e qesh tok!…

Hapeshin dhuratat
vajza zgjidhte firme,
nusja luante me takat
nena akoma me lot:
- mire se erdhe bir!…

Mbeta shtegetare
nje jete ne kurbet,
sot shoh lotet qelibare
qe rrjedhin
nga qielli mbi det…

PESHA NE ZEMER

Kam ne zemer diku thelle
nje mal te tere vetem me gure,
me ka kerrusur gjate e gjere
me ka rrudhur ne kocke e lekure.

Me kane plakur para kohe
me kane vrare dhe si femije,
syte i kam me shi prej llohe
zemren ndezur me thengjije…

Do marre hak me kete mal,
t’ua hedh mbi koke e mbi kurriz,
qofte te vdekur,qofte te gjalle,
jane shushunja mbi kerthize…

DETIN DO TA BEJ DHENDERR…

Do ta lidh detin me Vjosen ne jug
e si manar do ta mbaj per dore,
do ta bej te mire, mbase dhe te urte,
Drinin t’ia hedh shall, me bukuri Vlore…

Do ta bej dhenderr, Vjosen mbase nuse,
Drini mbi koke t’u nderroje kurorat,
do mbush tre valixhe,apo tre senduqe
mos ftohen nga shiu,ngricat e deborat.

Dhenderr shume i bukur ka per te dale,
nusja si sorkadhe nga vet natyra,
te jetojne me shekuj gjithnje te pandare
me diellin mbi koke le t’u qesh fytyra.

TY DHE HENEN DUA

Ti s’erdhe kete radhe,
si heren e pare kerkove ndjese,
te prita me mall,te prita me zjarr
dhe une prape prese, te prese…

Une e di.Ti perseri s’po vjen
dhe une si lejleke krahethyer,
qaj nen gemushe,shplodhem te nje peme
jetoj me gjakun prush,si lume i rrembyer…

Dikur ti me joshje me nje sirre te marre,
dikur ti me thoshje je zjarr, je shpirt,
tani eshte vone,nuk eshte si me pare,
aq sa nga shiu po kullojne catite.
Dhe hena pas reve fshihet e qorron
dhe si ti po ndjek te njejtin rit,
cdo lule me thote se ti nuk vonon
e bashke me henen do bini ne prite…

Une s’do t’ju fale,
ty dhe henen bashke do t’ju marre!…
Ti do me shuash keto vuajtje dhe zjarre,
henen medalion do ta var ne dritare.

PREJ QELQI

$
0
0

Nga ZEF MULAJ

Dr. ZEF MULAJ

Dr. ZEF MULAJ

Fytyrë si qelqi
Trupin si kolona
Cromatografis separarse
Në sintezat kimike
Precipiton koha.

Pin akullin dimëror
Në livadhet e ngrira
Në fije bari të mbetura
Çukisin zogjtë
Lulzimin veror.

Ëndrrat
Precipitojnë
Si në kolonat
Cromatografis separarse.

Sintezë mbijetese
Pikon… pikon pikon
Misteri në fytyrat e ftohta
Si qelqi.

Fillim shekulli……..

VETVETEN NDËRTO

$
0
0

Nga: Zyba Hysa, Shkrimtare

 

Shqiptar i Greqisë,
Shqiptar i Serbisë,
Shqiptar i Malit të Zi,
Shqiptar i Maqedonisë
Oi, oi, oiiiiiiiiiiiiiii…
I raftë zjarri kohës,
Tash dhe një shqiptar i ri:
Shqiptar i Kosovës!

Shkojmë dhe përtej:
Shqiptarët e Amerikës,
Shqiptarët e Evropës,
Shqiptarët e Azisë…
Shqiptar të gjithë botës,
Po, pse qenka kaq vështirë,
Të bëhemi bashkë,
Të thirremi,
Me emrin tonë të lashtë??
Po, pse dëshirën na e mohojnë,
Kur për vete të drejtat i kërkojnë??
Çfarë duan nga ne?
Punë?
Në gjithë botën, djersa shqiptare,
Pihet si verë e ne pimë vrerë!
Çfarë duan nga ne?
Mençuri?
Dritën shqiptare për sytë e tyre e kanë marrë,
E pse na quajnë “barbarë”…
Çfarë duan nga ne?
Gjak?
Jo, jo… aspak!
Një pikë gjak shqiptari,
Me fanatizëm do ta ruajmë,
Toka u ngop,
Hasmi vampir,
Piu sa deshi e na përqeshi…

Ka ardhur koha,
O botë hipokrite,
Që “ëmbël” na vodhe,
Që “ëmbël” na shove,
Që “ëmbël” na ndave,
Në gjithë botën na shpërndave…

Ka ardhur koha dhe koha nuk pret,
Dhe lutjet e Zotit, vranë Zotin vetë,
Tash është e qartë:
Askush s’na do…!
Shqiptar… zgjohu…
Vetveten ndërto!

NXITOJ E SHKOJ POETI (Fehmi Korçës)

$
0
0

Nga: Shaban Cakolli

1

Me ty poet
kaluam shumë  vjet
në të njejtin qytet
dhe hallet i kishim,njejt

E kujtoj
si,ne bijët e Dardanës
u rritëm si për  vrimë
të gjilpërës

ikëm nga bijët e Satanës
ik nga njëri,ik nga tjetri
bashkë në rrugë
kurbeti

Me ty patem
shumë çaste takimit
nëpër orë letrare,
metropoleve të mërgimit

Patëm lënë fjalë
të shihemi te porta
kot u përpoqa
Sa shpejt nxitove
O,Fehmi Korça!

Shpirti i yt
Atdhedashuri  veshur
nuk u trembej kohërave
kur kishte furtuna e breshër
Gjëthnjë ishe i buzëqeshur

Shkuarëjen tënde
aspak nuk e deshtëm
Po,çfarë të bëjmë?
Zoti kështu të dashti
Engjull të buzëqeshur

Po,si na ndau
Vdekja e pa besë
Spata kohë të falë
as lule,as shkresë
mbeta tue dënesë

Ti për kujtim
na i le  veprat
Dhëmbje ndjenë Korçajt,e Lecajt
Nga dhimbja u tundën dhe kreshtat

Në vargun tënd
u poqa,u dogja
sa shpejt nxitove
O,Fehmi Korça

Ke lënë shumë shkresa
pa i hedhur në dritë
na i le neve,dhe vëlla Ganiut
të i ngrisim në piramidë

Vargun të e bartim
te njëri,te tjetri
kurrë nuk harrohet
as nuk vdes poeti

Kurrë nuk harrohet
Vepra e Fehmiut
E një poeti
të lindur në Gmicë
prore  do mbetet
Ëmblemë e Shqiptarisë


Poezi nga Valentina Llapri

$
0
0
Valentina  Llapri

Valentina Llapri

 

Një ditë, një cast

 

Një ditë ,një cast, një kohë që vjen,

Moment I afërt, herë ikën , herë vjen,

Një cast I ngelur ndoshta pezull diku…

Një ditë një cast, aty edhe këtu..

 

 

Mes thirrjesh,

 

Mes thirrjesh të shpeshta , lëshuar në hapësirë,

Një dëshirë e ëmbël, një dëshirë e mirë ,

Që sa vjen e shtohet, hapet dhe thellohet,

Mes thirrjesh të ëmbëla ajo lumturohet.

 

 

Zogjtë.

 

Ciu-ciu-ciuuuuu, thërrasin cdo mëngjes,

Aty vijnë e ulen , unë lehtë I përshëndes,

Zogjt ë e mirësisë , zogjtë e bukurisë

T ë mencmit e gjithësisë , të bukurit e kaltërsisë..

 

Sa pak që kërkojnë!!, sa shumë që kuptojnë

Plote mirësi vec dhurojnë , ciu ciu- ciuuuuuu

Erdhën prapë këtu!!!oh sa bukuri oh sa ciltërsi

Erë mirësie , erë kaltërsie!!

 

 

Njeri  Robotike

Njeriu si një qënie e fryrë materialiste,

I joshur nga vlerat e pakuptimta dhe egoiste,

Orvatet nëpër orët e një kohe hipokrite,

e sipërfaqshme, – e hutuar dhe kaq e ftohtë e cinike..

 

Njeriu – kjo qënie që spo di më se ctë kërkojë!!,

cinizmi e mbyti , kaq thellë e mbuloi,

dhe fluturat e zeza mbi shpatulla e mbi kokë..

 

njeriu robotikë pa ndjenja mbi këtë Tokë.

 

 

 

 

Njeriu dhe tingulli.

 

 

Tingulli I njeriut , I harkuar si telat e nje dimensioni pafund,

Herë del dhe herë fle në një sfond që sgjendet kërrkund,

Hera herës shpehë, e shumë herë ai merr,

Nje tingull hapësinor, ai I ëmbëli përherë..

 

Që can e thyen cdo stratosferë,

 

 

 

Kembanat e heshtjes.

