Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Poezi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 113

UDHTIMI I LAPIDARËVE

$
0
0

Abdullah Prapashtica

 

ELEGJI
 UDHTIMI I LAPIDARËVE
Pas kësaj kënge
 “…do të kthehem në Prishtinë…”
e do të ngjitem  në Prapashticë,
 aty te gurët e konakut të mbështes kryet,
e ta bëj me një sy gjumë
 e me tjetrin sy me pushkë të kthyer kufiri me  Serbi,
në frëngjinë e mixhës Lilë do të rri…
që  rahat te flini, ju brezat e ri!
Nëse rrugës mbes,  unë nuk vdes
 pa e pa hirin tim kah e shpërndan stuhia
 në Lugjet e Mëdha , te Lugu i Arushës
 e deri në majën e Kodrës se Dhelprës e të  Ujkut të Gomuarit,
 ku ujtë e shiut në dysh ndahet
 në drejtim t´ Prishtinës dhe në drejtim t` Vrajës.
 Nëse e ndjeni ndonjëherë ndonjë krismë pushke
 dine se ka lind ndonjë çun a çupë,
 ose një nuse për herë të pare nënë u bë,
 ose se është fejua ndonjë vashe a djalë,
 ose se një mike i mirë për dark ka ardhë,
 ose se armikut plumbi iu  mbështet në ballë
 nga ndonjë Alban  a Ismet Asllan –Luan,
 në Prapashticën legjendare te oxhaku i plakut!
E unë e dëgjova  një ditë
denjesejn e Shqipes  te Porta e Republikës
 edhe pse  vet nuk isha aty në Kasollen prej Gurit
 ku qante sofra e mbështetur për muri
 për njerëzit e vet që kishte vite që nuk i kishte parë,
 për së gjalli të ndarë!
 Një mik me pat than dikur në Stamboll
 se në Kuran po shkruan
“…se një ditë ka me ardh dita
 kur edhe të vdekurit kanë me marr rrugën për në vatan…”!
 Atë kohe vet e mbërrina,
 se i pash prind e mi të vdekur duke udhëtua
nga Gjermania  për në Prishtinë.
Dhe pas tyre erdhën  edhe gurtë e varreve të tyre
 dhe u ulen për gjithmonë në rrugën e lapidarëve!
 Në Damask, njëherë,  më tha Abdyl Latif Arrnauti
 se “…do të kthehem në Atdhe ku kam le…”,
 por se di se a mbërriti më puthe tokën vet në Mëmëdhe!
 Një herë në Stokoholm kur me zbardhi dita
 nga qelia e burgut një zog e pash e thash me vete
“…se po më duket se diku e kam pa…,
ndoshta nga dritarja e burgut në Ankara
 e ai shkoi për hava…pa bë za!
Ka mbi tridhjetë vjet që trupi im bredhë nëpër botën e madhe
 poshtë e përpjetë nëpër jetën e vazhduar nga një tjetër jetë,
ndërsa shpirti im qëndron i pa lëvizshëm në Atdhe,
  pran varrezave të luftëtarëve të lirisë
që në lapidar kanë  vetëm vitin e lindjes
 dhe qe janë shpirti i gjallë i këtij populli të vrarë
nga  bishat sllave e greke dhe nga miqtë e tyre hileqar!
Dhe mendoj që miqtë e mi ti ngushëlloj e ti gëzoi
Se jo të tanëve gjaku ujë ju bë,
Se duhet ta din se lufta për liri jeton,
se Lidhja e Prizrenit është gjallë
dhe se asaj po i prijnë Abdyli e Mici i ri 20 vjeçar!
Dhe se armiqve të mi,
atje tekut atë …. kudër që i ka pjell,
ua qafsha me hu gardhi,
se në rrugën për lirin e popullit tim,
jo ata, por as vdekja nuk ka fuqi të me ndal …!
Sepse jeta pa liri nuk ka kuptim,
e nëse para kohës vdes,
amanet tokën  o trim, biri im!

Viewing all articles
Browse latest Browse all 113

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>