TA SHPËTOJMË GJUHËN SHQIPE
Na vështirsojnë të shkruajmë pastër,
të kemi e të hedhim diçka në letër,
kur fjalët i vjedhin nga ngastra në ngastër,
kur fjalët i xhveshin,i rrjepin…
Mendoni po të kishin gojë fjalët,
sa ankesa e gjyqe do të kishim në ditë!
Do të ulnin kokën nga gjysmimet të parët,
do zhgënjeheshin e do kishin rën në pritë…
Ndaj askush s’ka e s’mund të ketë të drejtë,
që në emër të “modernes” si shkencë e re,
të shkatërroj sipas qejfit,me dhe pa të keq,
të hedh sipër shkronjave tym,mjegull e re…
Të ngjesh në fondin e saj të kristaltë,
fjalë e rrënjë turke,greke e sllave,
drejtshkrimin ta copëtoj e ta bëj të çaltë,
ta shpëtojmë gjuhën shqipe prej pastërmave…
Viti i Ri trokiti,lumturisht në derë,
me hapat e foshnjës,me emrin Noel*…
Zuri vend të ëmbël,në çdo qoshe e cep,
ndezi dritë e zemër,për të rinj e pleq…
Mirëmëngjes,atdhe!Sivjet ka mbarësi,
me doçka të njoma, mbriti Viti i Ri!
Sikur të kisha ca lekë,
njerëzit do t’i bëja më të lumtur,
do t’u shtoja qeshjen e këngët në festë
do të nxitoja,
për të arritur kohën e humbur…
Do të mbillja sa më shumë trendafila,
do t’i bëja rrugët të gjitha me asfalt,
do të rrisja sa më shumë pëllumba e bilbila
fëmijët e fanarëve,
do t’i çoja në shkollë për art…
Sikur të kisha ca më shumë para,
dhimbjet nëpër spitale do t’i bëja më të lehta,
kurbetllinjtë do t’i ktheja ca e nga ca,
të zbukurojnë atdheun
dhe nënat që u lodhën duke pritur te dera…
Njerëzit do t’i bëja më njerëz,
ta shikojnë të barabartë tjetrin në krahë,
poetët do shtonin peshën e fjalës,ngjyrën e perlës,
ëndrrat lebetuese,
do t’i përkisnin vetëm të shkuarës për punë e para…
Sikur të kisha ca lekë për të marrë,
njerëzit do t’i bëja edhe më të lumtur!
Nga bukuria dhe shpirti do çelnin behar,
ndërsa për vete,
mbase s’kanë të humbur,ca libra që presin në sirtar…
Sonte lërja erës flokët në dorë,
të vallëzoj me to e t’i bëj lule fushe!
Parfumin zgjidhe nga çaji mbi Tomorr,
trendelinat zgjidhi për medalion gushe.
Vishu sa më thjeshtë ti sonte për mua,
lër ca hire jashtë, t’më shtosh pakëz jetë!…
Unë do pi pa merak te krojet e tua,
pastaj do derdhem në ty, si Drini në det…
Si pyjet e Amazonës do çelësh pas shiut,
nuri yt do lëviz edhe të vdekurit në varr,
do shkrijë edhe Oqeani i Ngrirë i Veriut
pastaj do kemi lule, degë e lastarë…
Ata u kthyen nga lufta të mjerë,
disa edhe në këmbë s’qendronin dot,
disa u kthyen me krahë të prerë,
të tjerë në vend të këmbës kishin shkop…
Disa nëna e gra mbetën duke pritur
dhe pritja e tyre vazhdoi shumë gjatë,
nënat i gjetën djemtë te yjet e ndritur,
te yjet i gjetën burrat edhe gratë…
Vitet ndërrohen,ikin,
po ashtu si ditët,javët!
Ka njerëz që e ndërrojnë ritmin,
ngjyrat e qimet njëlloj si kafshët…
Dhëmbët kallkanikë të dimrit kërcënojnë
të futen në shpirtëra të tharë nga kriza,
si ujqit mbi dëborë të uritur lëvrojnë
të hyjnë në bark,në gjoks e kërthiza…
Çahen çatitë nga tymi e mangalli
tani në fillim të shekullit njëzet e një,
bota ka korent sa të hajë dreqi e djalli
por të varfërve ua presin pa zhurmë,pa zë…
Troket.Hyrë,hyrë e qeshur,
hyrë e çelur ti në zemrën time,
si pranvera me petale veshur
si rrezet që sjellin dritën në agime.
Ti vjen.Nga vjen është puna jote,
mua më pëlqen që vjen te unë!
Më vonë më trego se ç’hoqe
me ëndrrat që doje aq shumë…
Tani vetëm shplodhu!
Shplodhu pa e vrarë mendjen hiç,
kemi kohë për ëndrrën e lodhur
foleja po të pret lart mbi qerpik…
Në pranverë duke çelur lulet,
thinjat t’u kthyen ngadalë në petale.
Kurora jote e bardhë si nure,
në çdo qelizë kishte një dritare.
Kishte në rrënjë vitet e ashpra,
gjëmimet e krismat nga çdo anë,
rrugët e gjata, rrugët e lashta,
tutje në Qabe,ku gjete Qerbelanë…
Koka thinjoshe si margaritat në fusha,
ne prehërin tënd ne vishnim flatra,
balli i menduar me plasaritje e rrudha
na jepte urti, për udhët e largëta…
Nga lart vjen e zbret ky lumë
e poshtë në fushë kthehet në dritë.
S’e vret mendjen,sjellë rrëmujë,
por aty poshtë i harron fuqitë.
Gjer dje ky mal rrinte në gjumë,
banorë të vetëm kish’ egërsirat,
dora e njeriut e ndryshoi shumë
me punë e djersë po “pjellë” të mira!
Kur do njeriu bën mbrekullira
e zbut malin,lumin,detin…
Janë reale e jo çudira,
s’janë përralla me Hirushen e mbretin…
Vjosa puth tej e tej brigjet,
dielli puth herët majën e malit,
hëna puth yjet e pastaj fshihet…
Ti me magjinë tënde,
puth e ndez hiret e djalit!