 

 

Gjithandej rituali I hidhur I këmbanave të një heshtjeje të thellë…

Me at petkun e padukshëm të një cikloni që është gati të shpërrthejë ,

Me at tingull të pagjindshëm, të një misteri kaq të kotë..

Këmbanat flokëzeza që po ndihen në këtë Tokë..

 

 

 

 

Moj natyre.

Më thuaj kujt I ke ngjarë qe je kaq mirësisht e mirë!!

Ti moj natyrë e pastër , ti moj natyrë e dëlirë,

Me ngjyrat e virgjëra , mbuluar plotë bardhësi!!,

Me pamjen magjike , të brishtë si flori,

 

Më thuaj moj natyrë , pse ti je kaq e ciltër,

Shpërndarë aromën tënde , në majat më të larta,

Dhe gjethet , dhe ujëvarat, dhe dita edhe nata ,

Mbushur plotë aroma, të ëmbëla e të pastërta…

 

Natyrë moj natyrë , e bukura natyrë ,

E pazëvendësueshmja kënaqësi e krijuar plotë mjeshtëri,

Harkuar gjithandej me më të ëmbëlën bukuri,

Fale aromën tënde , kudo në gjithësi…

 

 

 

 

 

E embel

 

E ëmbël,- e brishtë , e paqme dhe e thjeshtë,

Kështu është pranvera , si ai flladi I lehtë,

Me kaq shumë ngjyra , të bukura porsi flutura,

Me kaq zogj të qeshur , që u ndrinë fytyra.

 

Pranverë moj sa të dua, me ngjyrat pastërtore,

Brishtësia jote, flladi si akullore,

Era edhe ajri, shkrihen bëhen një,

Dhe ashtu plotë gaz, – del I bukuri zë.

 

 

 

Perhere.

 

 

Do marr pastërtinë e detit,

Në një ditë me shumë shkëlqim,

Do ta mbajë at , pastërti ,

Ta shtrengojë shumë fortë në gji,

 

Do ti futem thellesisë,

ëndrrës së bukur të kaltersisë,

do të ulem përulësishtë,

 

ja përherë mes miresisë…

Poezi nga Imer Raçi

$
0
0

Pa varr

 

I vdekur,

I gjallë,

Do kaloj shtatë qiejt,

atdheut do t’i hjeki mallë.

 

Zot,

qaje tokën,

lësho erën në qiell,

nxjere aromën e trupit tim,

le ta nuhasin,

le të më gjejnë,

dua varrin tim.

 

Po më kërkoni,

nënë e babë,

ju atdhetarë të mi,

edhe ti atdheu im,

nuk jam në qetësim,

dua në ëndërr të ju tregoj,

por, ku jam,

nuk kam shpjegim.

 

 

Pasqyra e Jetës

 

Në pasqyrën e jetës,

dua që njerëzit të duken si unë,

Në pasqyrën e jetës,

dua që njerëzit të flasin si unë,

Ne pasqyren e jetes,

dua që njerëzit të jenë besnik si unë.

 

Mos vallë,

pasqyra e jetës qenka thyer?

Apo, nuk ekziston,

vetëm vetën e kam genjyer?

 

Dua te jemi klonim,

tek njerëzit të kam besim,

të mos përjetoj zhgënjim,

të më përkrahin në gëzim,

të mos më anashkalojnë në dëshpërim.

 

 

 

Perfeksionimi i takon ZotitPerfeksionimi i takon Zotit,

gabimi njeriut,

qëllimi i gabimit djallit.

 

Asnjëherë nuk e pash djallin,

e kërkova në të gjitha anët e botës,

djall ku je,

athua,

ti nuk ekziston,.

 

Djall nëse ekziston,

shfaqu,

të jesh i dukshëm,

të largohemi nga ti,

të mos bëjm,

qëllim gabimi si ti.

 

I veshur,

me kostum të bukur,

e veshur,

me mendafsh të bukur,

a mos je njeri,

të lutem largohu,

nuk dua asgjë nga ti.

 

 

E kaluara le të përsëritet

 

Gjaku më është ndalur,

nuk kalon nëpër venat e mia,

zemra nuk rrahë,

goja mbeti pa fjal’,

po aty koha u ndal.

 

Këto gjëra kush mi ndaloj?

 

Thonë:

“E kaluara që harrohet përsëritet”

Dua ta harroj të kaluarën,

E kaluara le të përsëritet,

gjaku të qarkullon në venat e mia,

zemra të rrahë pa ndal,

koha të na fal.

 

 

E kaluara le të përsëritetGjaku më është ndalur,

nuk kalon nëpër venat e mia,

zemra nuk rrahë,

goja mbeti pa fjal’,

po aty koha u ndal.

 

Këto gjëra kush mi ndaloj?

 

Thonë:

“E kaluara që harrohet përsëritet”

Dua ta harroj të kaluarën,

E kaluara le të përsëritet,

gjaku të qarkullon në venat e mia,

zemra të rrahë pa ndal,

koha të na fal.

 

 

 

Autizmi

E mbylla vetën,
e mbylla edhe  fjalën e lirë,
vetën dhe fjalën,
i prangosa me zingjirë.
Autizmi,
qenka semundje ngjitëse,
nuk e trashigova,
por me fjalë të lira,
shumë u lëndova.

Fjalën e lirë,

e lidha me zingjirë,

mos kërkoni nga unë të flas,

nuk e bëj,

as për më të madhin shkas.

 

 

 

Gënjava

Gënjava,

u zhgënjeva.

Më thanë:

me thënë fjalë të kota,

duhet me iu vendos fusnota.

 

Viti nuk quhet më vit,

Viti po quhet Prill,

gënjeshtra ka çdo ditë,

gënjeshtra me fill.

 

 

 

Dachau

 

Vizitova një vend të ftohtë,

Jo të ftohtë nga bora,

madje as nga dimri,

ftohtesinë ia kishte dhënë dora e njeriut.

 

Sa ftohtë,

gjithçka rreth meje,

madje më rrënqethet trupi,

edhe po te shkrihej trupi im nga dielli,

nuk do e largonte të ftohtit nga trupi im.

 

Po ndjehem i ftohtë,

po ndjehem i ngrirë,

dora e njeriut e bëri,

e bëri vend të ftohtë,

vend i cili ngrin zemrat e njerëzve.

 

 

 

Stacioni i kohës

I vonuar,
duke pritur,

lëvizin turmat e njerezve,

sa jam mërzitur,

unë pres në stacionin e kohës,

e koha ka ikur.

 

Në kohë pa kohë,
po e pres kthimin e kohës,
e pres qe ajo të kthehet,

ti kem pran,

njerëzit që i pata,

shumë kohë më parë.Me thanë:
koha ka ikur,

ik,

kot je duke pritur.Sa të çmendur që jeni,

rahat më lini,
po pres në stacionin e kohës,
e di se koha do të kthehet,
përsëri do të filloj java me ditën e hënë,
përsëri do të filloj viti me muajin janar,
dhe përsëri stinët do të sillen në rrotacion.Më thane:
koha gjithmonë do të jetë e njejtë,

përsëri do të filloj java me ditën e hënë,
përsëri do të filloj viti me muajin janar,
dhe përsëri stinët do të sillen në rrotacion.

Por, ty koha të ka ikur,
ik nga stacioni i kohës,

ik,

kot je duke pritur.

 

 

Gjeneral

 

A – Arrita te fitoj cdo betej
G – Gjeneral e krenar,
I – Ideali im
M – Mbeshtetja e vendit tim.

Ç – çlirimtar e adhetar,
E – e mbroj atdheun tim,
K – krenohem me ju,
U – une e dua vendin tim.

AUTOPORTRETI I POETIT

$
0
0

Nga Luan Çipi

 

 

 

Kur më shihni të hutuar

Mos pandehni kam lajthitur,

E kam mendjen për të shkruar,

Kam vargje për të gatitur.

Përgjigje s’keni dëgjuar?

Pyetni sërish dhe njëherë!

Jo, or jo nuk jam shurdhuar,

Truri, po kërkon një vlerë.

 

Kur diçka unë belbëzoj

Mos thoni se kam shteruar,

Poezi, unë po krijoj

Bash për një aktor të shquar.

Kur me vete nis e qesh,

Mos pandehni u dalldisa,

Një horr, po e bëj përshesh,

Satirën për të, e nisa

Kur më shihni tek shpërthej,

Mos më ngatërroni me tjetër,

Perfeksionin s’po e ndjej,

Metaforën se kam gjetur.

Kur me zë të lart thërras

Aspak nuk jam tjetërsuar

Me muzën tentoj të flas,

Se më rri e zëmëruar.

Kur të dukem krejt i qetë,

Rri e dëgjomë një moment:

Kam qindisur një portret,

Skalita një monument.

