POEMA POLITIKE 2013
Dionis Xhafa
Kryehajdut me bllok në dorë
Shkaktar për katër vrasje,
Më datë 1 prill heq dorë
Ilir Meta nga qeveri e hajnshme.
Ilir Meta dhe Edi Rama
Dy të majtë, armiq dhe miq,
U bënë bashkë, i bashkoi nata
Thyejnë Berishën përfundimisht
Më njëzetë e gjashtë qershor
Ditë e zezë për Berishën,
Në fjalën e tij do të lotojë
Dhe jep edhe “dorëheqjen”.
Në krye të shtetit tonë
Pas betejash politike,
Edi Rama hyp në fron
Në një shtet në përpëlitje.
Për së pari herë në jetë
Shoh shqiptarë të ngrihen tok’
“Armët kimike nuk i duam
Që Assadi të na helmojë”
Klasa jonë politike
Na la neve edhe një peng,
Një status kandidat ndër vite
Kaq të vështirë për ta vjelë
Kosova, zemra jonë
Po mban zgjedhjet e saj lokale,
Ata që në zgjedhje po luftojnë
Këtij populli i kanë sjell veç gajle.
Politikan i opozitës
Që kundër doli ndaj Berishës,
Për në Krrabë teksa ngjitej
Sokol Olldashi do të gremisej.
Isë Mustafa i Prishtinës
Kryebashkiak prej vitesh,
Nga posti do të zbritësh
Por me fjalë falenderimesh.
Njëzetë e një janari,
Më e zeza ditë për lirinë,
Vriten njerëz si zagari
Duke harruar drejtësinë
Në Vlorë vriten tre plazhistë
Në një ditë plot me diell,
Taksirat i qeverisë
E nis punën kaq të nxirë.
Nacionalizëm-komunizmi
Duket se ende nuk është shuar,
Car Dushani, kult nacionalizmi
Mu në Shkup është lartësuar.
Një vit “Rilindje” për shqiptarët
Edi Rama kryeministër,
Korrupsion që na çoi zvarrë
Shpresojmë kapak do ti vihet.