 

Vlorë, më 15.08.2013

 

LAJMËTARËT

$
0
0

QAZIM SHEHU

 

Uturimë e borës shkriu,

Lëkurën e dimrit mbi gur,

Ngjyrat pranverës i fshinë,

Dridhjen qëkur.

 

Vijnë një nga një, tufa tufa,

Zogjtë e mallëngjyer,

Lulja, bari jeshil zhgënjen,

Borën e rrëmbyer.

 

Do vijë s`do vijë pranvera,

Zogjtë  nxitojnë ta thonë,

Si vajza që numëron fletë lulje,

Më dashuron, s`më dashuron…

 

Ndaj ulen poshtë ,ngjiten lart,

Njerëzit mos mashtruan,

Enkas pranvera hedh një hap,

Për lajmëtarët e  turpëruar…

 

HIMN

Kur ikën nata, zbardh agimi,

Ndjej forcën e një himni,

Një shtytje e fortë, pa bujë,

Më nis për rrugë.

 

Më kap një dalldi e madhe

Si të shkel në pragje ideale.

 

Kur kthehem në mbrëmje pa shkelur një prag,

Të nesërmen si i marrë do nis himnin për këtë shkak…

 

RROBA DITËSH

Me rroba ditësh ec e ec,

Si në sallon aristokrat

Të isha Verlen do ecja më shpejt,

Por jam një fshatar delikat.

 

Në rafte kujtese plot trill,

I stivos rrobat me kujdes,

Herë mbetem pa to fill,

Gollomesh, për dreq.

 

Tejzgjatja e fantazisë ,rrobat,

I çon gjer në cipë të qepës,

Prej nga rrodhën lotët

E lëngut të ditëve djegëse..

 

Dogjën ato rrobat që doja,

Dëshirat aristokrate pa kufi,

Nganjëherë duhet dhe loja,

Të veshë ditët me një petk  të ri…

 

SKEMA

A është jeta një skemë,

Nga një cep i saj në tjetrin vemë.

 

Gjenitë e kanë prishur,

Njerëzit e mesëm, mashtruesit,

Si një trekëndsh që var enigma,

E vunë tek katër rrugët.

 

SHIRA TË VJETËR

Shira të vjetër idilikë,

Shira të thinjura,

Derdhur çaj nga ibrikë,

Për zonja të nginjura.

 

Kur trokisni në pullaze,

Mbi çati dhe mbi rrugë,

Qiejt duke zbrazur,

Daulle në luftë.

 

Kur trokisni, sillni kaq përhumbje,

Kaq mall, dashuri të pritshme,

Ne s`na shkon mendja për tuat thinja,

As për vetëtimat që presin kërthizën,

 

Qiellit që lind mbi ne,

Gjithë zërat e tokës së butë,

Ne u falenderojmë se gjithë këto,

Në një sofër intime na i prutë…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poezi nga Valentina Llapri

$
0
0

Sekreti.

 

Sa më shumë ditë po kalojnë,

Sa më shumë ne po shikojmë..

Koha ngjarjet i shënon,

Historia hulumton..

 

Nëpër vite edhe shekuj,

Plotë ndryshime gjithsesi,

Sa besime sa sekrete…

Fshehur shfaqur porsi ti..

 

Një mëdyshje nëpër kohë,

Me ca veshje si mëndafshi,

Po zbërthehet dalëngadalë,

Me një pamje si kristali,

 

Është nuanca më e pastër,

Që po shfaqet nëpër kohë,

Merr e jep nëpër hapësirë,

Dhe pastaj bie në Tokë!.

 

Kjo nuancë kristalizohet,

Dhe shkëlqen kudo që shkel,

Është e pastër dhe e kthjellët,

Hijeshinë kudo seç mbjell.

 

Një sekret por kaq i thjeshtë,

Nëpër vite po zbulohet,

Është i bukur dhe i mençur,

Lum mor lum që po kuptohet..

 

Si një fije që jep jetë,

Si një jetë me plotë kuptim,

Ajo është kaq e vërtetë,

Ështe si flladi pambarim..

 

Emrin e ka “ Mirësi”

Ka lezet dhe bukuri,

Ka nuanca lumturie,

Hijeshi prej gjithësie..

 

Mjaftë ta shohësh e ta prekësh,

Të të hyjë pak thellë në shpirtë,

Dorë prej saj asnjiherë s,do të heqësh,

Të bën gaz e të bën dritë..

 

Është arsyeja mbi arsyen,

Që të bën të ndihesh flutur,

Është kristali me i çmuar,

Është një hoje e mjaltëzuar,

 

Është vete drita e njerëzimit,

Një dritare kaq e madhe,

Është burimi i frymëzimit,

Është një zemër kaq bujare..

 

Shumë besime gjithandej,

Që po hyjnë thellë e me thellë,

Si mëdyshje e paforcuar,

retorikë e përshpejtuar!!..

 

Fjalë ,- sa fjalë plotë pakuptim,

Dhe sa zhurmë nëpër hapësirë,

Ti syno veç “ Mirësinë”

Se atje ke lumturinë.

 

 

 

 

Fluturimi i diellit.

 

Dielli rreze-ëmbëli,

Lehtë na përkëdhel,

Fluturimi i tij,

Ngrohtësi na sjell,

 

Përherë është kaq i qeshur,

del dhe në furtunë,

i ngrohë të tërë njëlloj,

E fluturon largë shumë,

 

Dielli ky magjiku,

i bukuri dhe energjiku,

Fluturimin s,ndal,

Rreze vetem falë.

 

 

 

 

Ne femrat.

 

Ja ku jemi, sërish , ne,

Femrat , e një kohe

të mbarsur me kaq tym e rrëmujë,

Ja ku jemi , përballë e në mes tyre,

Jemi bërë si zjarri ,

jemi bërë si era me furtunë,

Jemi bërë … oh si qënkemi bërë,

përqark kësaj bote të tërë…

Bota me ne , në mes, anash nesh e saj

një dimension plotë faj,

Faj kohor, i mbushur me

ngjyra të skaduara e të veshura

Me një fustan të vjetëruar ,

në pamje të bukur, po po ta shohësh

Disa minuta më shumë , të bën të mendosh…

e ndoshta të lë edhe pa gjumë,

Ah!- ne femrat ,

qënkemi bërë!!- apo kështu paskëshim qënë!!,

Ne femrat e stolisura me një idiotësi të shtirur,

e një maskë trishtimi të nginjur,

Brenda petkave të një mashtrimi të lindur,

si një tym vullkani i një shpërrthimi të pagjindur!!!

 

 

 

 

 

Ngjyrat qiellore.

 

Ngjyrat qiellore, më të bukura, e më të mira,

Me flladin e pastër, të një bukurie pafund,

Me çiltërsinë e Diellit dhe hijeshinë e hënës,

Ushqimi më i mirë i pastër dhe jetë-dhënës…

 

 

 

 

 

Një stinë tjetër.

 

Një stinë tjetër e bukur,

Ngadalë po afron,

Fëmijët në shkollë ,

Ajo po i fton,

 

Vjeshta ka trokitur,

Lehtë e pa u ndier,

Gjethe-rëna pemët,

bien si përherë.

 

 

 

Universet.

 

Universet gjithandej…

Vallë! – kështu kanë qënë përherë??

Mbushur tinguj anembanë,

Plotë kumbime nga çdo anë!!

 

Drita, ngjyra , errësime,

Diejë të mençur ndër agime!!

Mjegullnajë në tym të thatë,

Shumë herë ditë , e plotë herë natë…

 

 

 

 

Zogu që donte pak ujë.

 

Mbi një degë aty pranë,

Zogu i vogël kish qëndruar,

Hidhte sytë vërdallë vërdallë,

Po çfarë donte ky zog vallë??

 

Ju afrova pak ngadalë,

Për çudi ai nuk iku,

Zog i vogël aty pranë,

Ish i vogël e i parritur,

 

Me të shpejte pa hezituar,

Pakëz uje i vura pranë,

Fluturoi zogu i gëzuar,

Piu ujë me vrapë me vrapë..

 

E me pas shumë i gëzuar,

Afër meje u afrua,

Me shikoi pak gjatë në sy,

Si për të me falenderuar.

 

 

 

SI DO TË ISH BOTA

$
0
0

KRISTAQ TURTULLI

 

pa ata: SI DO TË ISH BOTA..?
Sa shpesh vëlla këmbehen stolat prej kashte, në lëkure,

Eja të shkojmë të nxëmë prej idiotëve…
Mes tonë i kemi, janë me shumicë.

Të themi atë që ata nuk thonë.

 

Nuk janë vëllezër siamezë.

Përsëri shëmbëllejnë shumë.

Por duhet të mësojmë prej tyre.

Po të duam të jetojmë…
Ata nuk mund të meditojnë.
Por janë realisht komodë,
Vlerësojnë jetën e vërtetë mondane,
Pinë puro kubane,

Ngaqë nuk kanë se çfarë të thonë.

Por sa të mendojë i mençuri ata mbarojnë punë…
Vërtet vëlla duhet mësuar prej idioteve.
Mes tyre këmbejnë stolat prej kashte, në lëkure.

Ehu vëlla, ku janë ata,

Mbi trurin e lëmyshqë, flokët xhelatinë.

Lart e poshtë, e në hava.

Por nuk bëhet shaka me ta, aha..!
Naten të kryqëzojnë si Krishti.

Të vënë në kokë kurorë me gjemba.

Dhe diten të qajnë me lot krokodili.

 

Ata janë më të lumturit e botës,
Më të pafajshmit,
Më të dëliret,
Më të sharët,
Më trutharët,
Më të pafytyrët,

Më fajtorët,

Më vrastarët.

Por ata nuk qederosen kur i shajnë,
Nuk kanë zemberek në zemër të këputet.

Sepse të shkurdisur janë.

 

Por sa të mendojë i mençuri, ata mbarojnë punë…

Dhe flenë në dyshekë me pupla.

Të tjerët ikin nga sytë këmbët.

 

Hë vëlla, më thuaj pa ata:

si do të ishte bota?
Një supë pule, apo trahana.

Aha..aha…aha!

Kur s’ka të tjerë hanë bakllava…

JAM GUR I VENDIT TIM

$
0
0

Nga: DRITA LUSHI

1

                Kur fjala peshon më shume se guri

                      “JAM GUR I VENDIT TIM”

                     – Vëllim poetik i Miradije Gashit-

Kur një grua shkruan dhe ndihet,“Gur i vendit  tim“, natyrshëm të shtyn  kureshtja e dëshira, që të lexosh se ç’fshihet pas këtij titulli dhe libri.

E sigurisht, nuk ka si të mos  bëhesh pjesë e  gjendjes emocionale e poetike të autores, gjatë shfletimit dhe leximit të këtij vëllimi poetik.

Nuk ka si të mos ndihesh dhe ti, si vetëtimë apo si rrufé, kur ajo shkrepëtin  në këto vargje:

“Në vendim tim

jam gur e qëndresë

që thith nga qielli rrufé“

Poetja Miradije Gashi jeton larg vendit të saj Kosovës,së cilës  i dha nga ditët e veta e ajo e mëkoi me dashuri për trojet e tokën,e ndonëse  larg, kokën dhe vështrimin e ka përsëri nga Atdheu i të parëve, i burrave e patriotëve të vërtetë, e nuk mund të rrijë pa shkruar:

“Eh, ç’burra që qenë

dy zemra në gjoks, thonë – i patën,

një, si diellin, për atdhenë

tjetrën si zjarr në vatër!”

Autorja i qëndron besnike temës së Atdheut, e cila zë pjesën më të madhe të vëllimit poetik të saj.Kjo është e justifikuar duke qenë se ajo jeton karg tij, por edhe duke kaluar një kalvar vuajtjesh e peripecish në  kohën e pushtimit serb,të cilat e detyruan të emigronte.

E kështu natyrshëm, ajo derdh gjithë dashurinë e mirënjohjen për pishtarin e Flamurit shqiptar Ismail Qemalin kur thotë:

“Për Shqipëri, një jetë të tërë

që atdheu të frymojë i lirë,

ku nuk shkoi e ku s’u gjend

Plaku i Vlorës, zemërmirë!”

Shpesh poezitë e Miradijes,  të bëjnë të udhëtosh në kohë pas, së  bashku  me të, sepse ajo di të depërtoje bukur me vargun në fantazinë tonë, e vesh me ngjyra e ngrohtësi sa ne nuk mund te mos ndihemi komodë gjatë leximit të tyre.

“-Eh, po të isha bareshë,

ç’grigjë luleborash

do të kullotja shpateve, bjeshkëve

në vend të metaforave!?” 

Në udhëtimin imagjinar me poezitë  e saj, sheh me sytë e mendjes e shpirtit, personazhet e saj poetike, që janë Atdheu,nëna, fëmija, heroi që jep jetën  për liri e befas ndalesh nga një lot, kur lexon “Letër Nënës“

Më shumë se trill poetik,kjo poezi ështe lindje prej dejesh.

“Të dua nënë, të dua sa askënd tjetër

ndaj sonte dua të ta shkruaj letër

e të të them

sa herë loti për ty rrugën ma preu”.

Autorja, anashkalon  moralizimet, që e vrasin poezinë, sepse ajo e di se poezia ka nevojë për ajër e frymëmarrje ashtu si dhe njerëzit.

Ajo qëndis  mendimin metaforik, si ujë i rrjedhshëm dhe natyral, e kështu ajo  depërton pastër në ndjenjat tona.

“Sonte, mund tëvij,

Në krahët e një kënge apo vargu“,

-shkruan autorja duke bërë vargun e poezinë  zog, që fluturon e që e lidhin me  njeriun, sepse veç kështu shprehet e bukura dhe ajo që dëshiron.

Apo:

“qé ditë vjeshte,

dhe retë qanin në heshtje”

 

Poezia e saj, hap pas hapi, arrin të ngrejë një folezë brenda nesh.

Ato vërtet janë larg moralizimeve, por veç anës poetike janë përfundime e konkluzione të jetës e viteve të jetuara të autores, vite me punë, përpjekje e pse jo dhe të mundimëshme

Në to gjejmë ndjenjat e një gruaje me ndjeshmëri fine, që brishtësinë e ruajnë jo vetëm në fjalë por edhe në zem r.

“S’të them dot: më fal!

 se edhe pa fjalë

 flet zemra e zjarrtë”

ajo vazhdon:

“Si një frymë vjen

dhe jetës, jetës m’i sjell

si gjithherë“

Nga to ke ç‘mëson, e s’të mungojne çastet e meditimit dhe nxjerrja e mësimeve të vlefshme për jetën .

KA ÇASTE

 

Ka çaste kur të zezën e jetës

e bën të bukur

DASHURIA.

 

Ka çaste

kur zënkën djegëse

e përndrit

MIQËSIA.

 

Doemos që ka çaste

që firojnë si vesa,

kur jetën e bën të mrekullueshme

edhe HARRESA!

 

Ajo vërshon poetikisht si lumë, e derdhet në fjalë që peshojnë sa vetë Atdheu.

“Në jetën e atdheut

me ngjyra gjaku pikturuan lirinë”

Si grua dhe si poete, ajo është një siameze në poezinë e saj, sepse poetja dhe gruaja shkojne ngjitur e binjakëzuar përmes vargut e ndjenjës.

“ TI

Je uji,

jam etja.

 

Je drita,

jam syri.

 

Je rruga,

jam hapi.

 

Je shenjti im

Ti,

jam Unë, jotja,

më së paku“

 

Struktura e poezisë së Miradijes nuk komplikohet dhe rëndohet me fjalë të tepërta apo të kërkojë metafora e shprehje te lodhëshme.

Ajo ka varg e poezi të shkurtër, por me peshë te madhe ndjesore .

Ka poezi, ku një varg i vetëm,mund të mbajë  gjithë peshën poetike.

Në poezitë e saj, zënë vend dhe njerëz e heronj të njohur, emra të përveçëm që  i japin poezive të saj, një dimension të gjerë, të një njeriu që nuk sheh vetëm një drejtim, por të një gruaje të gjithanshme, me veprimtari të zgjeruar të interesave të saj jetësore dhe poetike.

Këtu do veçoja poezinë mbi Vëllezërit Gërvalla:

LOT, DHEMBJE, DRITË

(Vëllezërve Gërvalla)

 

 

1.

 

 

“Nëse për dhembjen

vetiu rrjedhin lotët

deti i lotëve

do t’i lagë brigjet e mendimit.

 

E në shirat e shpresës

bëhen ngjyrë pene

e shkrimi.

 

Për portretin tuaj

atdheu i gjithi atëherë

bëhet pëlhurë

ku derdheni ju

me pirgje drite“

Vitet e saj në emigrim, natyrisht që  janë gjurmë mes grisë e diejve me ngjyra (fëmijëve e familjes),e kanë lënë “hapa“ origjinalë në poezinë e saj.

MËRGIMTARËT

 

 

“Vijnë me shpresë

kthehen

presin

durojnë

jetojnë

vdesin.

 

Shpresa

vdes e fundit – thonë

dhe mërgojnë nga jeta“

 

Ky ështëvellimi i parë poetik i Miradije Gashit.

Një sprovë e kaluar me sukses,në pritje të provave më të mëdha.

@ Drita Lushi.

Shtator, 2013.

Shqipëri.


MBRETËRESHA E KËNGËS SHQIPTARE

$
0
0

Kushtuar Vaçe Zelës

Nga Luan Çipi

 

 

Kush dëgjoi s’u mrekullua

Nga “Bilbili i Myzeqesë”?

Dhe një herë ta shoh, e dua,

Pastaj… më lini të vdes!

 

Te kënga “Fëmija i parë”

Nis buçet zëri brilant,

Ish bekim nga Zoti marrë,

Shqiptarët patën fat.

 

Këngën “Djaloshi dhe shiu”,

Koha na i dha peshqesh,

Ngjitet në podium gjeniu,

Vaçe Zela, një hyjneshë!

 

“Gonxhe, në pemën e lirisë”

Dhe “Lemza”, “çmendën” miletin,

Dridhet “Valsi i Lumturisë”,

“Nënë moj, do pres gërshetin”.

 

Për çdo vit një festival

Shpalos këngë e melodi,

Kurorat të ndrisin ballë,

Ti, shkëlqen ndër yllësi.

 

Vijnë çmime e ndere radhë

Shqipëri, Kosovë, më lart…

“Nderi i Kombit”, “Mjeshtre e Madhe”

Edhe “Mikrofon i artë”.

 

”Disku i artë” në Amerikë,

“Legjendë kënge” në Shqipëri

Në Botë “Personalitet”, mike,

“Grua e vitit” në Angli.

.

Nuk kanë të prerë gërshetat,

Madhështore do të mbesë

Në filmat, disqet, kasetat:

Këngëtare mbretëreshë.

 

Vlorë, më 10.09.2013

 

 

Lavdi veprës së Kadri Manit-Një vit pa Kadriun!

$
0
0

Agim Gashi

1

Kadri Mani lindi më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët, Bashkia e Artanës.
Shkollën fillore, katër klasë i kreu në vendlindje, ndërsa prej klasës së pestë mësimet i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht në Prishtinë dhe Gjilan. Shkollën e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna, si arsimtar përcolli rikualifikimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, u diploma në Fakultetin Filologjik në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës më 2.7.2003.
Për Master, u regjistrua ne vitin shkollor 2005, ku edhe dorzoi temën: Neologjizmat në gjuhën shqipe dhe e kreu me shumë sukses.
Kadri Osmani-Mani, bashkë me vëllëzërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e armikut karüpatian. Kadriu nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti 17 vjet burg të rëndë.
Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkojë në Shqipëri, por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, “si kopsht me lule” që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite, punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicërane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e deshti dhe pas lufte u kthye në atdhe.

Ka të botura shumë libra e ndër to janë:

• NËNË TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR

• Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2)
• Romani: Nuset tona, më vonë edhe idramatizuar etj.
-Botonte Revistën „Shqipëria Etnike“

Më vjen keq që spo mundem ti dhë lamtumirën e fundit. E kisha mik shtëpie, mik zemre e mik besimi. Për shumë gjëra më pyeste dhe i dëgjonte mendimet deri në fund. Edhe unë e pyesja dhe nuk pritonte të më jepte shpjegime, mësime e këshilla. Më shumë e donte atdheun se sa vetveten e tij. Mbi 17 vjet burg për atdheun, i sëmurë edhe nga zemra dhe përsëri sulmohej nga ata që nuk ia duan të mirë as atdheut. Kadriu ka hy në analet e historisë së kombit me veprën e tij. Të kota ishin dhe do të jenë tentativat për të kundërten.

LAVDI VEPRES SE MR. KADRI MANIT!

Agim Gashi
Düren – 09-10-2012

________

Agim Gashi

Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
Në mars të vitit 2009 miku im Kadri Mani ma kishte shkruar një poezi.Pa përtesë ia ktheva me poezi.Ishte knaqësi për mua që Kadriu pas disa vitesh që nuk ishim parë, edhe pse komunikimet i kishim çdo ditë me letra ose telefon, më drejtohej me poezi.Ai dinte ta nderonte mikun!
Në shenjë kujtimi për Patriotin tonë Mr.Kadri Manin dëshiroj që ti ripublikoj këto vargje!

Kadri Mani

KUR KËNDON RAPSODI

Këndon Agim Gashi duke qesh,
E zemrat tona çohen peshë!

Këndon Agimi me afsh nga zemra,
Na i dridh ndjenjat nga tepja te thembra!

Qet me duar e deklamon,
Zemrat tona fort na i gëzon!

Një përulje në shenjë nderimi,
Ne galdojmë nga gëzimi!

Te përmendorja e Kryetarit,
Ia lëmon fijet e barit!

Të kanë sha bre Kryetar,
Do hajvanë e do gomarë!

Fijet e barit te koka ia lëmon,
Në këngët e veta e përjetëson!

Gjithmonë në zemra do të mbajmë,
Një pjesë të borxhit mbase ta lajmë!

Këndon Agimi nga hareja
Sëpari kombi e pastaj feja!

Sëpari lufta brenda shtëpisë
Pastaj kundër Serbisë-Greqisë!

T’i pastrojmë ndjenjat nga mëria
E na bashkohet Toplica e Çamëria!

E kush ndahet nga kopeja
E ha ujku e vrraftë rrufeja!

Përgjigje me këngë z. Kadri Manit

Agim Gashi

Mikut tim Kadri Manit

Më erdh një letër nga Prishtina
Këtë merzi gëzim ma bani,
Me pastërtinë e shqiptarit
Ma kishte shkruar Kadri Mani.

Miku im Ti Kadri Mani
Njëzet vjet në kazamate,
I kalove e s’u dorzove
Shqipërisë me i sjellë fate.

Të njoh mirë o miku im
Ta njoh zemrën, ta njof nderin,
Disa tipa prapë të shajnë
Për së gjalli me t´pru ferrin.

Sa mashtrohen dallkaukët
Vetëtradhëtohen pizivengët,
Kadri Mani është si rrapi
Din ta ruaj nderin dhe mendjen.

Të kanë sha shkijet në burgje
Po të shajnë sot rrugaçëria,
Mos ki dert o miku im
Me ta s’ka t´bëjë shqiptaria.

Janë kta tipa pis në shpirt
Pis në gojë e pis në zemër,
Qëndro kokëlartë o Kadri Mani
Kur të shajnë të rrisin n´emër.

Ma ke këndu këngën me shpirt
Ma dërgove në kurbet t´zi,
Se e din çka është mërzia
Më ke gëzue sikur fëmijë!

Çdo mëngjez pa ague dita
Zgjohem unë dhe puth flamurin,
Harta n´gjoks e Arbërisë
Ma shton jetën e ma ndrit nurin.

Shokë e miq unë i kujtoj
Që Arbërisë ia ngritën namin,
Një ndër ta je edhe Ti
Miku im o Kadri Mani.

T´përshëndes atje n´Prishtinë
Dhe ta jap një porosi,
Çoj dy lule mbi varr t´Rugovës
Atje lart në Velani.

Se pushon atje kombëtari
Që i dha jetë shqiptarisë,
Atje flladi ja përkthel ballin
Me puhizë të Dardanisë.

Dhe n´Prekaz me i çue dy lule
Lule t´kuqe all bozhur,
Gjaku i derdhun i Bacë Ademit
Në këtë jetë s´harrohet kurrë.

Dhe me dalë n´maje t´Gërmisë
Ma përqafo Nënën Shqipri,
Përqafimin jepjau zogjëve
Le t´ma binë në kurbet t´zi.

T´falemnderit miku im
Dhe të fala të çoj Ty,
Hudhe fjalën n´tokë të Arbërit
Të mos ketë më hasmëri.

Thuej kësaj toke si lulëkuqe
Bëni dasma e merrni nuse,
Dhe gëzoni vatrat tona
E mos çoni më n´varr kufoma.

Mos varrosni gra e burra
Mos ma humbni gjakun tim,
Mos i vrisni n´pusi njerëzit
E me u rritë fmija jetim.

Eshtë kjo plagë që na rëndon
Eshtë kjo plagë që peshë na çon,
Eshtë kjo plagë e ndytë sa s’ka
Kur po vriten vllau me vlla.

Këto fjalë ti çoj nga zemra
Dhe nga shpirti që s’ka qetësi,
Me t´pa mirë ty miku im
Dhe të bukurën shqiptari.

Düren, më 18 mars 2009

Me Bacën Kadri kam komunikuar shpesh. Kam shumë letra të cilat duhet nxjerrë por ja që edhe mua smundja po më mundon.

Ja letrat e fundit:

KADRI MANI
agim gashi 19.06.2012
An: Kadri

I dashur Baca Kadri,
Kam pas dëshirë të të vizitoj por nuk munda.
Neser kthehem në Gjermani duke të dëshiruar Ty dhe familjes sate shëndet e lumturi.
Me rrespekt Agimi!

agim gashi
Nächste E-Mail
Vorherige E-Mail
RE: Kadri Mani/Mesazh‏
agim gashi 11.06.2012
An: Kadri
Bild von agim gashi

Idashur Baca Kadri,

Unë spo kuptoj fare për çkabëhet fjalë. Gjendem në Lipjan dhe tani hyra pak e hasa kete leter të Juajen por spo kuptoj fare për çka bëhet fjalë. Unë me Bajrushin kam folë para disa ditësh në FB e jo më.
Të lutem ma shpjego se për çka është fjala!
Me rrespekt Agimi!

From: kadrimani@hotmail.com
To: sharkia_323@hotmail.com; bajramv2002@yahoo.com
Subject: Kadri Mani/Mesazh
Date: Mon, 11 Jun 2012 12:32:13 +0000

I dashur Agim Gashi, Rabitin nuk e kam këtu, është në Shëngjin… Vrapova te zotni Bajrush Morina, as ai nuk qëlloi aty! Nëse në ndërkohë është kthyer, unë po ia lë lidhjen: 049.877-722.- afër Shtëpisë së Sëndetit në KOdrën e Dieelit.

Kadri Mani´

KADRI MANI

agim gashi 19.06.2012
An: Kadri

I dashur Baca Kadri,
Kam pas dëshirë të të vizitoj por nuk munda.
Neser kthehem në Gjermani duke të dëshiruar Ty dhe familjes sate shëndet e lumturi.

Me rrespekt Agimi!

Mua nuk më mbeti tjeter pos tia këndoj këngë mikut tim Kadri Manit:

KËNGË PËR KADRI MANIN

Vjen një lajm e më trondit

Vjen një lajm gojën ma ngrin,

U  shkym ylli i Kosovës -

Kadri Mani në Prishtinë.

A e njeh ti Kosovë trime

Atë burrë t’urtë e guximtar,

Që për ty e shkriu jetën

Kadri Mani luftëtar.

Kot Serbia ndërton burgje

Kot të vjen pas policia,

Kadri Mani burrë mbi burra -

Zani yt asht vetë liria!

2

Kush po del ne ballë t’Kosovës

Kush po hyn në luftë i pari,

Nuk pret lutje nuk pret thirrje,

Kadri Mani – atdhetari.

Me këtë kangë të zemrës sime

Të kujtoj unë ty me mall,

Ku i ka trimat Kosova

Kadri Mani trim i rrallë.

Kot Serbia ndërton burgje

Kot të vjen pas policia,

Kadri Mani burrë mbi burra -

Zani yt asht vetë liria!

Raimonda Moisiu: “DHURATA MË E BUKUR E LULES SIME MË TË DASHUR”

$
0
0

Dielli e mimozat kurrë nuk kishin ndricuar më bukur se atë ditë……

(Meditim -Esse)

Nga Raimonda Moisiu

1

Sa i kam dashur mimozat! Tërë jetën time i kam dashur marrëzisht këto lule që i quajnë budallaqe. Budallaqe, sic është dashuria – budallaqe. Dashuria ngjan shumë – shumë me mimozat. Mimoza, hmmm, ja, lulja ime më e dashur, sapo del pak diell, veshë fustanin e verdhë të vajzërisë dhe del në bulevardin e pemëve, të cilat ngurrojnë të nxjerin gjethe dhe lule.
Edhe dashuria nuk do të dijë as për ofiqe, as për para, as për rracë, as për shtresë shoqërore, por vetëm për ca rrahje zemrë; sikurse mimoza ca rreze diellore.
A nuk u ngjajmë pra ne mimozave, kur biem në dashuri?
A nuk është aq e brishtë dashuria, sikurse brishtësia e mimozave?
O, sa herë jam dehur prej këtyre budallackave të bukura!

Furgoni i Korcës më zbriti atë ditë para kinema “Partizanit “dikur.Nuk e kisha ndjerë rrugën aspak.Në Pogradec, u ndala për pak. Nuk largohesha dot nga liqeni i kthejllët si syri i trishtuar i një djali të rënë në dashuri me mimozat.
Pranë meje ishte një mimozë. Kish celur e tëra , sikur ishte mbuluar me florinj. M’u dhimbsen shumë. Mua, sa herë që shkoj në atdhe, kam një dhimbje të patreguar për të gjithë. Një herë kam hequr byzylykun tim të florinjtë dhe ia kam vënë në dorë një vajzë jetime me flokë të verdhë si prej lulelimozash.
Ndjeva…dhe ktheva kokën. Një miku im po i afrohej ato caste vetmisë sime ; më thërriti me emër. Më bënë përshtypje shumë sytë e tij ndërsa nxori si një madem të shtrenjtë dicka nga canta. Ishte një roman që fliste për një vrasje. Oh, mua më dhurojnë një roman që flet për vrasje dhe, për më tepër,në ditën e dashurisë?
U ndava me autorin pogradecar Bardhyl Berberi; e dija se, kushedi se kur do të shiheshim sërish. Por, nga mënyra se si buzëqeshte ai me vete, ndërsa më shkruante dicka si kujtim, e kuptova mirë se po më dhuronte një cikëz nga zëmra e tij dhe nga ajo mimozë që ishte pranë . Nga ajo mimozë që rrinte mbi mua, si një tufë e bukur që dashuria i dhuronte liqenit të Pogradecit. Atij që, sikurse edhe kjo mimozë mbi mua, kushedi se sa psherëtima dashurie do të kenë dëgjuar dhe ruajtur fshehur.

Tërë rrugës lexova romanin, që po më tërhiqte shumë – “Vrasje në Shën Valentin”.
Lexoja romanin e fundit të mikut tim, dhe më dukej se, qark mikrobuzit që rendëte me furi, nuk ishin gryka malesh dhe peme gjysëm të cveshura, por liqen, ujra dhe mimoza…
Dhe…arritëm në Tiranë.
Ngado – mimoza.

Tirana kish hapur krahët e mimozave për të më pritur mua, dashnoren e përjetëshme të atyre, të harlisur si ato .
Sa herë shoh mimozat më sjell nostalgjinë e dashurisë së parë.Në një pemë të madhe e të madhërishme, mbushur plot me mimoza,nën rrezet e verdha dhe aromën e tyre, kam provuar puthjen e parë. Një tufë mimoza kisha për jastëk, kur provova misterin e dashurisë; kur shijova castet e të qënit princeshë.
Qëndra e Tiranës gumëzhinte nga njerëzit e shumtë që lëviznin, borijet e makinave, motorët uturitës të autobuzëve, frenat e tyre, edhe hingëllimën e ndonjë kali, që tërhiqte karrocën, packa se ishte qëndër qyteti.Nuk kisha më shumë se një javë që kisha ardhur në atdhe, dhe po endesha në bulevardet e kryeqytetit tim, për të shijuar gjithcka që shikoja e më rrethonte, atë të dashurën, të shtrenjtën, -Aromën e Mëmëdheut.
Mundohesha të hetoja gjithshka, se cfarë kish ndryshuar në një vit.
-Një tufë mimoza, teta, a dëshironi,-dëgjova një zë të butë fëminor nga pas kurrizit. Ktheva kokën e para meje qëndronte një djalë, jo më shumë se 12 vjec. Kishte dy tufa të bukura me mimoza në duar. Donte t’i shiste.

Zilja e celularit më shkëputi një moment…
-Sa e ke një tufë mimoza, shpirti i tetës?
E pyes kot dhe i jap kartmonedhën më të madhe shqiptare që kam me vete.
- Po nuk kam kusur, moj teta.
- Nuk ka gjë, moj zemër.
Po më shihte me sy të habitur që u gëzuan shumë menjëherë.
- Mbaje kusurin dhe bli cokollata dhe një libër a dy.

E puth në faqe djalin nga atdheu im dhe ai i fshin faqet që ia kam bërë me të kuq me mëngën e dorës.
- Po pse nuk ke shkuar në shkollë sot?
- Po , po teta, po sot e bëmë pushim, festuam “Neëborn Kosova,”-një vjetorin e Pavarësisë.
- Uuu, sa mirë…Sa miiirëëëë….Dale, ti më dhurove mimoza dhe unë do të të dhuroj një libër për Kosovën.

Kujtohem se në cantë kam edhe dy tre kopje nga vëllimi i mikut tim shqiptaro-amerikan,poeti Mëhill Velaj – “Lule që rritemi në gurë” – dhe e nxjerr. Kujtoj Mëhillin zemërbardhë këta caste si dhe “zilinë” e tij të trishtuar, kur i thashë se do të shkoj në atdhe, në Tiranë. E kam mik të vjetër Mëhillin dhe e di se do të kishte lënë gjysmën e jetës , sikur të provonte këto caste kaq të bukura në atdhe, sikurse unë … – me këto mimoza të bukura në duar, nën këtë qiell të pastër si sy, nën këtë diell të ngrohtë dhe më këtë bukurosh të vogël nga atdheu si dhe…oh…Heroin tonë Komëbtar në krye të sheshit që mban emrin e tij…
- Po unë nuk ta dhurova tufën e mimozave, moj teta, por ta shita…. E di…nesër…Nesër do të mbledh mimoza prapë…ateherë është dhuratë…Sa e mirë që qënke, moj teta!
- Mirë, mirë…Nesër teta nuk është këtu…ja të të lexoj një poezi nga ky libri për Kosovën.

Dhe nis e i lexoj në syprinën e pasme të librit të Mëhillit duke përfytyruar se sa do të gëzohej ai , kur të merrte vesh se librin e tij ia kisha dhuruar një fëmije që kish festuar në mes të Tiranës ditën Pavarësisë të Kosovës së tij:
Oh,jetoj unë i mjeri, mes ujrash Atlantikut,
fshehur derdh lot më njelmët se ujrat e Adritatikut.
Përjashta lozin, qeshin, më pret gruaja, fëmijë,
c’bëhet te shpirti i babit, asnjeri, s’mund ta dijë!
Askush nuk mund ta dijë, pse zgjohem natën unë,
sirenat e atdheut më thërresin në gjumë!
Moj Kosovë, në u kthefsha te ty dhe njëherë,
a do më njohë njeri, sikur Ago Ymerin?
Ago Ymer Ulqini kish në llërë dhëmbë nga një kalë,
unë i mjeri s’kam tjetër, vec këta lotë të valë….
Celulari sërish.

Bukuroshi i vogël i mimozave vazhdoi te lexonte dhe unë…
“Erdha Kozata!”
Po vinte, ja, atje, te,kafja e intelektualëve e thërresin,kafe “Europa”, Kozeta Zavalani, Gruaja e Botës për vitin 2007, mikesha ime e vjetër e motra korcare.
Më duhej të nxitoja.
Ja, pak metro më tej është “Europa”
Ja ku po qeshnin një gup poetësh të Tiranës, që të gjithë të njohur dhe aq të këndëshëm në vargjet e tyre.
Mua më magjeps gjithcka sa herë që vij në atdhe. Edhe poezitë e këtyre poetëve; edhe vetë ata. Ata që, ja po qeshin me të madhe dhe janë në krah të një mimoze e të një manjole.
Janë Xhevahir Spahiu , Faslli Haliti dhe Riza Lahi.
- Oh, kush na qënka, Raimonda,-shpërtheu, Xhevahiri
Që të tre poetët gëzohen për praninë time me mënyrat e tyre. Xhevahir Spahiu me këtë klithëm gjithë hare, Faslli Haliti me sytë e qeshur dhe përpirës, Riza Lahi me buzëqeshjen e mrekullueshme melankolike.
Pastaj të qeshura sërish. Kalimtarët vështrojnë nga ne ; nga hareja jonë zëlartë..
Ja po vjen dhe Kozeta e veshur bukur, ylli I dikurëshem televizionit shqiptar…
- Ju të dyja me siguri që jeni korcare….A nuk kanë dicka nga blirët e Korcës sytë e këtyre korcarkave, more Faslli?

Xhevahir Spahiu e di përgjigjen që më parë të pasionantit të përjetëshëm, Faslli Haliti, që na vështron në thellësirat e syve Kozetën e bukur dhe mua.
Riza Lahi shikon me dhëmbshuri nga rudhat në fytyrën ekspresive të Xhevahirit pa e hedhur fare vështrimin e tij melankolik mbi sytë tanë, nga janë ngulur rrezet e syve plot adhurim, të dy poetëve të tjerë.
Më pas hymë në brëndësi të kafe “Europa”, e të tjerë miq e kolegë erdhën, poetja rebele e dashurisë ,e talentuara, gazetarja Fatime Kulli, gazetari,Afrim Himaj, analisti,studiuesi dhe një nga ish-liderët kryesorë të UCK-së, Kolonel Dilaver Goxhaj, botuesi Mehmet Gëzhilli,etj. Ishte ngrohtë dhe bashkuam tavolinat jashtë kafenesë. Të përfshirë në biseda të ndryshme me filxhanët me salep, përpara, tufa e mimozave mbi tavolinë, i dhurova miqve të mij librin e sapo botuar, romanin “Pafajsia e Evës”, dhe librin me poezi “Lule që rritemi në gurë”, të poetit dhe kolegut tim nga Kosova , Mëhill Velaj, të shoqëruar me autografe sipas porosisë nga vetë autori. Xhevahiri e shfletoi për një moment vëllimin me poezi të Mëhillit, duke bërë një vlerësim maksimal për kopërtinën e librin në përgjithësi, lexoi këto vargje:

OTRANTOS…KANALIT TË VDEKJES

Me dritëzën e hënës, me qerpikë të lagur ,
me ëndërra parajse e shumë shpresa në gji,
vërsulen si shtriganë të detit skafet natën,
skafistë…dallgë…det… frikë e lemeri.
“Mbahuni fort do arrijmë gjallë, të gjithë,
gjer në Brindizi fryj moj erë e mallkuar!”,
ulërijnë skafistët …Nuk qajnë dot me zë,
nëna me fëmijë, cifte të fejuar.
Nuk është peshkaqen , as janë dallgët e egra
si të ishte duke ardhur vetë vdekja me flotilje
po vjen një anije si fantazma e Eva Braunit*,
anije që vret njerëz me një emër vajze – Sibilia.
O përbindësh, më të zi se peshkaqenët e detit,
përse s’ia ndërruat emrin më parë anijes suaj,
të qe mes jush Sibilia, pasha shpirtin e nënës,
me viktimat e Otrantos do kish dhënë jetën në ujë.
I qetë pret kapiteni ndërsa njerëz përpin deti,
përpiu dhe të fundmen britmë : “Ika nanë”
Sibilia …Sibilia…si ke forcë të kthehesh në breg,
dhe të ankorohesh e qetë në Parajsën italiane…??!!
*Eva Brauni-dashnorja e Hitlerit.

-Ja se cfarë bën magjia e tridhjetegjashtëshkronjave, magjia e gjuhës shqipe, që nuk të bën të gabosh në përcaktimin e fuqisë së ndjenjave poetike, mbi bazën e shkëlqimit të vecantë të shpërthimit të tyre.Një poet duhet ta ketë të vetin këtë shpërthim të jashtëzakonshëm,-sepse poeti që në vargjet që sapo lexova ,dashuron jetën, njerëzit atdheun, bën të vetat vuajtjet e të tjerëve , i derdh në poezi, në vargëzime e gurgullon poetikisht shpirti njerëzor e ndjenja kombëtare e pasuruar me krenari, për historinë, heronjtë , atdheun,Kosovën.Gëzuar një vjetorin e Pavarësisë!- e mbylli patriarku i poezisë, Xhevahir Spahiu komentin rreth librit të Mëhillit.
Heshtje.Të gjithë dëgjonim poetin.
xxx

Po vjen Driteroi,Driteroi me Sadijen- u dëgjua zëri i ëmbël ,i butë i Kozetës .
Drejt nesh po vinte ai i madhi, ai Patriarku i letrave shqipe, Patriarku Devolli! Në krah të mjeshtrit Sadija, e dashura e tij,besnike dhe fisnike tërë jetën. Thinjat që e kishin zbardhur “malin’ krejt, krekoseshin hijshëm në shtatin e dy bashkëshortëve.

U cuam në këmbë.Me zërin e tij baritoni karakteristik, fytyrën e qeshur, cigaren në mes gishtave, i mbajtur nga krahu,nga Sadija e tij, iu afrua tavolinës.
Si zuri vëndin e nderit apo të “dollibashit”, në tavolinë ngrihem dhe e përqafoj fort Driteroin tonë të madh.Iu hodha sytë lulemimozave.Ndrisnin më shumë atë moment.Iu marr erë përsëri.Sa fat më sollët!-iu thashë, e i putha.Sa fat më solle o bohemi i vogël i Tiranës sime me këtë tufë mimozash!Ma bëre ditën më të bukur të jetës!Biseda u ndez më e zjarrtë.Fotot të shumta bëmë së bashku të gjithë sa ishim në tavolinë.Janë kujtime të përjetëshme e të paharruara.
Më pas me Kozeta Zavalanin,”motrën time korcare”-shkuam te shtëpia e Patriarkut devolli.Një shtëpi e bukur, ku mbizotëronte antikiteti, lulet shumëngjyrëshe, pikturat e bukura ,plot kolor të larmishëm e ndjenjë,kombinim i përkryer i modernes në lashtësi me modernen e kohës së sotme.Libra pafund.
Frymëzim pafund!

Një pritje shumë e ngrohtë, miqësore, një bisedë si prindi me bijtë rreth shumë temave të ndryshme. Me gotat e rakisë së rrushit përpara, që Driteroi ynë e pëlqen shumë, trokisnim ato “Gëzuar”,e bisedonim shtruar. Aq shpirtërore u bë biseda sa Sadija u ndje si një mike e hershme me ne sikur njiheshim prej vitesh-vitesh e na tregoi disa intimitete të jetës së saj, me Driteroin.Ato ishin një mesazh i bukur për ne,si nëna,bashkëshorte intelektuale.Pyetjes time se:
- A ka pasur raste të jesh ngritur natën, kur nuk ke gjumë, e frymëzimin e castit ta hedhësh në letër?
- Po ,poezia është si tështima.Kur të vjen nuk e mban dot.Duhet të tështish.Poeti duhet të flerë më laps,letër e gomë poshtë jastëkut.
- Po një poezi mund ta bësh në disa variante?- e pyeta përsëri.
- Po poezia ka delikatesë. Është një konfiguracion i gjërë që mund ta bësh në disa versione.
Biseda vazhdoi, rreth arësimit në Shqipëri e Amerikë, rreth arësimimit të nipërve e mbesave dhe Driteroi yne i madh na tregonte me një dashuri të madhe për nipin e mbesën e tij, ashtu sic dinë dhëmbshur të tregojnë gjyshërit.
I dhurova Mjeshtërit romanin tim të parë “Pafajsia e Evës”, dhe vëllimin me poezi të poetit, Mëhill Velaj.
- Më ke dhuruar një dhuratë shumë të bukur sot në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, -do të më thoshte Driteroi, ndërsa shikonte librin e Mëhillit.Të lutem uroje poetin e Kosovës tonë të dashur ;Urime dhe Suksese!
Edhe këtu bëmë fotot me ciftin Agolli, në shtëpinë e tyre.
Dolëm nga shtëpija e Patriarkut të letërsisë shqipe, duke bëlbëzuar këngën e kompozuar nga artisti korcar i serenatave Nonda Kajno,e kënduar nga këngëtarja korcare Ermira Kola në 70 -t vjetorin e ditëlindjes :

70 VJET DRITERO

Për mbi supe plot bilbila,
qënka zbardhur mali krejt.
Jo me thinjë por trëndafila
70 zjarre udhës ndez.
Lisi i lartë kur puthi tokën,
Deti tej nuk bëri zhurmë,
Gjithë shqiponjat ulën kokën,
kur poeti ra në gjunjë.
Nder i Kombit ty të bëri,
Vëndi yt o Dritero,
70 faqe historie
Ti ke shkruar o për të.
O Devoll, Devoll i bukur,
Prite, prite djalin tënd
70 faqe historie,
Ti ke shkruar o për të
O Devoll i trimërisë,
Prite, prite djalin tënd,
70 lule trendafili,
Biri yt po ti dhuron.
Nder i Kombit ty të bëri
Vëndi yt o Dritero,
70 faqe historije,
Ti ke shkruar o për t.
O Devoll i Shqipërisë,
Prite, prite djalin tënd,
70 lule trendafili.
Biri yt po ti dhuron.

Ajo ditë ishte nga më të bukurat e jetës sime.Kisha takuar atë që kisha ëndërr dikur.Më pas me miken time,Kozeta festuam një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mes bashkëkombasve tanë, dhe me mikeshat e tjera, te sheshi,”Nënë Tereza”.
Delli e mimozat kurrë nuk kishin ndricuar aq bukur si atë ditë….

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA .

BURGU

$
0
0
Reshat Badallaj
Poezi
Kembë e duar me zinxhirë m’i lidhët

Violina këndonte dhimbjen

Plaku qau me telin e hollë të lahutës.

Ma vodhët lirinë hajnisht

Më plasët dheut pa dyshek e pa jorgan

Më therrët trupin me hanxhar e jatagan.

Më ndaluat t´i ledhatoja…

Flokët e mëndafsha të fëmijëve

Nënës i´a ngritë buzëqeshjen

E këputët një lule të bukur nga kopshti

Bilbili u bë memec

Dielli qau trishtimin

Hëna nga Jugu i dha forcën e shpresës!

Me yjet që po shndrisnin në errësirë

Lemeri mori dushmani

Klithma dhimbjesh dëgjoheshin nga thellësia e ferrit

E vramë përgjithmonë!

Si deti i trazuar gjëmoi nëna:

Kush të vrau o bir!?

Jo, se të pafuqishëm janë katilat

Ditë te bardhë s’kanë për të parë!

Ikën si qelbësirë per korba.

Ty nënë po të këndojë te varri

Se fituam faqebardhë!

Gjitnmon te varri do të vi

Dhe do këndojë për Lirinë…

Poezi nga Liridona Zeqiri

$
0
0

1

Liridona Zeqiri u lind në Lipjan, shkollen fillore  kreu në vendlindje, të mesmen në Ferizaj ndërsa fakultetin dhe Magjistraturen në Universitetin e Shkencave Politiken ë Perugia të Italisë. Aktualisht punon në Ambasaden e Republikes së Kosovës  në Berlin.

Me shkrime ka filluar të mirret  që nga fëmijëria. Ka botuar poezi dhe shkrime të ndryshme nëpër revista shkollore, si „Pioneri“, „Zog Mengjesi“ etj, pastaj është bashkautore e librit me poezi „Takim në Qytet“ botuar më  2006 në Ferizaj.

Poezitë e zgjedhura më poshtë, publikohen për herë të parë dhe i paraprijnë librit i cili së shpejti do të dal në duartë e lexuesit.

GARDIAN   MALLI

 

Rënkojë ngjyrë dhembjeje,

copëzohem si grafikë e rrudhosur,

ti humbesh pa mua….

Në qiell pikturojë gjurmet e tua,

në erresirë hipnotizoj fëtyren tënde,

nga malli sonte vdes për Ty…..

Lehtë,

shqyej çdo dëshirë të kallur në kalldremin piktoreskë,

qajë për kornizat e lumturisë të vjedhura nga askush,

ndërtoj murin e inatit me rërën e Saharasë,

një nëpërkë malli sonte do t´më plasë.

Si thikë metaforesh ky gardian malli,

mbyllë qelinë e durimit, gjuan shabllonet e dëshirës,

thyen kodet e imagjinatës përtej injorancës s´kam kufi,

ndoshta….

Në kabinetin e mallit do të takohemi,

Unë dhe Ti!

L.Z

 

TI

 

 

Shqyes panoramik i ëndrrës,

trup i balsamosur me sadizëm,

pishtar i pyllit me xhemba,

TI….

 

Garderobë e zgjebosur me ikona të mëkatit,

përplasesh në dyshemenë e harresës ,

për të thithur falje!

TI…

Që  vure portretin tim në maje piramide,

e erërat qeshnin me mua,

faraonët  m´shikonin tinzërishtë,

gjarpërinjtë  hedhnin valle.

Fantazmë  e kallur nga flaka e dashurisë,

të të falja sonte ,

sikur….

hija jote sureale

të vdiste mbi Mua.

 

L.Z

Dëshirë në Rërë

 

Sonte do të ik,

Ndoshta…

Do ta zë….

Dëshiren si perlë Kleopatre,

riskun e fatit si thembra e Akilit,

ëndrrën si pikturë Mikelangjeliste,

por e shoh….

është atje në fund,

si një oazë me gjemba,

si gjurmë këmbësh mbi rërën e Saharasë,

si dy dëshira të një fëmiu lypsar

Humbe, vallë ku mbete?

faraonët të vodhën para meje

apo rëra të përbiu sonte

Ik,

merre dhe hënën,

por të lutem vetëm sonte,

merri gjurmët  e mia….

                                                                      L.Z

 

Vjeshtë  në Berlin

Me shiun po lozja dëshirat e fundit,

se ballët e tërhequr zvarrë  po thithnin djersët e mallit,

ikona e melankolisë  kopjoi valët e Spres-së,

e une shkrieja trupin me zjarminë e akujtë .

Në gjethet e venitura shoh portretin e harruar,

në kalldrëmin e shkatërruar gërvish inicialet,

nuk germëzoj emër të zhdukur e kam që moti,

vallë  ku humben protagonistët e stines.

Këmbëzbathur shkelë në gjurmët e harruara,

në një xhungël kujtimesh ku fati merr emër,

të skalitur e gjejë dëshiren , ngasra e rrudhave të përbetuara,

në një qilim të kuq nuk mund të ecim ne të parët.

L.Z

 

 

… dhe vera heshti

Kur dielli u miqësua me shiun,

në çerpikë ndërtova rrjetë marimangeje,

mbrëmë Shekspiri qau për mua,

Klitemnestra më shtriu tepihun e kuq

Unë u bera nënë e birit të Otrantos

Dhe vera heshti……

Mbrëmjeve gëlltisja xhembat e kaktuseve të ëndrrave,

nga gjaku kodoja kodin e melankolisë së përjetëshme,

Sofokliu përjetësisht mallkoi Antigonen,

dielli përbiu rrezet e tija,

unë humba dryrin e kabinetit të mallit,

dhe vera heshti….

Sykaltërosh, ç´mëri të kishte qielli blu?!

kujtimi thurte  folenë me buzëqeshjën tënde,

psherëtima zvarritej në qoshet e dhembjes,

alkimia më grushtoi gjoksin, eliksiri nuk dha urdhër,

satanët më ftuan sonte,

dhe në rudhat e trëndafilave do gëlqeros

Epitafin tënd

Dhe vera Iku……

L.Z

Berlin,

18.10.2013

Viewing all 113 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>